Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.
Vuçiç u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”. Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë – shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.
“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.
“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, tha Vuçiç.
UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe. Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.
REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
IZRAEL– Disa kompani ajrore ndërkombëtare thonë se ata janë duke pezulluar përkohësisht fluturimet në aeroportin kryesor të Izraelit pranë Tel Aviv për shkak të...
TURQI- Nën presidenti turk, Fuat Oktay është shprehur se Izraeli është kthyer në një shtet terrorizmi. Hurriyet shkruan se Oktay ka thënë që Palestina është një...
KOSOVË– Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID.Kosovarët deri ...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 103 të tjer...
ITALI-Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në Itali ka gjobitur Google me 100 milionë euro për mbylljen e aplikacionit për smartphone që ofron rimbushjen e au...
GREQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka kërkuar ndihmë Greqisë për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë. Protothema shkruan se gjatë vizitës...
KOSOVË-Procesi i vaksinimit në Kosovë nuk ka vazhduar ditën e sotme për shkak të festës së Fitër Bajramit.Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar pë...
GAZA-Raketat e hedhura nga Izraeli kanë goditur ditën e sotme në Rripin e Gaztës një ndërtesë banimi si dhe dy banka. Anadolu Agency shkruan se Al-Walid, një nd...
BRITANI-UNICEF i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj në vendet më të prekura deri në mes të verës për të parandaluar përh...
GAZA- Sulmet mes Palestinës dhe Izraelit sa po vijon dhe po vazhdojnë të jenë edhe më të ashpëra. Nga videoja e postuar nga The Guardian, shihen raketat që dy v...