Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Në vitin 2013, kryetari aktual i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, ka pasur në pronësi një firmë të ruajtjes së sigurisë fizike. Firma ka selinë në kryeqendrën e Matit, Burrel. Dhe, deri para pak kohësh, kompania ka qenë lokale, ku ka ruajtur disa godina apo edhe institucione të ndryshme periferike. Rrallëherë arrinte të fitonte tendera, ndërsa pronari i saj u atakua edhe për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku z. Malaj ka qenë pjesëtar i grupit të zjarrit i Gardës Së Republikës.
Dhënia e informacioneve për këtë ngjarje eksponentëve të ndryshëm të Rilindjes, e shpërbleu në vitin 2019, pasi kandidoi në votimet e zgjedhjeve lokale si kryetar i Bashkisë së Matit.
Gjatë ketij viti, dy vëllezërve Malaj u ka ecur fati, ku njëri drejton punimet e bashkisë duke tenderuar miliona euro, ndërsa tjetri arkëton dhe menaxhon të tjera miliona që ka fituar kompania e tij pikërisht me tendera.

Për rreth 12 muaj, firma “Global Security” shpk, në pronësi 100 % të z.Fatos Malaj, vëllait të Agronit, ka arritur të fitojë disa tendera të rëndësishëm edhe në Tiranë.
Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka bërë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Para pak javësh, kjo agjenci publikoi në Agjencinë e Prokurimit Publik njoftimin e kontratës me objekt ruajtjen fizike të pasurive të sekuestruara me shërbim 24 orë në 7 ditë. Fondi për këtë tender ishte 31,589,193 lekë, ndërsa ruajtja do të bëhet për 24 muaj.
Ndërkohë, në një tjetër dokument të siguruar nga SHQIP, pikërisht njoftimi i fituesit thuhet se kriteri i përzgjedhjes është çmimi më i ulët.
Por lexoni çfarë ka ndodhur!
Në tender ka marrë pjesë vetëm një garues, ku dy firma janë bërë bashkë dhe e kanë fituar. Firmat janë Global Security, e vëllait të kryetarit të bashkisë së Matit dhe Nazeri. Këto dy firma kanë ofruar në tender 31,589,183 lekë.
Pra, nëse do bëjmë një veprim të thjeshtë; 31,589,193 (fondi) – 31,589,183 (oferta) = 10 lekë! Pra, firma e vellait të kryetarit të Bashkisë së Matit e ka fituar këtë tender duke marrë edhe qindarkën e fundit nga kjo agjenci, e drejtuar edhe kjo nga një dibran. Tenderi ka qenë vetëm formal, pa garë dhe fituesi ka marrë te gjithë fondin e akorduar nga agjencia. Dhe, për më tepër, familja e një kryetari të bashkie, do të ruajë dhe do të ketë akses në pasuritë e sekuestruara dhe bllokuara.
Kjo firmë, nga lokale, është bërë kombëtare, pasi ka akses në shumë institucione, duke konkuruar për të marrë para publike. Pak kohë më parë, rreth 3.4 milionë euro tender për sigurinë në shkollat e kryeqytetit.
(Marrë nga Shqip)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ka reaguar me projektin e qeverisë për rrugën Milot-Fier. Tomorri shkruan se qeveria nuk është s...
TIRANË- Policia ka njoftuar qytetarët në lidhje me kufizimet e lëvizjes me vendet kufitare edhe më gjerë. Sipas njoftimit, me Kosovën dhe Maqedoninë e Veri...
TIRANË- Koha është e çmuar për të gjithë ne, prandaj “Big Market” ju vjen pranë me një supermarket ku do ta keni të lehtë të gjeni menjëherë gjith&c...
TIRANË– Kisha Ungjillore ka reaguar pas aktit të vetëflijimit të nënë e bijë në banesën e tyre në Kombinat. Në një deklaratë për mediat, presidenti i Vëlla...
TIRANË– Foshnja dy muajshe e cila u shtrua në repartin infektiv të Pediatrisë në QSUT është në gjendje të mirë. Mësohet se shëndeti i foshnjes është i stab...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh për COVID-19 të mjekut, Astr...
Durrës- Pak minuta më parë është mbytur në plazhin e Durrësit 60-vjeçari me iniciale R.B. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 60-vjeçari nga Koso...
TIRANË– Sot nisi nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.E ëma e saj , Zhaneta, dhe e mot...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e Shkëlzen Berishës për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sektete” dhe “shp...