LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet pasuria e kryebashkiakes Majlinda Bufi, zotëron 1.5 milion dollarë (Skeda e plotë)

15 Maj 2019, 13:11 Nga DOSJA

TIRANË- Majlinda Bufi hoqi dorë nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 për të kandiduar për një mandat në krye të Bashkisë së Roskovecit. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, ajo u shpall fituese me 52.45% të votave si përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në  Roskovec  të  Fierit. Ajo u diplomua për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1995, ndërsa në vitin 2005 përfundoi studimet edhe për Politikë Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gjatë viteve  1995-2010, Bufi ka punuar si përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec dhe më pas si menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë  IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore e kompanisë së themeluar prej saj “Megal Center” në Fier.

Bufi është përfshirë që herët në politikën lokale. Prej vitit 1995 ka qenë aktive në strukturat e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2005 është kryetare e degës së  Partisë Socialiste në Roskovec, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Roskovec dhe në Fier. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Bufi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por e la në mes mandatin për të drejtuar bashkinë e Roskovecit. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017. Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetarja e Bashkise se Roskovecit, Majlinda Bufi per vitet 2013-2017.

Majlinda-Bufi-foto

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit zotëronte familjarisht pasuri me vlerë rreth 194 milionë lekë në vitin 2013- me burim kryesor të ardhurat nga emigracioni. Pasuria multimilionëshe përbëhet nga investime të shumta në pasuri të patundshme; apartamente dhe dyqane në Roskovec, Fier dhe Tiranë, para në gjendje cash prej 20 milionë lekësh si dhe aksionet e bashkëshortit në kompaninë “Anbi sh.p.k” prej 31.8 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare rezulton me një rënie të lehtë krahasuar me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 171.8 milionë lekëve. Ajo zotëron 138.8 milionë lekë pasuri të patundshme, 26.8 milionë lekë likujditete bankare si dhe automjete në vlerën e 3.9 milionë lekëve.

Pakësimi i pasurisë lidhet kryesisht me shitjen e aksioneve të kompanisë “Anbi” sh.p.k nga bashkëshorti i kryetares së bashkisë. Kompania me objekt projektimin dhe zbatimin e ndërtimeve është regjistruar në vitin 2000 nga bashkëshorti i Znj. Bufi dhe është shitur prej tij në janar 2014 në këmbim të 10 milionë lekëve. Në kohën e shitjes, kompania kishte kapital të nënshkruar prej 31.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2013-2017 janë 30.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i Znj. Bufi ka siguruar rreth 31% të të ardhurave, ndërsa shitja e aksioneve të kompanisë së bashkëshortit 29%. Familja Bufi ka siguruar gjithashtu të ardhura nga qiratë në masën 16% dhe nga paga e bashkëshortit në masën 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Por BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen kryesisht me burimin e pasurisë së deklaruar nga Znj. Bufi si dhe transaksionet e kryera me të.

Më konkretisht, pasuria multimilionëshe e deklaruar në vitin 2013 ka si burim kryesor emigracionin dhe të ardhurat nga biznesi. Si rregull, të ardhurat nga emigracioni të deklaruara nga zyrtarët publikë i nënshtrohen verifikimeve nga ILDKPKI.

Në vitin 2013, bashkëshorti i Znj. Bufi deklaron se ka në gjendje cash 20 milionë lekë me burim nga legalizimi i kapitalit. Sipas legjislacionit, legalizimi i kapitalit është deklarimi vullnetar i shtetasve shqiptarë se zotërojnë shuma në të holla, brenda ose jashtë vendit si dhe kanë paguar tarifën përkatëse në institucionet tatimore. Në fund të vitit 2017, gjendja në cash rezulton e zeruar.

BIRN identifikoi gjithashtu se pakësimi i pasurisë vjen kryesisht për shkak të shitjes së kompanisë “Anbi sh.p.k” si dhe nga revokimi i kontratës për ndërtimin e një objekti me sipërfaqe 313 m2. Të ardhurat e siguruara nga këto transaksione janë investuar pjesërisht në pasuri të patundshme apo në llogari bankare, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka të dhëna të deklaruara.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarat a pasurise kryemashkiakja me e pasur majlinda bufi pasuria e majlinda bufit deklarat a pasurise kryemashkiakja me e pasur majlinda bufi pasuria e majlinda bufit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet