6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Demokrati, Ibsen Elezi, kërkon që të ndalen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, ai jep 5 arsye që sipas tij duhet të ndalojnë këtë proces. Elezi mendon se gara është pa primare dhe e zhvilluar në kundërshtim me vendimet e Kuvendit të datës 11 Dhejtor. Ai thotë se gara 15 ditore për të realizuar takime në 80 degë është e shkurtër. Elezi shton se Kuvendi i 11 Dhjetorit e ka vendosur që listat duhet të saktësohen nga seksionet dhe degët, veprim ky që sipas tij nuk është kryer. Një pikë tjetër e tij, thotë se Berisha po sillet sikur të jetë kryetar i PD ndërkohë që është akoma anëtar i këshillit. Po ashtu, Elezi kërkon shkarkimin e komisionit me kryetare Albana Vokshin, pasi thotë se është shembull i zi i manipulimit të votave.
SHKRIMI I ELEZIT:
Keshillit Kombetar te sapozgjedhur! Duke qene se tashme eshte i vetmi organ legjitim i dale, mbledhja e tij dhe ndalimi i procesit te zgjedhjes se kryetarit te PDSH eshte imediate. Pse: Se pari eshte shpallur nje gare pa primare ne kundershtim me vendimet se kuvendit te dates 11 dhjetor. Se dyti gara 15 ditore per te realizuar takime ne rreth 80 dege eshte shume e shkurter. Se treti kuvendi i 11 dhjetorit vendosi qe listat duhet te saktesohen nga seksionet dhe deget gje e cila nuk eshte realizuar akoma qe prej 4 muajsh, dhe ky proces nuk mund te realizohet me listat e Lulit si ne 13 qershor 2021. Se katerti Z.Berisha po vazhdon te flas dhe te jap konferenca shtypi si te jete defakto kryetar i PDSH, nderkohe qe ai akoma eshte nje nga 250 anetaret e keshillit, kjo sjellje kompromenton gjithe procesin zgjedhor pas 11 dhjetorit. Se pesti duhet shkarkuar komisioni me kryetare Alban Vokshin, nje shembull i zi i mapiulimit te votave ne disa procese zgjedhore dhe te zgjidhet nje komision me njerez me integritet te provuar. Te gjitha keto veprime qe jane ne shkelje te plote te vendimeve te Kuvendit te 11 dhjetorit po çojne ne menyre te qellimshme drejt shkaterrimit te plote te PD, gje te cilen e kam paralajmeruar qe shume kohe. Nese keshilli kombetar i sapozgjedhur nuk reagon ndaj kesaj situate te cenimit te rregullave baze te demokracise, s’ben asgje tjeter veçse verteton akuzat se jane njerez te emeruar si shperblim per servilizmit te ofruar. Pas ndalimit te revanshit antidemokratik te Lulit ka ardhur koha qe demokratet te ndalin revanshin antidemokratik te Berishes. Ju kujtoj se revanshe te tilla i sherbejne shkaterrimit te PD dhe mbajtjes ne pushtet te sistemit ologarko-mafioz te Rames.
Procesi i hapjes së kandidaturave në PD ka nisur. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka bërë të ditur afatin e paraqitjes së kandidaturave për Kryetar. Deri në 7 maj, në orën 12:00, të gjithë ata që do garojnë duhet që të plotësojnë këto kushte: Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim; Curriculum Vitae; Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.
Deri më tani, vetëm ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar pjesëmarrjen në garë, por ende nuk e ka zyrtarizuar. Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë emër tjetër që ka folur hapur për ambicjen për të garuar kundër Berishës. Ndërkohë që PD, që prej largimit të Bashës ka mbetur pa kryetar dhe është përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, fillimisht si kryetar i komanduar dhe më pas si kryetar grupi. Por pas, Kuvendit të PD, ai nuk e mban më as postin e fundit.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Paraditen e 16 prillit, Dhimitër Stefa dhe fqinjët e tij u mblodhën të shqetësuar në shkallët e pallatit të tyre në afërsi të stadiumit të Du...
TIRANË– Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion me këngën “Sekret”, ka treguar detaje nga prapaskenat, teksa na ...
TIRANË– E enjtja shoqërohet me rritje temperaturash. Sipas MeteoAlb: Pjesa e më madhe e vendit tonë do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme...
KAVAJË– Ilvi Meta, 31 vjeç, banues në Kavajë i ka dhënë fund jetës së tij në komisariatin e Policisë së Kavajës, vetëm një orë e gjysmë pasi u...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enklejd Alibeaj ka informuar kolegët e tij në lidhje me gjithçka që ndodhi në mbledhjen e zhvilluar sot...
TIRANË– Fillimisht aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për kryerjen e informacionit me publikun dhe më pas bën aplikimin në QKB, për marrje...
SARANDË– Dy turiste gjermane kanë përjetuar një aventurë me penalon në ujërat shqiptare e ato greke. Në orën 12:00, dy vajza me origjinë nga Gjermani...
KAVAJË– Në fytin e 31-vjeçarit Ilvi Meta jën gjetur shenja të prerash, por ekspertiza nuk ka treguar ende nëse janë shenja të vetvarjes të shk...
TIRANË- Për ekspertët aktiviteti i guroreve është njëri ndër më shkatërruesit për mjedisin duke e bërë shumë të vështirë rehabilitimin.“Në 30 vite këtu ësh...
KAVAJË– Babai i Ilvi Metës, të riut që u gjet i vdekur brenda qelisë së paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Kavajës nuk beson se i biri ka vr...