E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero.
Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian përsërisin qëndrimin se “i takon popullit të Kosovës të zgjedhë lidershipin e vet” dhe se BE-ja do të punojë me institucionet e Kosovës në secilin aspekt, si në dialogun me Serbinë ashtu edhe në agjendën e reformave.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 6 janar shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Gjykata ka gjetur se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Shkak për këtë u bë vota e Etem Arifit, ndaj të cilit në kohën e votimit të qeverisë, më 3 qershor, kishte pasur një vendim të formës së prerë, për dënim prej një vit e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-FBI-ja ka bërë thirrje për ndihmë në identifikimin e njerëzve që sulmuan ndërtesën Capitol në protestën e ditës së djeshme. Mediat e huaja, bëjnë me dije s...
KINË– Kina ka raportuar 63 raste COVID-19 – numri më i lartë ditor në më shumë se pesë muaj – ndërsa infeksionet rriten mes një shpërthim...
KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuti ka reaguar në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mba...
SHBA– Trazirat e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në ‘ushqim’ për të gjithë kritikët dhe rivalët e supërfuqisë botërore. Rrjet...
BOTË-Vaksina anti-Covid Moderna mund të sigurojë mbrojtje deri në dy vjet. Lajmi është dhënë nga Shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bacncel, i cili ka dek...
KINË- Rastet e larta të infektimit me Covid-19 janë kthyer sërish në Kinë. Qyteti i Shijiazhuang-ut, në provincën e Hubeit me 11 milionë banorë, ka hyrë në...
IRAK– Një urdhër arresti është lëshuar të Enjten për Presidentin në largim Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe udhëheqësi...
GJENEVË– Vendet evropiane që po përdorin vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19 duhet të jenë fleksibël në kohën ndërmjet dozave të para dhe të dyta, tha të Enj...
JAPONI– Qyteti pritës i lojrave olimpike është vënë nën kufizimet më të ashpra të qeverisë Japoneze për herë të parë që nga Prilli i kaluar pasi raportoi një re...
SHBA-Protestat e zhvilluar ditën e djeshme në Amerikë, të cilat u kthyen të dhunshme, kanë shkaktuar dhe 4 të vdekur. Në mes të viktimave ka qene dhe një grua A...