Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VOA: Ish-deputeti Muslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie
5 Janar 2022, 19:56Nga DOSJA
TIRANË – Në Shqipëri policia ka paditur në prokurori ish-deputetin Muslim Murrizi për fshehje të pasurisë, transaksione dhe depozitime të dyshimta parash, me qëllim pastrimin e tyre.
Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, thuhet në kallzimin e policisë, kanë kryer transaksione të dyshimta në vlera afro 734 mijë euro, vetë dhe përmes subjekteve që zotërojnë, në disa banka.Veprimet e dyshimta bankare në shuma të konsiderueshme janë kryer gjatë një periudhe 13 vjeçare nga dhjetori 2008 deri në qershor 2021.
“Këto veprime financiare janë kryer vet zoti Murrizi, nga persona të tretë, kalime të hollash mes llogarive të shtetasit, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, “Murrizi 2009” dhe tërheqje cash” – thuhet në dokumentat e paraqitura nga policia.
Në dokumenta përshkruhen veprime të dyshimta bankare për blerjen e një automjeti 8 vjet më parë 78 mijë euro në favor të një subjekti, transferta dhe kreditime prej 515 mijë euro si dhe këste kredie mijëra euro për blerje apartamenti. Një seri veprimesh të dyshimta janë kryer në një tjetër llogari bankare sërsih për blerje automjeti dhe apartamenti në shuma dhjetëra mijëra euro, ku depozitojnë “cash” familjarë të ish deputetit Murrizi në favor të tij.
“Këmbime valutore, kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, tërheqje në cash”, përshkruan policia një larmi veprimesh bankare të dyshimta me dhjetëra mijëra euro, të cilat kalojnë në përfitim të ish deputetit Murrizi, herë si ortak, herë si kthim kontributesh, duke tërhequr vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme, që duhen hetuar.
Ish deputeti Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat në mediat vendase, duke kujtuar se pasuria e tij është e deklaruar dhe se dokumentat janë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Murrizi ka theksuar se ka qenë dhe mbetet i hapur ndaj drejtësisë, ku në ngjarje të viteve më parë ka marrë pafajësi nga gjykata. Denoncimi prej shumë faqesh i policisë është tashmë në zyrat e prokurorisë, e cila pritet të thotë fjalën e saj.
TIRANË – Ish-deputeti i opozitës Myslim Murrizi reagoi ashpër në profilin e tij pas lajmit se është kallëzuar në Prokurori nga Policia e Shtetit për ...
TIRANË – Të dhëna të reja kanë dalë në lidhje me kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik ndaj ish-deputetit të opozitës Myslim Murrizi, i c...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se qeveria e tij është e korruptuar. Pyetjes së një qytetari se kur do të vijnë në pushtet politik...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se satelitët shqiptarë do të vendosen në funksion gjatë pranverës. Në komunikimin online me qyte...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka në plan që të mbyllen shkollat edhe pse varianti Omicron ka mbërritur në vend. Gjatë një dalje ‘...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shtimi i rasteve të reja me Covid në vend janë si pasojë e mos shtërngimit të masave si dhe të variantit Omic...