Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zgjedhjet për krytetar të PD-së, shpallen rezultatet e fituesve të 6 degëve
18 Prill 2022, 19:32Nga DOSJA
TIRABË- Zgjedhjet për kryetar në 6 degët e Partisë Demokratike në vend kanë përfunduar. Me anë të një njoftimi PD-ja ka njoftuar se procesi ka vazhduar deri më tani, për shkak të numërit të lartë të votuesve në Berat dhe në degën numër 5 në Tiranë.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 6 degë të PD. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:
1. Dega Berat: Morën pjesë në garë 4 kandidatë. Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave
2. Dega Librazhd: Morën pjesë në garë 3 kandidatë. Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53 të votave
3. Dega Prrenjas: Morën pjesë në garë 2 kandidatë. Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave
4. Dega 1 Tiranë: Morën pjesë në garë 2 kandidatë. Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave
5. Dega 5 Tiranë: Morën pjesë në garë 5 kandidatë. Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave
6. Dega 8 Tiranë: Morën pjesë në garë 2 kandidatë. Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
BERAT- Shyqyri Dura është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike në Berat. Mësohet se nga zgjedhjet e sotme, Dura ka marrë 290 vota, mbi 100 vota më shumë se sa 3 ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nuk e konsideron Op...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur deputetëve që kërkuan anulimin e Kuvendit të paralajmëruar nga Rithemelimi. I ftuar në &Cced...
DURRËS- Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike në Durrës do të zhvillohen të shtunën e datës 23 prill. Mësohet se gara do të zhvillohet në Pallatin e...
TIRANË- Në një lidhje direkte me emisionin Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, deputeti Edi Paloka ka folur për zgjedhjet brenda PD dhe platformën e Alibea...
LIBRAZHD- Ilirjan Alliu është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Librazhd. Mësohet se gjatë zgjedhjeve të sotme, Alliu ka marrë 248 vota.Ndërkoh...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, ku ka deklaruar se i janë depozituar dietat mujore....