Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vrasja e aziatikëve në Atlanta, ligjvënësit: Diskriminimi dhe dhuna ndaj tyre ka arritur pikën kulminante
19 Mars 2021, 07:23Nga DOSJA
SHBA- Ligjvënësit dhe udhëheqësit aziatiko-amerikanë kanë paralajmëruar vendin për protesta të shuma, nëse dhuna dhe vrasjet e këtij komuniteti nuk marrin fund. Tre ditë pas vrasjes së 8 personave në Atlanta ku 6 prej tyre ishin aziatikë, The Guardian shkruan se, gjatë një mbledhje të këtij komuniteti, ligjvënësit deklaruan se diskriminimi dhe dhuna kanë arritur kulmin dhe se duhet që të marrin fund.
“Ajo që ne dimë është se kjo ditë po vinte. Komuniteti Aziatiko-Amerikan ka arritur një pikë krize që nuk mund të injorohet,” tha kryetarja e Grupit Kongresit Aziatik Paqësor Amerikan Judy Chu.
“Komuniteti ynë po gjakoset. Ne kemi dhimbje. Dhe për vitin e fundit, ne kemi bërtitur për ndihmë,” tha një tjetër anëtar i këtij komuniteti, Grace Meng.
Seanca dëgjimore për të shqyrtuar diskriminimin anti-aziatik në më shumë se tre dekada, ishte planifikuar javë më parë. Por shitimi i rasteve të pandemisë kanë bërë që ajo të mbahej më vonë, ndërkohë që ajo mori një urgjencë të shtuar pas të shtënave masive që la aziatiko-amerikanët në Atlanta.
Por çfarë ndodhi në Atlanta 3 ditë më parë?
Tre ditë më parë në Atlanta 8 persona u vranë nga një person. Sipas raporteve të policisë 6 nga 8 viktimat ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë. FBI-ja, e cila po merret me zbardhjen e ngjarjes ka nxjerr si dyshim, për vrasjën urrejtjen e personave aziatiko-amerikanë.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në d...
Enti rregullator evropian i ilaçeve arriti të enjten në përfundimin se vaksina e AstraZenecas kundër koronavirusit ofron një përfitim shumë më të madh se...
LETONI– Letonia dhe Lituania do të rinisin të premten përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, kanë njoftuar ministritë e Sh...
Enti rregullator evropian i ilaçeve arriti të enjten në përfundimin se vaksina e AstraZenecas kundër koronavirusit ofron një përfitim shumë më të madh se...
PRISHTINË– Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama n...
FRANCË– Parisi dhe 16 rajone të tjera të Francës do të futen në karantinë, që prej ditës së nesërme, pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.Lajmin e ...
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte bisedime publike në internet me Presidentin amerikan Joe Biden të premten ose...
ITALI- Pas vendimit të EMA se vaksina AstraZenec, është efektive dhe e sigurt, Italia që prej ditës së nesërme do të rinis vaksinimin e popullsisë.Lajmi u bë pu...