LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja barbare e tifozit grek/ 8 të arrestuarit dalin në gjyq, ‘zbulojnë’ autorin

7 Shkurt 2022, 08:29 Nga DOSJA

GREQI8 personat e arrestuar për vrasjen makabër me kosë të të 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos u sollën sot në gjykatën e Selanikut për t’u përballur me akuzat për krimin tronditës të 1 shkurtit zonën e Charilaou në Selanik. Ata u sollën nga forca të shumta policie në godinën e gjykatës së Selanikut Përcjellja e tyre është pritur me urrejtje dhe sharje nga familjarë të Kampanosit, të cilët i ofenduan huliganët e PAOK-ut me fjalët “vrasës dhe bastardë”.

Në sallën e gjyqit, 8 ultrasit e tifogrupit “Bicepsi i Veriut” deklaruan se vrasësi i studentit Kampanos është një 21-vjeçar grek. Fotoja e tij është shpërndarë në rrjetet sociale. Të ndaluarit thanë se ai e goditi me thikë Alkisin.

Megjithatë, hetimet tregojnë një tjetër variant të vrasjes së tifozit të Arisit të Selanikut. Kampanos u godit me kosë dhe levë nga dy persona: një 20 vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar grek.

Sot, gjykata e Selanikut vendosi afat deri të mërkurën për 8 të arrestuarit që të pranojnë pendesën për krimin e kryer. Ata u shoqëruan me forca të shumta policie drejt burgut.

Babai i Alkis Kampanos u shpreh në një intervistë për ERT se nuk ka urrejtje për personat që vranë të birin. Ai kërkoi që ky kist i huliganizmit në Greqi të shërohet përfundimisht. Ndër të tjera, ai propozoi që dy skuadrat e Selanikut PAOK dhe Aris të zhvillojnë një ndeshje në kujtim të djalit të tij të vdekur.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinj?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen Arisi i Selanikut. 23-vjeçari shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) akuzohet si personi i mori jetën studentit 19-vjeçar.Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Javën e kaluar, ai u dënua me 5.4 vite burg për posedim të sendeve të dhunshme si: thika, shufra hekuri, doreza, etj. Ato u gjetën pas ngjarjes në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut (Bicepsi i Veriut). çarçiu i refuzoi kategorikisht të kishte lidhje me këto sende, edhe pse në xhepat e tij u gjetën çelësat e saj. Ai rezulton të ketë dhunuar së bashku me disa huliganë të PAOK-ut një ish-kryebashkiak të Selanikut. 

Dje policia e Greqisë sekuestroi armën e krimit me të cilën u ekzekutua Kampanos. Ajo rezultoi të ishte një kosë me gjerësi tehu 15 cm. Gjithashtu, u arrestuan po dje 8 persona, ku mes tyre është një dhe 20-vjeçar shqiptar. Sipas të dhënave policore, ka prej tyre kanë kryer vepra të lehta penale. Në kërkim janë ende edhe dy persona, një nga Athina dhe shqiptari i cili është në arrati. 20-vjeçari, Rogers Demirazi deri më tani nuk akuzohet për vrasje, por dyshohet se ka marrë pjesë në masakrimin me thika të të riut grek në mes të Selanikut, ndaj është vënë në kërkim.

Në mesin e personave të ndaluar është dhe një ish-futbollist, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, vetëm inicialet, G.K. Ish-futbollisti i arrestuar, dyshohet se luante ‘rolin’ e shoferit. Tashmë punonjës në një filial të një zinxhiri të njohur këpucësh, ish-futbollisti priste në mjet shokët e tij. Mediat greke shkruajnë se të dyshuarit mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e grekut dhe kanë plagosur dhe dy persona të tjerë në orët e para të 1 shkurtit në zonën e Charilaou.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e Alkis, avokati i shqiptarit: Është i penduar por nuk mori pjesë në vrasje

Huliganët i vranë të birin, babai i Alkis Kampanos: Ky kist duhet të shërohet

Avokati i Alkis: Shqipëria s’na e sjell të dyshuarin, ai nuk vjen kurrë

Vrasja me kosë e Kampanos, afat për pendesë deri të mpër 8 arrestuarit

‘Ka video’/ Shokët ‘spiunuan’! Kush është 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Alkis?

Kush e goditi me thikë Alkisin? Dëshmitë e bashkëpunëtorëve: Ishte 21-vjeçari

VD- Vrasja e Alkis/ TENSIONE në Gjykatën greke, qytetarët ofendojnë të ndaluarit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës