LIVE UPDATES
Bota

Xhakarta nuk e konfirmon ftesën drejtuar Zelenskyy-t për pjesmarrje në forumin e G-20-s

28 Prill 2022, 18:38 Nga DOSJA
Xhakarta nuk e konfirmon ftesën drejtuar Zelenskyy-t për pjesmarrje

INDONEZI- Presidenti indonezian Joko Widodo, një vend që ka presidencën këtë vit të Grupit të Njëzetëshes (G-20), nënvizoi mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën, por nuk konfirmoi një pohim të bërë më parë nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy se ai ishte ftuar në takimin e nivelit të lartë që mbahet në muajin nëntor në Bali.

“Përsërita mbështetjen e Indonezisë për çdo përpjekje që negociatat e paqes të kenë sukses dhe gatishmërinë për të ofruar ndihmë humanitare”, shkruante zoti Widodo në një postim në Twitter të enjten në mëngjes me orën lokale të Xhakartës.

Të mërkurën zoti Zelenskyy shkruante në Twitter se kishte biseduar me zotin Widodo, duke shtuar: “E vlerësoj ftesën e tij për në takimin e G-20-s”.

Deklarata e zotit Zelenskyy duket se e vendos Xhakartën në një pozitë të vështirë, ndërsa përgatitet të presë një takim të nivelit të lartë, në mesin e një përçarjeje mes anëtarëve të forumit ekonomik, i cili përfshin vendet anëtare të G-7-s, Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kinën.

Të enjten, një nga zyrtarët indoneziane që po merret me organizimin e forumit, Dian Triansyah Djani, i tha Zërit të Amerikës se zyra e zotit Widodo nuk e kishte informuar atë për një ftesë për zotin Zelenskyy. Ai shtoi se Xhakarta dëshiron që të gjithë të vijnë, përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ashtu si të gjitha vendet që kanë drejtuar më parë G-20-s, Indonezia shpreson të ketë pjesëmarrje të plotë, të të gjithë anëtarëve të grupit”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se nuk ka marrë konfirmim nga qeveria e zotit Widodo në lidhje me ftesën drejtuar zotit Zelenskyy për të marrë pjesë në forum, një sugjerim i bërë nga Presidenti amerikan Joe Biden muajin e kaluar, nëse grupi nuk pajtohej me kërkesën e Uashingtonit dhe aleatëve të tjerë perëndimorë, që Moska të përjashtohet nga G- 20.

“Ne kemi parë njoftime se Presidenti Zelenskyy është ftuar në forumin e G-20-s dhe sigurisht e mirëpresim atë”, u tha gazetarëve të mërkurën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Siç e dini, Presidenti Biden tha muajin e kaluar se Ukraina duhet të ketë mundësi të marrë pjesë. Por ne nuk kemi konfirmim të mëtejshëm përtej njoftimeve mediatike, të cilat sigurisht mendojmë se janë pozitive”, shtoi ajo.

Në postimin e tij në Twitter, zoti Zelenskyy falënderonte gjithashtu zotin Widodo për mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, veçanërisht për pozicionin e qartë në OKB.

Në muajin mars Indonezia mbështeti dy rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që dënonin sulmin e Rusisë në Ukrainë, por abstenoi në votimin e rezolutës së tretë, së bashku me 57 anëtarë të tjerë të OKB-së, rezolutë nëpërmjet së cilës kërkohej përjashtimi i Moskës nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Mision i pamundur

Analistët kanë vënë në dukje se qeveria e zotit Widodo ndodhet përballë një detyre të vështirë për të gjetur konsensus mbi problemet më urgjente ekonomike të botës, ndërsa përpiqet të menaxhojë rivalitetet e reja gjeopolitike të shkaktuara nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Pas aneksimit të Krimesë në 2014, Moska u përjashtua nga Grupi i Tetëshes (G-8), që njihet tashmë si Grupi i Shtatëshes (G-7), G-20 është një grupim shumë më i gjerë, me shumë më tepër interesa konkurruese. Ai përfshin Kinën, e cila mbështet përfshirjen e Moskës në të.

“Mendoj se Indonezia po përpiqet të zgjidhë një mosmarrëveshje”, thotë Gregory Poling i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare i cili hulumton politikën e jashtme të SHBA-ve në vendet e Azi Paqësorit.

“Ata nuk duan, që SHBA-të dhe anëtarët e tjerë të G-7-s të mos vijnë në takim, por gjithashtu nuk duan të vihen në një pozitë, që të mos ftojnë Putinin”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Pas takimit me anëtarët e NATO-s dhe aleatët evropianë në Bruksel muajin e kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi që Kievi të merrte pjesë në takimet e G-20-s në cilësinë e vendit vëzhgues, nëse anëtarët e tjerë nuk arrijnë të bien dakord për të përjashtuar Rusinë.

Presidenti Biden, i cili po ndërton një koalicion global kundër Vladimir Putinit përtej Evropës, nuk ka thënë se do ta bojkotojë takimin e G-20-s nëse udhëheqësi rus merr pjesë në të, por këmbëngul se forumi nuk mund të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asnjë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe ai australian Scott Morrison kanë ngritur gjithashtu shqetësime mbi pjesëmarrjen e Vladimir Putinit.

Dilema e Xhakartës

Dilema e Xhakartës është tregues i ndikimit të konsiderueshëm të Moskës në mbarë botën, duke përfshirë energjinë dhe lidhjet e saj ushtarake me Indonezinë.

Muajin e kaluar, pas trysnisë së fortë perëndimore, Indonezia pezulloi planet që kompania shtetërore e naftës dhe gazit të blinte naftë bruto ruse me çmim të lirë, në mes të rritjes së çmimeve globale të energjisë. Moska ka sasi tepricë nafte, që po ua ofron me një zbritje të madhe vendeve që dëshirojnë të sfidojnë sanksionet perëndimore, duke përfshirë Kinën dhe Indinë. Zyrtarët e lartë indonezianë i kanë bërë rezistencë trysnisë perëndimore lidhur me çështjen e G-20.

“Vendet anëtare duhet të punojnë njëzëri për të krijuar stabilitet dhe prosperitet së bashku”, tha ministrja indoneziane e financave Sri Mulyani Indrawati për shërbimin Indonezian të Zërit të Amerikës javën e kaluar.

“Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për ne, të mbështesim idenë e bashkëpunimit, që duhet të ruhet e që nuk duhet të trajtohet në një mënyrë kaq të thjeshtë, e në dy drejtime”, tha ajo.

Deri më tani Moska nuk ka njoftuar një ndryshim në planet e Presidentit Putin për të marrë pjesë personalisht në forum.

Në fillim të këtij muaji, administrata Biden sinjalizoi se dëshiron që G-20 të diskutojë rreth pasojave ekonomike ndërkombëtare të sulmit rus dhe potencialisht mbi rindërtimin e Ukrainës. Kjo ide ka të ngjarë të krijojë përçarje të mëtejshme në forumin ekonomik.

Në fillim të kësaj jave, ministri koordinues i Indonezisë për Çështjet Detare Luhut Binsar Pandjaitan, i tha Shërbimit Indonezian të Zërit të Amerikës se qeveria e tij do të presë të shohë se çfarë do të ndodhë.

“Askush nuk do të turpërohet”, tha ai. “Kjo është mendoj gjëja më e mirë për t’u bërë”.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota joko widodo lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy joko widodo lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll
Bota 28 Prill 2022, 17:46

Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën?

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donjecku dhe Luhansku – është mesazhi që presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet