LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës/ 12 vite burg për 15-vjeçarin, i mituri: Më rrahën në Polici

9 Prill 2022, 16:07 Nga DOSJA
Vrasja e Endri Mustafës/ 12 vite burg për 15-vjeçarin, i

Pasi hoqi dorë së bashku me familjarët e tij nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndaj 15-vjeçarit Ergys M kërkohen 12 vite burgim nga prokuroria e Shkodrës. I mituri akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Endri Mustafës. Vetëm dy muaj pasi 15-vjeçari, Ergys.M. dhe familjarët e tij, hoqën dorë nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe dolën nga programi i ruajtjes nga shteti, prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin e të miturit me 12 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Endri Mustafës.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori Gëzim Spahiu, i cili duke parë rrethanat e moshës se të pandehurit dhe ligjit procedurial për të miturit, në këtë rast nuk mund të kërkonte më tepër se 12 vite burgim. 15-vjeçari Ergys. M., akuzohet vetëm për nxjerrjen në pritë tek disa persona të tjerë të paidentifikuar, që më pas kanë bërë vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në mesnatën e 14 Majit 2021.

Pas arrestimit, fillimisht Ergys.M., u ka treguar policisë së Shkodrës se ka qenë së bashku me Endri Mustafën, duke ecur në zonën e Livadhes.

“…papritur na ka dalë para Ibrahim Lici, dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Endri u shtri, në tokë duke i thënë “…aman mos më vrit pas Zotin, se kam fëmijë…”. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë: “…qofsh i xhenetit…”. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes…”, ka treguar Ergys.M.

Por kjo dëshmi është kundërshtuar nga vetë i mituri i pandehur, 1 muaj pasi ai ishte arrestuar. Në këtë material gjyqësor të siguruar nga “Ora News”, i mituri i tregon Gjykatës së Shkodrës se ai ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, për të pohuar thënie të tilla, me qëllim rëndimin e pozicionit të Ibrahim Licit dhe në këmbim të kësaj lirimin e menjëhershëm të tij nga burgu.

“…prokurori, bashkë me oficerin Luanin më kanë rrahur, më kanë rra me shkop gome në thundrat e kambës, më kanë rra shpulla e më kanë kap prej fyti. Oficeri i policisë më tha në sy të babës, firmos njëherë që mos rëndohet dhe masanaj të dali. Edhe prokurori më ka thënë firmos këto letra. Ndërsa psikolog gjatë marrjes në pyetje, nuk kam pasur dhe as avokat. Kam kërkuar avokatin tim, por jo më thanë se ta sjellim ne avokatin. Kam firmosur këto letra dhe më kanë çuar në burgun e Kavajës. Unë s’kam lidhje me ngjarjen dhe dua të dal prej mbrojtjes. Unë s’kam lidhje as me ngjarjen. Unë atij djali vetëm një qengj i kam shitur. Më ka dhënë 40 mijë lekë dhe të tjerat më tha hajde merri më vonë. Kam shkuar më vonë, kam marrë lekët dhe kam ik në shtëpinë teme…”-ka deklaruar në gjykatë Ergys.M.

Endri Mustafa, person me precedentë penalë rezultonte i zhdukur prej tre ditëve, u gjend në 17 maj 2021 i vrarë me 6 plumba në periferi të Shkodrës. Ai ishte qëlluar një herë në gojë, ndërsa kishte edhe dy plumba të tjerë në kokë dhe tre në gjoks. Të gjitha goditjet ndaj viktimës janë kryer nga afër. Trupi i të riut u gjet i hedhur në zonën e Livadheve në Lagjen “Guerrile” pranë brigjeve të liqenit, ndërsa shumë pranë viktimës policia sekuestroi dhe një pistoletë.

Marrë nga OraNews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa gëzim spahiu endri mustafa gëzim spahiu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës