Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vuçiç: Nuk duam konflikte në Ballkan, shqiptarët do hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime (VD)
10 Nëntor 2019, 12:21Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut/ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe tha se shqiptarët mund të hynë vetëm me letër njoftime në Serbi.
“Në dy vite nuk do të kuptohen ndryshimet që janë bërë. Do të ketë kursime për Shqipërinë. Maqedoninë dhe Serbinë. Plani është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Jam krenar për këtë marrëdhënie të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Duam të lëvizim në një ambient të mirë dhe jo në një ambient konfliktesh. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë. Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe mora 12 herë më pak vota. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen”, tha Vuçiç.
Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJILAN- Djaloshi nga Gjilani, Rinor Rrahmani, i cili edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, është shumë i përkushtuar në punën që bën. Ai ka hapur dy...
SHBA- Një modele e Playboy, Lauryn Elaine, ka përjetuar momente të frikshme, teksa ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpi.Sipas raportimt të “Fox News” ajo ...
Kosovë- Ditën e djeshme pati të shtëna me armë zjarri në lokalin e natës “Duplex” në qendër të Prishtinës. Mësohet se Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e siguri...
PRISHTINË- Ai kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kishin qenë të armatosur. Grupi i Astrit ...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për Samitin e Ohrit dhe shprehet se ka refuzuar ftesën për të qenë i pranishëm. Në një postim...
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka kritikuar Iranin për ndalimin e inspektores së Agjencisë së Mbikqyrjes Bërthamore të KB dhe e kanë cilësua si...
KINË- Një vizitor në një fshat në jug të Kins ka mbetur i habitur kur ka parë një peshk që duket se ka fytyrë njerëzore. Pamjet e tij tregojnë fytyrën e kr...
KOLUMBI- Një mace është treguar mjaft e vëmendshme dhe e shpejtë. Ajo ka arritur të shpëtojë një fëmijë 1-vjeçar duke bërë që ai të mos rrëzohet nga shka...