Kuvendi në seancë plenare, debat mes Korreshit dhe Braçes: Kush i rruajti fondet e IPARD?. Hasani: Policia e Kosovës bën ligjin në vend
Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun 2 Tetor, 17:10 Braçe nga Kuvendi Shqi...
Nis seanca plenare në Kuvend, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun 2 Tetor, 17:10 Braçe nga Kuvendi Shqi...
Plenkoviç: Operacioni në veri të Kosovës, i planifikuar 2 Tetor, 15:08 Rama dhe Plenkoviç: KE t&...
Pishporo-Darzezë 7 ditë në 'luftë' me flakët, mbërrijnë nga Greqia dy avionë 'Canadair' për të...
“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Flet babai: Akuzat për tim bir janë të pavërteta 2...
UKRAINË– Ukraina është e gatshme të diskutojë mundësinë e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por me kusht që një status i tillë të garantohet nga pale të treta dhe të hidhet në referendum, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në komente të transmetuara të dielën.
Zoti Zelenskiy foli me gazetarë rusë në një bisedë 90 minutëshe përmes videos, një intervistë për të cilën autoritetet ruse kishin paralajmëruar mediat ruse që të mos ta transmetonin.
Presidenti ukrainas tha se agresioni rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve me banorë rusishtfolës në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga luftrat ruse në Çeçeni.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet, për status jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha zoti Zelenskiy.
Ukraina mund të diskutojë për përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë në bisedimet me Rusinë, por refuzon të diskutojë kërkesa të tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës, tha zoti Zelenskiy.
Ndërkohë një anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë tha të dielën se të dyja palët kanë vendosur të takohen në Turqi duke filluar nga e hëna.
Davyd Arakhamia, kreu i grupit parlamentar të partisë “Shërbëtori i Popullit” të presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në Facebook se ishte rënë dakord për bisedimet gjatë një konsultimi me video. Ai nuk dha detaje të tjera.
Megjithatë, kryenegociatori i Rusisë tha se bisedimet do të fillonin të martën dhe jo të hënën.
Të dyja palët janë takuar më parë pa arritur asnjë marrëveshje.
Po të dielën zyrta e presidentit turk Tajip Erdogan tha pas një telefonate me homologun e tij rus Vladimir Putin, se ata kishin rënë dakord që raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë të mbahej në Stamboll.
Zyra e zotit Erdogan tha se ai kishte bërë thirrje gjatë bisedës telefonike për një armëpushim me Ukrainën dhe kushte më të mira humanitare.
“Erdogani vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon,” tha zyra e presidentit turk pas telefonatës.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË– 32 ditë luftë, por Ukraina nuk dorëzohet. BBC shkruan se Kievi i është rikthyer sot jetës normale. Të rinjtë po bisedojnë me qetësi pranë nj...
NORVEGJI– Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka marrë një tjetër ndëshkim nga protestuesit. Këtë her, qytetarët e Oslos kanë varur një kukull që ngjan me ...
VATIKAN- Papa Françesku, sot gjatë bekimit të tij nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ka folur për luftën Ukrainë-Rusi, i cili i...
Yana Nikolaenko me dy djemtë, Timurin dhe Nikitan, si dhe me nënën e saj, Nataliyan, udhëtuan me javë të tëra për t’u larguar nga luftimet në qytetin e ty...
Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes. Rusia godi...
Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë. “Unë mendoj se në të ardhm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken të dielën pa...
UKRAINË-Disa shpërthime goditën qytetin e Lviv, sot sipas Guvernatorit të rajonit Lviv, Maksym Kozytskyi, 5 persona janë plagosur dhe se zjarri me raketa k...
SHBA– Presidenti i SpaceX Elon Musk, ka sfiduar edhe një herë tjetër presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai është shprehur se Putin duhet të ndalojë me ...
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dje përmes një video iu ka bërë thirje qeverive perëndimore të ndihmojnë Ukrainën për ta furnizuar me avio...