Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.
Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit dhe falenderoi rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe të gjithë ata që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.
Kjo është hera e parë pas një viti gjatë pandemisë, që besimtarët mblidhen lirisht në shesh në numra kaq të shumtë, ndonëse kufizimet mbrojtëse ndaj Covid ende nuk janë hequr.
Një pjesë e madhe e klerikëve dhe besimtarëve mbajtën maska në hundë gjatë faljes.
Kjo mendohet se është edhe hera e fundit që Bajrami festohet në sheshin Skënderbej, sepse xhamia e re Namasgjasë është në përfundim të ndërtimeve.
Për shumë vite besimtarët myslimanë kanë patur mirëkuptimin e autoriteteve dhe opinonit qytetar kur janë falur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Skënderbej, sepse nuk kanë patur një xhami të madhe për festa të tilla.
Me ndërtimin e xhamisë së re pranë rrugës së Elbasanit kjo gjendje do të përmirësohet dhe kushtet e besimtarëve do të jenë më të mira.
Gjatë festës së sotme ndodhi edhe një incident, që për pak sekonda mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë.
Besim G, 40 vjeç, hyri sot i lagur me benzinë në sheshin Skënderbej në mesin e besimtarëve të shumtë myslimanë, që po festonin Fitër Bajramin.
Ai u bllokua fillimisht nga besimtarët në përpjekjen për t’u vetëdjegur, duke thirrur “S’ka Zot” dhe më pas u ndalua nga policia.
Gjatë shoqërimit nga policia ai thoshte se ka 22 vjet që përpiqet të mbijetojë, motivet e tij ende nuk janë të qarta, policia tha se nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Momenti kur Besim Grosha u lye me benzinë pak momente pas faljes së namazit në sheshin ‘Skëndërbej’ është kapur nga fotografi Franc Zhurda.40-vje&c...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë dhe Drejtorinë e Rrugëve Rajoni Ve...
BRITANI– Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive ...
TIRANË– Besim Grosha është 40-vjeçari i cili tentoi të vetëdigjet mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Namazit në Tiranë.Mësohet se Grosha është me pro...
TIRANË– Reperi Marin i cili humbi mikun e tij të ngushtë, Mehmet Qema, ka ndarë në ‘Insastory’ një foto të të gjithë miqve që e përcollën në banesën e fund...
TIRANË– 100 milion lekë nga fondi i shtetit do të ndahen për promovimin e turizmin në vendin tonë, në prag të sezonit turistik. Në një vendim të marrë në m...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj u ka dalë kundër shokëve të tij, të cilët sipas tij, janë fajtorët e vetëm për vdekjen e Mehmet Qemës, i cili u qëllua...
ITALI- Kardinali Ernest Troshani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit. Në një video të siguruar nga Dosja.al, kardinali ka thënë se feja...
MAQEDONI E VERIUT- Personat që kaën ekzekutuar Kamer Idrizin ishin në një automjet të llojit “Jeep” me ngjyrë të zezë. Mediat maqedonase shkruajnë se ky është i...
MAQEDONI E VERIUT- Kamer Idrizi i cili u ekzekutua një natë më parë teksa dilte nga parking në qendër të Shkupit kishte humbur edhe një vëlla. Rrjetet sociale t...