LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet rrëfimi i dytë i Olson Çutajt: Vrasjet ndodhën për vjedhjen e hashashit, Vilsoni e Keli e rrahën me shpulla në m

13 Tetor 2020, 07:06 Nga DOSJA
Zbardhet rrëfimi i dytë i Olson Çutajt: Vrasjet ndodhën

SHKODËR- Zbardhet rrëfimi i dytë i Olson Çutajt, i cili ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi më 3 tetor në Malësinë e Madhe, ku Danjel Pepaj vrau vëllain e tij,Vilsonin dhe kushëririn, Klementi.

Gazetari i Report Tv Elton Qyno shkruan se Olsion Çutaj ka dëshmuar para oficerëve të Policisë se gjithçka ka ndodhur për vjedhjen e hashashit. Sipas tij, Vilsoni dhe kushëriri, Klementi, pas vjedhjes së hashashit kanë marrë me forcë edhe kanë rrahur Danjelin brenda një makine. Megjithëse Danjeli, nuk e pranonte se ai ishte hajduti, ai vendosi t’u kthejë sasinë e vjedhur nga parcela që kishte në fshatin Vrith. Me sa duket Daniel Pepaj e ka përdorur këtë alibi për t’i futur në kurth dy të rinjtë, të cilët i thirri në një zonë malore dhe aty  i vrau me kallashnikov.

Lëvizjet më 3 tetor: 

Olsoni në mesditën e 3 tetorit, ka udhëtuar me vëllanë e tij Vilsonin, nga fshati Bajzë në fshatin Vrith, për të takuar kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilin e kanë djalin e djalit të hallës. Mësohet se arsyeja që po shkonin në këtë fshat ishte fakti se Vilsonit dhe Klementit, i kishin vjedhur një sasi bimësh hashashi në një parcelë në malin e fshatit, Vrith të Malësisë së Madhe. Klementi i kishte thënë Vilsonit :“Hashashin e ka marrë Danjel Pepaj” . Menjëherë dy të rinjtë shkuan për të takuar Pepajn.

Të rinjtë kanë shkuar në fshatin Vrith orës 14:30 dhe kanë qëndruar  për 5 minuta te një lokal. Në lokal kanë porositur dy birra dhe një kafe me ujë, por ikën menjëherë, pasi Danjeli u tha se ishte tek shtëpia e tij. Vilsoni dhe Klementi janë ngritur nga tavolina, madje pa paguar as pijet dhe janë nisur për të takuar Danjelin te banesa e tij dhe Danieli po priste te porta e shtëpisë.

Pasi u takuan ata bënë fjalë dhe e morën me forcë Danjelin, duke e futur në makinë dhe më pas siç ishin, kanë lëvizur për në fshatin Bajzë. Duke biseduar rrugës për punën e hashashit, Vilsoni i ka gjuajtur me shpullë Danielit, e ka sharë, duke i thënë pse na ke vjedhur hashashin. Danieli i thoshte se nuk e kam marrë unë dhe kjo bisedë vazhdoi deri në Bajzë. Po kështu, gjatë rrugës ata i kanë kërkuar Danielit të tregonte vendin se ku e kishte fshehur sasinë e drogës të vjedhur. Por Danjeli nuk e pranonte që e kishte vjedhur hashashin.

Më pas sikur të katërt janë bashkuar e kanë ikur në një lokal të fshatit Bajzë, ku Olsi ka pirë kafe, ndërsa Vilsoni, Klementi dhe Danjeli, kanë pirë nga dy birra secili. Edhe aty në lokal Vilsoni e Klementi kanë filluar ta shajnë e t’i bëjnë presion për hashashin e vjedhur, Danielit.

Danjeli ka thënë se e gjej unë kush e ka vjedhur hashashin dhe do t’jua jap unë. Më pas Danjeli tha se kishte hashash në mal në fshatin Vrith te parcela e tij dhe u tha të rinjve,  hajde të shkojmë ta marrim.

Me kaq, kanë hipur në të njëjtën makinë sikur ishin dhe u nisën për në fshatin Vrith, ku kanë ndjekur rrugën nga Bajza, në Jeran, më pas në Gradec e më pas Marshej dhe kanë dalë në rrugën kryesore te burgu i Reçit dhe kanë vazhduar rrugën kryesore për në fshatin Vrith.

Danjeli u ka thënë: “Po shkoj pak në shtëpi të ndërroj rrobat” dhe nga shtëpia doli me tuta sportive ngjyrë blu të errët dhe me atlete.

Sapo kanë dalë në dalje të fshatit Vrith, rrugës për në Razëm, te një kthesë kanë zbritur nga makina duke ecur në këmbë Vilsoni, Klementi dhe Danjeli. Pas këtij momenti Olsi është kthyer dhe është ulur në kafe në qendër të fshatit Vrith te lokali. Pas rreth 30 minutash e ka marrë në telefon Vilsonin, i cili i është përgjigjur duke i thënë se vonohej edhe një gjysmë ore.

Pas rreth 15 minutash nga telefonata e fundit e ka marrë në telefon Olsin vëllai i tij Vilsoni dhe i thotë: “a po i thua kujt, të marrë djalin ta çojë te shtëpia”, pasi e kishte në futboll. Pas 5 minutash e ka marrë në telefon Vilsonin për t’i tregur se djalin e morën për ta çuar në shtëpi. Rreth orës 20:30 Olsi i ka telefonuar përsëri Vilsonit, por ai nuk është përgjigjur në telefon, i ka rënë disa herë në vazhdimësi, por nuk e ngrinte telefonin edhe pse zilja vazhdonte t’i binte. Gjithashtu i ka rënë edhe telefonit të Klementit, por edhe ai nuk e ka hapur telefonin, kurse numrin e Danjelit nuk e kishte Olsi dhe sipas tij dhe nuk i ka rënë asnjëherë. Pas këtij momenti ka marrë në telefon disa shokë dhe kanë dalë me drita dore për të kërkuar në mal, por nuk janë gjetur askund. Më pas Olsioni ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin.

Më 8 tetor trupat e Vilsonit dhe Klementit  u gjetën  të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas 5 ditësh kërkime në zonë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai ndodhet Podgoricë. Policia ka arrestuar babain e tij, Rrok Pepaj, pasi akuzohet për kultimim droge dhe dëshmi të rreme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tre te vdekurit ne shkoder tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Tetor 2020, 05:40

SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës