LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ylljet Aliçka: Në karantinë shkrova tregime… pastaj më trokiti Covid

3 Tetor 2020, 14:21 Nga DOSJA
Ylljet Aliçka: Në karantinë shkrova tregime… pastaj

Në librin e tij “Qenia dhe Hiçi”, Jean-Paul Sartre argumentonte se edhe të burgosurit janë të lirë, sepse kanë fuqinë e vetëdijes.Filozofi frëng besonte se qenie njerëzore jetojnë në angështi të vazhdueshme, jo vetëm sepse jeta është e mjerë, por sepse jemi të dënuar “të jemi të lirë”.Në kohë pandemie, si ato të përshkruara nga një tjetër ekzistencialist si Albert Camus  tek libri “Murtaja”, të cilit iu rikthyem të gjithë qysh në ditët e para të karantinës, ndoshta vetëm shkrimtarët mundën ta ndienin veten të lirë brenda rrethimit të katër mureve dhe kufizimeve – të parrokshme nga logjika në kohë normale – që vendosën qeveritë e të gjithë botës, ku më e rrepta u duk ajo shqiptare, duke sjellë me masat edhe ndjesinë jo edhe aq të largët të Shqipërisë së izoluar për gjysmë shekulli.

Sipas Camus, të arrish në realizimin e vetes, një individ ka nevojë për liri personale, që është edhe një nga viktimat e despotizmit totalitar, karakteristikë që shqiptarët e provuan gjatë regjimit komunist. Kur njerëzit nuk janë të lirë, nuk mund ta kërkojnë kuptimin e tyre në jetë e për pasojë të arrin lumturinë në një botë të padrejtë, mendonte Camus, që thoshte se asnjë e keqe nga ato që totalitarizmi rrezikon të kurojë është më e keqe se totalitarizmi vetë.

Pandemia globale e shkaktuar nga koronavirusi i ri e vuri botën përballë zgjedhjeve dhe mëdyshjeve të mëdha që secila zgjedhje do të peshonte rëndë mbi tjetrën; rëndësia e jetës apo liria?  Shëndeti apo të Drejtat e Njeriut? Në kohë lufte ato të drejta që merren të mirëqena apo për të cilat një komb ka luftuar t’i arrijë kalojnë në plan të dytë dhe megjithëse pati aty-këtu nëpër ShBA dhe Europë protesta kundër masave të izolimit, thuajse i gjithnjë njerëzimi u kyç për ta lënë “armikun” jashtë, të luftohej nga masat e qeverive dhe eksperimentet e shkencëtarëve, që ende nuk e kanë zhvilluar një vaksinë – megjithë përpjekjet – kundër koronavirusit.

Por po aq sa mund të jetë ndier i lirë një shkrimtar për ta shfrytëzuar kohën për dorëshkrime të lëna në sirtarë apo për të nisur atë projektin për të cilin nuk e gjente kohën kurrë, aq edhe parehati i ka shkaktuar, kur për të parën herë kushtet dhe kohët e izolimit nuk i kanë vendosur vetë, por u  erdhën të imponuara? A doli e vërtetë maksima e Sartre-it se njeriu me vetëdije është i lirë në çdo situatë?

Shkrimtari Ylljet Aliçka, i cili gjithashtu u prek nga Covid-19, rrëfen për “Gazeta Si”,   si kanë qenë muajt i mbyllur në shtëpi… Ndoshta, ashtu si një tjetër francez Marcel Proust, ishte “në kërkim të kohës së humbur” në kaosin e përditshmërisë që na vjedh çdo ditë një rriskë nga ajo që mund të kishte qenë më prodhimtarja. Megjithatë gjithçka bëhet më e qartë dhe e kthjellët, kur bota përreth hesht dhe resht së lëvizuri…

Si ndikoi tek ju izolimi në shtëpi, krahasuar me familjaret e tjerë apo edhe miqtë?

Ndjesia e parë,  sapo u vendos karantina kishte të bënte me mungesën e hapësirës,  shoqëruar me tepricë kohe. Natyrisht, si çdokënd u lëkund uniciteti i jetës së përditshme, u mjegulluan kufijtë mes individit dhe grupit, jeta mbeti pezull, ndërkohë që vetëdija e të qenit vulnerabil,  kapi nivelet më të larta. Çdonjëri prej nesh e prek ndryshe frikën apo infektimin me Covid-19, pasi dhe vetë frika është asimetrike. Për pasojë dhe shpërndarja e rrezikut rezultoi  e pabarabartë.

Personalisht, në një farë mënyre  koha e izolimit më rezultoi diçka më mirë se ç’e mendova në fillim. Apo të paktën nuk pata ndjesinë e një dite të gjatë apo monotone. Frikën nga mundësia e infektimit u përpoqa ta harmonizoj me punë dhe angazhime të përditshme.  Gjithsesi nuk jam i sigurt nëse ky ekuilibër do rezistonte, të themi, nëse izolimi do të  zgjatej më shumë..

Megjithëse shkrimtarët kalojnë shpesh periudha izolimi total, ku shpesh preferojnë të jenë vetëm, pa e ndare hapësirën me të tjerë.  Çështja  e lirisë është një pikë e rëndësishme për  qenien e shkrimtarit. Si u ndjetë, kur erdhi e imponuar?

Izolimin e rëndë mund ta ushtrojnë  vetëm qeveritë që gëzojnë besimin e qytetareve. Vendosja e izolimit të imponuar, ose jo ka lidhje me besimin publik te institucionet, thënë ndryshe te raporti mes pajtimit vullnetar me shtrëngimin e imponimit. Nuk jam i bindur nëse ishte zgjidhja e duhur apo jo, ka opinione në favor, siç ka dhe kundër, gjithsesi mund të them se efektiviteti i demokracisë mbi autoritarizmin provohet në kohëra pasigurie dhe frike, si kjo e tanishmja.

Vetë Covid-19 është një dukuri risiprurëse, dhe e kapi krejt njerëzimin në befasi. Por si në shumë vende mendoj se dhe në Shqipëri pati përpjekje  të politikës për ta përdorur krizën për të propoganduar modelin qeverisës përkatës, sadoqë modelet e sotme nuk po tregojnë ndonjë lidhje varësie pra të efikasitetit të  administrimit të Covid-19 me  llojin e sistemit politik.Retorika e izolimit të imponuar dëshmoi shpesh më shumë për një pedagogji dhe didaktikë të mangët komunikimi se sa një instrument në favor të jetës. Kërkimi i ndihmës te retorikat e luftës krijon hapësirë për autoritarizëm dhe rrezikon të skualifikojë çdo lloj debate dhe mendimi të lirë, sado që aktualisht të tilla të drejta mund të duken luks i tepruar.

A ishte periudhë  produktive nga ana e krijimtarisë? Shkruat, përkthyet? Shumica prej nesh u bllokuam si në  një  rreth vicioz që  përsëritej çdo ditë, pa ndonjë produkt….

Fatmirësisht Arti na bën të shohim të rëndomtën me sy të freskët. Them se atë periudhë e shfrytëzova efektshëm:  së pari,  më ktheu shijen e shkrimit të tregimeve që kisha kohë që e kisha braktisur, përfundova dy skenarë filmash, më pas banja dielli në ballkon,  muzikë, filma në televizor  apo kompjuter, shkurt nuk po më dilte koha…. !

Ju u prekët nga  Covid-19 dhe e u shëruat.  Si ishte përjetimi i sëmundjes? A ishit skeptik ndërsa virusi dukej  i largët dhe nuk kishte prekur njerëz të njohur, derisa e provuat vetë? 

Jo, s’kam qenë ndonjëherë skeptik për realitetin e Covid-it. Sidoqoftë jam përpjekur të mos bie asnjëherë rob i një të vërtete absolute apo të nxjerr përfundime të nxituara ose të vonuara qofshin. Gjatë gjithë kësaj kohe, jam përpjekur t’i dëgjoj me interes të gjitha teoritë, informacionet, konspirative ose jo, hipotezat, përfundimet, eksperimentet, pra të marr sa më shumë informacion, duke shmangur krijimin e bindjeve përfundimtare. Pra njohjen ta konsideroj më shumë si proces, se sa si të vërtetë përfundimtare. Kjo ndofta më bëri më realist teksa më zuri dhe mua virusi, pa mohuar dhe momente paniku, kur në momente të pamundësisë për t’u mbushur me frymë, e sidomos kur truri nuk ushqehej me oksigjen e kur gati të binte të fikët, ato çaste të “familjarizonin”,  më shumë se kurrë me ndjesinë e humbjes së jetës.

Sidoqoftë, mund të them, se unë e kalova sëmundjen pa ndonjë pasojë dramatike, apo më i panikuar se të tjerët. Le të themi si një grip i fortë. U trajtova në shtëpi, me protokollet e njohura tashmë, nën kujdesin e mjekut të familjes dhe veçanërisht një mjeku vërtet të talentuar, Arjan Harxhi, që përfitoj t’i  falënderoj publikisht. Pas afro 6-7 ditë i izoluar në një dhomë më vete, ndjeva  një përmirësim të shpejtë dhe bota nisi të më dukej më interesante se sa koha para se të infektohesha. Ato çaste ti kupton vlerën e të jetuarit, veçanërisht vlerën e ngrohtësisë së  marrëdhënieve njerëzore.. Ka afro dy muaj që e kalova, dhe tashmë infeksioni nga Covidi më duket si diçka më e lehtë se më parë, thënë ndryshe e relativizova rrezikun e saj. Nëse do  riinfektohem, (siç po thuhet se të humb imuniteti pas tre-katër muajsh), tashmë e di çfarë është dhe them se nuk do e përjetoja  me të njëjtin dramacititet. Natyrisht, nëse virusi do ma kursejë jetën.

“Efektiviteti i demokracisë mbi autoritarizmin provohet në kohëra pasigurie dhe frike, si kjo e tanishmja”-Ylljet Aliçka

U infektuat pas karantine ? 

Po, dhe nuk e di se nga ku dhe kur. Natyrisht  prioritare janë  masat e njohura mbrojtëse, por nga ana tjetër shikoj se mundësitë e infektimit janë të panumërta.

Si do ta përjetonit një karantinë të dytë, nëse do të vendosej në vjeshtë? 

Fatkeqësisht ka pak të dhëna të çmuara se kur do marrë fund pandemia, madje nuk e dimë se si do përfundojë. Nuk jam në gjendje ta përfytyroj, një karantinë të dytë por natyrisht do e prisja me mjaft  pezëm.Në një plan më të gjerë mendoj që tashmë kanë ndryshuar mjaft skema të menduarit dhe të sjellit, ku gjithçka po përcaktohet nga rigjetja e një ekuilibri të ri, të asaj që e quajmë homeostazë (unë vij nga shkencat natyrore), pra të një ekuilibri mes inercisë së gjërave, domethënë  prirjes së njeriut për ta gjetur sigurinë te referencat e mëparshme, nga njëra anë dhe aftësisë për t’u përshtatur, apo orientuar në rrethana të reja, nga ana tjetër. Pra, procesi drejt një ndërgjegjësimi të ri mbi ndjenjën e sigurisë, pranimit të idesë se bashkëjetesa me viruset është e pashmangshme, (shkencërisht, viruset e rrezikshme nuk do të zhduken kurrë dhe se pavarësisht dëshirës sonë, vetë globi ka mekanizmat e tij të ruajtjes së balancës të të kundërtave duke gjetur e rigjetur vazhdimisht ekuilibra të rinj).

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture jean-paul sartre jean-paul sartre

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale