Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vokshi takim me gratë demokrate: Modeli qeverisës i Edi Ramës duhet të marrë fund
15 Shkurt 2019, 09:34Nga DOSJA
TIRANË- Deputetja e Partisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me grate dekomrate në disa qytete në veri, ku tha se ky është modeli qeverisës që Edi Rama promovoi që në ditën e parë të qeverisjes së tij.
“Dhe këtë model e përçon kudo. Në Kavajë, kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë”, tha Vokshi nga Kukësi.
Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t’i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme.
“Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t’i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lekë. Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës ai do të mundohet që t’i blejë qytetarët dhe të ruajë karriken e pushtetit”.
Zonja Vokshi takoi gratë dhe vajzat edhe në Lezhë. Nga aty së bashku me deputeten Lindita Metaliaj bënë thirrje që gratë t’i bashkohen protestes së 16 shkurtit, për të ardhmen e fëmijëve te tyre.
“Ti’ japim fund këtij regjimi diktatorial. Të marrim në dorë fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Të mos lejojmë që një dikator, një sundimtar të vendosë për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne kemi lindur këtu, duam të jetojmë këtu. Duam të rrisim fëmijët këtu me nder dhe dinjitet”, tha Metaliaj.
Data 15 shkurt u theksua nga Vokshi si dita e fundit ku presim që Edi Rama të largohet, ose përkundrazi, tha ajo, jemi ne që duhet të marrim fatet tona e të fëmijëve tanë në dorë.
Takimet e deputeteve janë zhvilluar në kuadër të ftesës që po i bën opozita qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Liria e medias në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) dhe Evropën Juglindore (SEE) në veçanti ka parë një rënie të përgjithshme, ndërsa përpjekj...
KORCE- Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, është liruar nga burgu. Mësohe...
Pasi Gent Cakaj mori drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashme ka ndryshime edhe në njoftimet që dërgon ky institucion.Në njoftimin e parë që minist...
Studentët ende denoncojnë problemet që kanë në fakultetet për taksat vjetore dhe detyrimet ndaj provimeve të mbartura.Së fundmi një studente e Fakultetit të Gju...
Mbrëmjen e djeshme analisti Fatos Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u shpreh se solidarizohet me deputetin Edi Paloka për ngjarjen që ndo...
Rradhë të gjata kilometrike janë regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Morinës. Kjo ka bërë që të mjetet e tonazhit të rëndë, të presin në rradh...
GREQI– Drejtësia ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë, të cilët ndodhen pas hekuarve në burgun e Koridalos. Sipas raportimit të medieve greke ata...
Një 24-vjeçare shqiptare do të përfaqësojë rininë suedeze në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.E reja shqiptare, Vlora Makolli është e njohur në qyteti...
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bushat, ku një automjet dhe një fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë, i plagosur rëndë ka mbet...
GREQI– Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadi, i cili mbeti i vdekur gjatë një grabitjeje me armë që ndodhi një vit m...