6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë. Në një reagim të shpërndarë nga Ambasada e SHBA, në Tiranë shkruhet se Yiuri Kim, ka thënë që është gati ti përvishet punës.
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, mësohet të ketë thënë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë.
Yuri Kim në datën 9 janar bëri betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Zonja Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.
BIOGRAFIA E YURI KIM
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla përpara prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ose ndryshe SPAK. Mësohet se gjatë ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar sërish për videon e kreut të Bashksië së Bulqizës Leftër Alla, ...
LEZHË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot strukturat e partisë në Lezhë, ku ka folur edhe lidhur me aktualiteti...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza kundër Lulzim Bashës, duke thënë se kur ka drejtuar Tiranën i ka vendosur një rruge emrin...
TIRANË- Disa deputetë kanë dhënë mendimin e tyre, lidhur me faktin nëse duhej shkarkuar apo jo Lefter Alla pas videos që qarkulloi ditën e djeshme, në të c...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Leftër Allës, i cili kërkcënoi Ervin Salianjin me ...
ITALI– Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Itali, përmes një video-mesazhi ka deklaruar se Konferenca e Donatorëve më 17 Shkurt nuk përmbush dot të gjitha ne...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike pyetjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias për emërimet e anëtëve të Gjykatës Kushtetuese, e bashkë me...
TIRANË– Komisioni i Medies ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të vendit për kthimin e paketës “Anti-shpifje” që është miratuar pak javë...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se prokuroria ka mbyllur dosjen e “DH Albania” me urdhër të kryeministrit Edi Rama ...