LIVE UPDATES
Politike

“Zgjedhorja”/ Bardhi: Kemi dhënë mekanizimin për të bashkëpunuar, s’ka pse vendos Kuvendi monist për rregullat e loj

24 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Bardhi: Kemi dhënë mekanizimin për

Tiranë- Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore. Dy pikat e para që janë diskutuar sot kanë qenë në lidhje me financimin e partive dhe çështjet e administrimit të procesit zgjedhor. Opozita ka vendosur që grupet e punës të jenë tre dhe që të drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Pas mbledhjes Gazmend Bardhi ka deklaruar se nga PD-ja është propozuar një mekanizëm për të pasur bashkëpunim me mazhorancën, por sipas tij kjo e fundit heziton.

Ai theksoi se për Reformën Zgjedhore duhet të vendosin rregullat partitë që marrin në zgjedhje dhe jo sipas tij kuvendi monist.

“Ashtu siç kemi bërë të ditur, kur Reforma Zgjedhore u bë gjithëpërfshirëse pas edhe rekomandimit të Bundestagut, opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e vetë. Madje kemi dhënë edhe një mekanizëm për të pasur bashkëpunim më palën tjetër. Reforma Zgjedhore është për caktim e rregullave të lojës të partive politike  që marrin në zgjedhje. Në zgjedhje marrin pjesë partitë politike, ato që përcaktojnë rregullat e lojës. Opozita ka qenë tërësisht e angazhuar për të dhënë kontribut të përbashkët, por kuvendi monist vazhdon punën në kuadër të një të tëre. Pra është përcaktuar edhe axhenda.  Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar me ta. Duhet të ishte maxhoranca që t’i shkrinte dorën opozitës. Ne kërkojmë  një reformë zgjedhore ku janë të pranishme të gjitha partitë politike. Kemi të njëjtin propozim që ne kemi bërë. Është detyrë e qeverisë që të bënte pjesë e këtij procesi opozitën, opozita e bashkuar është në rolin  e vetë.  Edi Rama është njeriu i vetëm që pengon Reformën Zgjedhore. “, u shpreh Gazmend Bardhi.

Produkti i opozitës së re pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh dhe mësohet se do i dërgohet OSBE-së për t’ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Tre grupet e punës së opozitës për Reformën Zgjedhore
Grupi i oponencës; Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho

Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi; Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.

Grupi i vullnetit politik: Oerd Bylykbashi

Një ditë më parë u zbardh drafti i  PS-së për Reformën Zgjedhore (Kliko këtu për të parë dokumetin e plotë). Në këtë draft prej 12 faqesh, mungonte një nga pikat kryesore që kërkon OSBE-ja, depolitizimi i administratës zgjedhore.

PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi reforma zgjedhore gazmend bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës