LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet skandali, anëtari i KLP-së Tartar Bazaj, autor i plagosjes së 2 personave (VD)

1 Tetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Zbulohet skandali, anëtari i KLP-së Tartar Bazaj, autor i plagosjes

Tiranë- Një ish-polic ka denoncuar në emisionin investigativ, “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani në Televizionin Fax News, një ngjarje e cila ka ndodhur në Shtator të viti 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Hasim Bazaj.

Ish-polici denoncues, emrin dhe fytyrën e të cilit preferuam të mos e bëjmë publike kjo edhe për shkak të kërkesës së tij, thotë se Tartari është përpjekur ta përfshijë në ngjarje pasi Iika mbërritur një kërkesë nga shefi i Policisë së Sarandës në atë kohë, Spiro Longo, i cili i ka komunikuar se duhet të qëndrojë disa kohë në ambientet e paraburgimit.

“Isha me miq kur Tartari më tha se duan të më vrasin. Isha polici në atë  kohë. Shkuam menjëherë në vendgjarje i gjetëm duke u përleshur. I them largohu dhe mendova se u largua. Pasi iku, dëgjova 5-6 krisma arme në mes të turmës. Mendova me vete: “Çfarë bëhet”, “mos do më vrasin”?

Kur afrohem gjej dy persona të shtrirë në tokë, mbytur në gjak, të cilët ndodheshin aty pa ndjenja. I morëm menjëherë, i hipëm në makinë dhe i dërguam në spital. Njërin e transportova vetë, bëra detyrën. Spiro Longo atëherë shef i policisë së Sarandës më theërret.

“Do bëjmë një verifikim të vogël”, unë e kuptova për çfarë ishte. Më thotë do të ndaloj që ke bërë një plagosje. Për çfarë plagosje po thua? Gjatë kësaj kohe bënë verifikimet e mundshme. ‘Plagosjen – thotë – e ka bërë për mua’. U bë verifikimi, mua më nxorën pas tre-katër orësh. Tartari kishte bërë një denoncim për mua. E ndaluan, kaloi në dhomat e ndalimit me arrest me burg. Artan Hasim Bazaj  është arrestuar për konflikte me dashje për motive të dobëta”.

Artur Çani e pyet denoncuesin: E keni parasysh se për ju mban përgjegjësi penale nëse nuk është e vërtetë.?

Denoncuesi: Kam qenë dëshmitar mo, e kam parë me sytë e mi, nuk është se më kanë thënë. Ky është skandal i madh. Fshati është në Vrion ku ka ndodhur ngjarja në oborrin e kishës. Kishte shumë njerëz në vendin e ngjarjes. Ka shkuar edhe një radio greke që e ka transmetuar. Mbaj mend se edhe vetë Sali Berisha në atë  është prononcuar për atë ngjarje se ka bërë bujë edhe në media. Unë nuk e bëj për hakmarrje, por një njeri që më akuzoi mua imagjino kë mund të akuzojë më parë. Ai ka bërë plagosje, mund ta bëjnë edhe hero kombëtar me këtë drejtësinë e re, por ai ka kryer një akt kriminal dhe këtë dëshmi e jap me vullnet të lirë.

Nga dëshmia mësuam se emri i hetuesit është Artan Hazbiu, sot prokuror në Lushnje, i cili për ‘Ajsberg’ tha se ndryshe nga sa tregoi denoncuesi, nuk ka qenë prokuror por hetues, dhe kjo është e kuptueshme pasi mund të ndodh për shkak se ka kaluar shumë kohë e nuk mbahen mend detaje të tilla.  Ai ka thënë për gazetarin e emisionit investigative se, e mbante mend ngjarjen por je se si kishte përfunduar. Pra personi që duhet ta mbante mend, nuk e mbante mend ngjarjen.

Artur Çani shkoi personalisht në qytetin e Lushnjes për të pyetur prokurorin Artan Hazbiu lidhur me plagosjn e dy personave nga anëtari i KLP-së, Tartar Hasim Bazaj. Por Hazbiu ka thënë siç e përmendëm më lart jashtë kamerës se e mbante mend si ngjarje por jo se si kishte ndodhur.

Çani iu drejtua Sarandës për të marrë informacion mbi të plagosurit nga kjo ngjarje, Niko Thoko i plagosur në vitin 1992 me armë zjarri në thembër. Por për fat të keq ky person ka pasur një aksident tragjik me pasojë vdekjen në një motor në Greqi.

Ndërkohë “Ajsberg” ka kontaktuar të plagosurin e dytë nga kjo ngjarje i cili jeton në Greqi momentalisht dhe është intervistuar me anë të një bisede telefonike.

Thoma Zizi: Alo

Çani: Mirdita

Thoma Zizi: Mirdita

Çani: Jam Artur Çani, të marr nga Shqipëria, ti je Thomai apo jo?

Thoma Zizi:

Çani: Të të pyes për diçka që ka ndodhur në vitin 1992

Thoma Zizi: Po

Çani: Të ka plagosur dikush, kush ka qenë ai e mban mend?

Thoma Zizi: Më ka plagosur Tartar Bazaj, më zuri plumbi rastësisht jo se kishte gjë me mua, më ra në kofshë, pastaj një plumb tjetër në kavilje, por ai personi tjetër (Niko Peko), fatkeqësisht ka vdekur në një aksident me motor në Greqi kam marrë vesh.

Çani: Mban mend se si shkoi ngjarja?

Thoma Zizi: Mbaj mend se ka ardhur në shtëpi (Tartari), dhe më kërkoi falje, as se njihja as s’më njihte.

Ndërkohë nga grumbullimi i informacioneve për ngjarjen e 23 viteve më parë mësohet se Leandro Llapaj dhe Tartar Bazaj kanë pasur një grindje për motive të dobëta. Leandro është ndaluar se ka plagosur me dashje Tartar Bazajn ndërsa Bazaj është ndaluar se ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit. Tartari nuk ka qenë i saktë në të qëlluarit pasi ka qëlluar persona të tjerë jo shënjestrën.

Në Sarandë u zbulua se shefi i Prokurorisë në atë kohë atje, ka qenë Agron Tepelena i cili është thirrur në telefon nga “Ajsberg”.

Tepelena: Përshëndetje

Çani: Artur Çani jam

Tepelena: Po, se më doli emri

Çani: Kam gjetur dokumentin e Policisë…

Tepelena: Po

Çani: Për atë Tartarin, thuhet qartë se ai është ndaluar me datë 2 shtator të vitit ‘92 bashkë me dy të tjerë. Tartar Bazaj, polic 22-vjeç se ka qëlluar me armë zjarri pistolet dhe ka plagosur Niko Thokon, dhe Thoma Zizin, nga Finiqi që jeton në Greqi. Të cilin e ka kapur plumbi pa dashje, se ky ka pasur konflikt me Llapajt, (Leandro Llapajn), por është plagosur me thikë edhe Bazaj. Mund të më jepni ndonjë detaj?

Tepelena: Ai (Tartari) duhet ta dijë më saktë, unë dua të të ndihmoj për të vërtetën aq më tepër të kësaj kategoria që duhet të jenë njerëz të pastër. Ka patur shkëmbim me zjarr, të shtëna me pistoletë. Kuptoje tani, vetëm Tani duhet ta dijë.

Çani: Nuk e mban mend dhe ka dhe një të keqe tjetër se është edhe në sistemin e drejtësisë.

Tepelena: E njoh, e kam edhe mik e nëse do ta kisha hetuar vetë do të kisha në mendjen time detaje më tepër. Nëse ka dokumenta më tepër në Prokurorinë e Përgjithshme. Pavarësisht si është justifikuar, ngjarja është bërë në ambient publik. Ka qenë mbajtja 72 orëshe atë kohë për ngjarje të tillë, nuk di ç’të të them më tepër.

Ndërkohë “Ajsberg” mësoi se Tartari qëndroi në një dhomë në Sarandë me një person tjetër të cilin e pyetëm dhe tregoi detaje se ku kishte punuar më vonë, përfshirë edhe tek SHIKI-u në këtë qytet si roje.

Ndërsa ajo çfarë e bën çështjen në fjalë akoma më të rëndë ka të bëjë me faktin se Bazaj është anëtar i KLP-së dhe se ngjarjen në fjalë nuk e ka deklaruar e duke kryer një vepër penale sipas nenit 5 të ligjit mbi integritetin, atë për deklarata të rreme ose të shtrembëruara, ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në një masë shtërngimi apo i ndaluar.

Prokurori Petrit Fusha ka firmosur përfshirjen e Tartar Bazajt në sistemin e drejtësisë. “Në përfundim të procesit të hetimit, është konkluduar se hetimi është kryer i plotë dhe i gjithanshëm dhe është konstatuar se nuk ka asnjë vepër të kryer penale apo masa shtrënguese ndaj personit të hetuar”, thuhet pak a shumë në vendimin e komisionit të hetimit firmosur nga Petrit Fusha.

Tartar Bazaj, i cili në bazë të investigimeve të publ;ikuara Majin e këtij viti nga “Ajsberg”, ka falsifikuar dokumentet e arsimit të tij të mesëm. Bazaj ka një falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, pasi në të njëjtën vit ai rezulton që të ketë qenë në dy shkolla të ndryshme në Sevaster të Vlorës dhe në Krrabë të Tiranës.

Falsifikimi lidhet me vitin shkollor 86-87, që Bazaj pretendon se e ka kryer në Krrabë, po në amzë rezulton se ai ka qenë në Sevaster. Edhe në bazë të dëshmive të miqve të tij, emrat e të cilëve vetë anëtari i KLP-së ja ka dhënë Çanit, Bazaj rezulton që të ketë kryer tre vite arsim të mesëm në shkollën bujqësore në Vlorë, dhe jo dy siç ai pretendon më pas.

Gazetari Artur Cani është përballur kohë më parë edhe me vetë Tartar Bazajn nga ku ky i fundit është shfaqur shumë i tensionuar, dhe ka arritur deri aty sa të kërcënojë edhe gazetarin.

Pjesë nga debati i zhvilluar mes Çanit dhe Bazajt:

Bazaj: Kam hedhur provime ekuivalente në Krrabë, unë e mbaj mend si tani

Çani: Ku janë në deftesa? Ti mund të mbash mend shumë gjëra. Këtu kemi dokumentet e shtetit.

Bazaj: Po më re në qafë  do ta marr personale

Çani: Më sqaro se çfarë janë këto, lëri personalet. Fol me ndonjë tjetër jo me mua.

Bazaj: Unë jam anëtar i KLP-së, kam një integritet

Çani: Ke gënjyer atëherë këtu

Bazaj: Në rast se unë nuk kam gënjyer do të shkosh në burg. Mua do më nxjerësh pa shkollë ti, unë kam qenë nxënësi më i mirë. Ik ore shiko punën tënde, do ta shikosh ti, kujt ia bën këto presione ti. Ti do kesh punë me mua, po më re në qafë do të kesh punë me mua

Çani: Ti po më kërcënon mua, a ke mundësi që të ma thuash këtë mua

Bazaj: Pse unë do çmendesha dhe do kandidoja për anëtar të KLP-së

Çani: Kam folur me të tre shokët që më ke dhënë numrat

Bazaj: Mos më cëno, kush jam unë që të prononcohem ty. Kam kaluar njëmijë filtra, edhe të FBI-së. Ti ke thënë në Sevaster që ti nuk kam mbaruar as shkollën 8-vjeçare.

Çani: Mos u merr me thashetheme. Këto që kam unë përpara janë dokumentet e shtetit shqiptar

Bazaj: Po ç’janë këto mor burrë i dheut, kështu punoni ju me njerëzit?! Unë jam nga ata njerëz që të marr gjak në vetull. Unë jam rracë që ia marr gjakun në vetull më të mirit, ti se di fare…. (Lexo investigimin e plotë KETU)

Marrë nga Faxweb

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anëtari i klp-së autor i dy plagosjeve tartar bazaj anëtari i klp-së autor i dy plagosjeve tartar bazaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Tetor 2019, 09:22

LUSHNJE– Dosja.al ka siguruar foto të Besmir Hidës, vetëm pak sekonda pasi 35-vjeçari mbeti i vrarë me kallashnikov. Në fotot e mëposhtme, tregtari i mak...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës