LIVE UPDATES
Aktualitet

Xhaçka për VOA: Shqipëria do të kontribuojë në Këshillin e Sigurimit për zgjidhje globale dhe rajonale

11 Qershor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Xhaçka për VOA: Shqipëria do të kontribuojë në

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka tha pas përzgjedhjes së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, duke thënë se vendi do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve për çështje globale, jo thjesht kombëtare apo rajonale. Zonja Xhaçka tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shqipëria do të vazhdojë të angazhohet për çështjen e Kosovës dhe se përfundimi me sukses i dialogut Kosovë-Serbi do të mbyllte një nga kapitujt më tragjikë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit amerikan Joe Biden për korrupsionin, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë tha se e sheh si mbështetje për shqiptarët.

Zëri i Amerikës: Çfarë përfaqëson për Shqipërinë fakti që do të ketë një vend në Këshillin e Sigurimit dhe cilat do jenë prioritetet e Shqipërisë?

Olta Xhaçka: Është vërtet një fitore e diplomacisë shqiptare, është një mundësi e jashtëzakonshme që i është dhënë Shqipërisë pas 65 vitesh të anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara, duke pasur parasysh se shumë vende ende nuk e kanë pasur këtë mundësi në shumë dekada. Besoj se ilustron më së miri, se çfarë përmasash të jashtëzakonshme ka kjo ngjarje për Shqipërinë, për politikën e saj të jashtme, për diplomacinë e saj. Patjetër që jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi pritshmëri realiste për atë që ne mund të arrijmë në Këshillin e Sigurimit në këtë tryezë kaq të rëndësishme të vendimmarrjes globale, përsa i takon paqes dhe sigurisë. Por, patjetër nuk kemi pse të mos jemi ambiciozë dhe optimistë që me një plan të mirë pune, me strategji dhe objektiva të qarta, por edhe një përgatitje shumë të mirë të ekipit që do të na përfaqësojë në këtë mundësi kaq të jashtëzakonshme, ne mund të arrijmë shumë, duke kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve në disa problematika globale, jo më thjesht kombëtare apo rajonale.

Zëri i Amerikës: Zonja Xhaçka, Këshilli i Sigurimit vazhdon të diskutojë rregullisht për Kosovën, megjithëse vendi është në fazë të re. Çfarë qëndrimi pritet nga Shqipëria rreth kësaj çështjeje, si anëtare e këtij Këshilli.

Olta Xhaçka: Çështja e Kosovës, e konsolidimit dhe rritjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, është absolutisht objektiv strategjik dhe interes madhor i Shqipërisë dhe politikës së jashtme të Shqipërisë. Dhe shteti shqiptar ka kontribuar në arenën ndërkombëtare që ky objektiv strategjik të realizohet. Dhe pavarësia e Kosovës është sigurisht jo vetëm interes kombëtar, por edhe kontribut i qenësishëm për paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor. Ky qëndrim i Shqipërisë sigurisht që do të mbetet i pandryshuar dhe jo vetëm tani, por edhe gjatë 2 viteve të pjesëmarrjes në Këshillin e Sigurimit. Dua ta them se Shqipëria dhe ne do të bëjmë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo do të jetë një prioritet i rëndësishëm që avancon paqen e dhe sigurinë. Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, një proces i mbështetur edhe nga BE dhe SHBA, sepse përfundimi me sukses i këtij dialogu, patjetër do të mbyllte një nga dosjet më të vështira dhe më tragjike në Ballkanin Perëndimor, por edhe do t’i hapte rrugë edhe avancimit të integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë dhe patjetër do të ishte edhe kyçi për avancimin njëherësh të pavarësisë së Kosovës dhe hapjes së rrugës për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre, pak ditë më parë Presidenti amerikan firmosi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Sekretari Blinken tha se përfshirja e Shqipërisë bëhet për të goditur më mirë rrjetet e korrupsionit të shtrira në Ballkanin Perëndimor. Duket që Shqipëria deri tani ka dështuar në këtë luftë derisa është futur në këtë listë. Qeveria juaj ka qenë tetë vjet në pushtet dhe tani do të jetë edhe për një mandat tjetër. Çfarë do të bëjë Shqipëria?

Olta Xhaçka: Ajo që unë do të doja të thosha është që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetja për forcimin e demokracive, për konsolidimin e demokracive, për fuqizimin e demokracive është një nga shtyllat e politikës së saj të jashtme dhe ne si shqiptarë e kemi shumë të qartë faktin që kjo mbështetje ka qenë vendimtare duke pasur parasysh që SHBA në çdo moment të tranzicionit tonë na ka mbështetur për të demokratizuar institucionet e shtetit shqiptar, për të fuqizuar dhe konsoliduar demokracinë gjatë këtyre viteve të vështira. Dhe lufta kundër korrupsionit është pjesë shumë e rëndësishme e fuqizimit të demokracisë ndaj dhe besoj që në këtë këndvështrim duhet parë edhe vendimi i fundit, i cili në fakt unë mendoj se duhet përshëndetur…

Zëri i Amerikës: Zonja Xhaçka më falni që ju ndërpres. Le të përqëndrohemi në mënyrë specifike tek Shqipëria dhe asaj që pritet të bëhet pas përfshirjes në këtë listë, në qoftë se është e mundur.

Olta Xhaçka: Unë nuk mund t’ua kthej këtë përgjigje, sepse unë nuk di se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas këtij vendimi. Por besoj që duhet parë në këndvështrimin e një mbështetjeje dhe një vendosmërie të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qenë krahë për krahë shqiptarëve teksa të gjithë ne, edhe ne si qeveri, punojmë për të ndërtuar një demokraci të konsoliduar dhe kjo është ajo që shqiptarët kanë nevojë. Kjo është edhe mbështetja e madhe që Shtetet e Bashkuara na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japin.

Zëri i Amerikës: Çfarë prisni nga takimi i Këshillit Europian që mbahet më 22 qershor? A pritet që këtë herë të hapet konferenca ndërqeveritare?

Olta Xhaçka: Përgjatë kësaj periudhe, që nga vendimi i marsit 2020 kur në fakt Këshilli Evropian miratoi njëzëri hapjen e negociatave të pranimit me vendin tonë, Shqipëria ka miratuar dhe ka implementuar një plan veprimi që mishëron një axhendë të ngjeshur prioritetesh në përmbushjen e të gjitha kërkesave specifike që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe besoj që më kryesoret, reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kanë hapur parimisht dhe konkretisht rrugën e zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas të gjitha pritshmërive, presim që ky vendim të merret brenda presidencës portugeze. Sigurisht që mbetet për t’u tejkaluar ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të cilët të gjithë partnerët tanë evropianë janë duke ndihmuar dhe shpresojmë që me kompromis do ta kapërcejmë dhe këtë moment për të avancuar në këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka samiti i g7 ne angli olta xhacka samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës