Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zbulimi i origjinës së virusit/ Ekspertët e OBSH-së me plane të qarta për pikat e studimit
12 Janar 2021, 16:42Nga DOSJA
KINË-Shkencëtarët, të cilët do të dërgohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të hulmtuar origjinën e Covid-19 në Kinë, e kanë përcaktuar qartë planin e studimit.
Sipas TheGuardian, ata synojnë të vizitojnë Wuhan, vendin ku u zbulua për herë të parë Covid-19 dhe të flasin me shkencëtarët kinezë të cilët kanë studiuar të njëjtën çështje. Gjithashtu, ata do të shohin për mënyrën se si ky virus mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit.
Rëndësia e të studiuarit në Kinë, e të parit të vendeve të lidhura me shpërthimin e Wuhan, është propozuar fillimisht nga Fabian Leendertz, profesor në epidemiologjinë e mikroorganizmave në Instituti Robert Koch të Gjermanisë. I përfshirë në gjurmimin e burimit të shpërthimit të Ebolas në Afrikën perëndimore 2014 në një koloni lakuriqesh në një pemë, ai gjithashtu ka punuar në identifikimin kur fruthi mund të jetë hedhur për herë të parë tek njerëzit.
Kina ka sugjeruar vende të tjera jashtë vendit ku virusi mund të ketë origjinën Leendertz beson se Wuhan mbetet pika më e mirë e studimit.
“Unë mendoj se filozofia e OBSH-së është e mirë. Filloni në pikën që ka përshkrimin më të fortë të rasteve njerëzore edhe nëse nuk e dimë që tregu i Wuhan ishte pika ku për herë të parë u shpërnda te njerëz. Nga Wuhan ne mund të kthehemi në kohë për të ndjekur provat e për të zbuluar origjinën,”-ka thënë ai.
Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ekspertë ndërkombëtarë i ngarkuar me hetimin e origjinës së pandemisë Covid-19 do të mbërrijë në Kinë në 14 Janar. Pandemia e Covid-19 është shfaqur për herët të parë në Wuhan e më pas është shpërndarë në gjithë globin deri më tani janë shënuar 91 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 1 milionë pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias paraqiti në sesionin e sotëm parlamentar projekt-ligjin për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon, deri në...
BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson mblodhi sërish kabinetin sot për të shqyrtuar situatën me pandeminë e koronavirusit. Sipas “Dailymail“, ...
BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...
IZRAEL– Fushata e vaksinimit në Izrael është me ritme shumë të shpejta. Ndërsa popullsia po vaksinohet masivisht, numri i infeksioneve të reja po rritet ndjeshë...
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy iu ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian, më shumë ndihmë në sigurimin e vaksinave, pasi qeveria e tij r...
Prodhuesi amerikan i makinave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend. Ford fajësoi pande...
SHBA- Presidenti deri më tani i SHBA-ve Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë.Ndërsa do udhëtonte drejt kufirit mes SHBA-ve dhe Meksikës, Trump foli e...
SHBA-Miliarderi amerikan, manjat i kazinove dhe hoteleve në Las Vegas, Sheldon Adelson ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Sipas mediave të huaja, themeluesi...
GREQI– Moti i keq ka goditur Greqinë ditën e somte. Për shkak të reshjeve intensive të shiut, ka pasur përmbytje në shumë zona, duke shkaktuar probleme si...
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm të riparojë mardhëniet me Bashkimin Europian, ndërsa i bëri ...