LIVE UPDATES
Sport

“Vllazninë nuk e dënova unë”, drejtori Olsi Rama, në 360 gradë: CAS-i, tifozët, stadiumi i ri, sezoni dhe objektivat e

17 Dhjetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Vllazninë nuk e dënova unë”, drejtori Olsi Rama,

TIRANE – Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka dhënë një intervistë për “Sport News” sot në “News 24”. Drejtori i të kuqve ka folur për disa çështje, si ajo e CAS-it, tifozët, dënimi i Vllaznisë, por edhe sezoni aktual i Partizanit. Rama gjithashtu u shpreh se dënimi i dhënë nga Federata për Vllazninë nuk erdhi nga deklarata e bërë prej tij, por shprehet se e tha atë në mënyrë që të gjitha skuadrat të jenë në pozita të barabarta.

Vendimi i KAS-it? “Që në momentin që pamë se situata po bëhej serioze, morëm dy firma të forta. Një avokat të Romës dhe një të Hernan Krespo. Arritëm të bindnim avokatët se çështja ishte e saktë. Donim të vinim në vend disa rregulla të FIFA-s. Unë besoj se do fitojmë. Puna e avokatëve ishte shumë e mire, duke treguar të vërtetën, sesi Partizani veproi për transferimin e Çinarit. Morëm informacionin e nevojshëm, nëse kishte njoftim zyrtar për kalimin e Çinarit te skuadra ku pretendohet. Edhe te arbitrazhi arritën ta kuptojnë atë që kërkonim ne. Besoj se përgjigjja vjen para Krishtlindjeve ose ndoshta para vitit të ri”.

Dëmshpërblim nga FIFA? “Duam të fitojmë këtë çështje. Unë i kam bërë të ditur se Partizani nuk ka asnjë çështje në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Në një vend si Shqipëria nuk mund të ndodhë gjithçka. Ne jemi një klub model. Ne po bëjmë një punë të mirë edhe pa merkato. Me Dajën dhe stafin flasim rregullisht. Me marrjen e vendimit do të shikojmë ku mund të lëvizim”.

Dënimi i Vllaznisë? “Vendimi i Federatës nuk ka lidhje me deklaratën time. Unë e kam sqaruar, që e vetmja arsye që e thashë atë nuk kishte të bënte me ndeshjen, por me ndershmërinë, pasi siç i respekton Partizani, t’i respektojnë edhe të tjerët. Skuadrat duhet të jenë të gjitha njësoj. Do doja tifozë, por është e pamundur diçka e tillë dhe duhet të respektojmë rregullat. Nuk ishte qëllimi ime të dënohej Vllaznia, pasi ato 200 mijë lekë mund t’i merrte ndonjë futbollist që ka nevojë”.

Tifozët në stadiume? “Mendoj që është shumë e rëndësishme shëndeti në këtë situatë. Është shumë i rëndësishëm respektimi i rregullave që janë vendosur. Jemi në pikun e infektimeve dhe nuk mendoj se duhet të kthehen tifozët. Situata është e tillë, pasi kemi një kulturë për mosrespektimin e rregullave. Shumë njerëz flasin se çfarë ndodh në lokale dhe kjo është përgjegjësia e vetë njerëzve. Shpreh keqardhje që Vllaznia është gjobitur, por është një shenjë, që të vihen të gjitha ekipet në barazi. Marrëdhënia me tifozët është shumë e mirë. I kthej mbrapsht kur duan të kthehen në stadium. I falënderoj që na ndjekin në transferta”.

Sezoni aktual? “Deri tani është një sezon shpresëdhënës. Ka të bëjë me vendosjen e një disiplinë si jashtë dhe brenda fushe, Kemi parë një Partizan, që në shumë ndeshje ka luajtur mirë. Sezon pak anormal, përveç mungesës së tifozëve, ishte edhe bojkoti, i cili i lodhi së tepërmi lojtarët. Janë zhvilluar 8 ndeshje, të cilat kanë pasur luhatjet e tyre, por ekipi ka treguar se di të luajë dhe mund të luajë. Asnjë ndeshje nuk i ngjason tjetrës. Ne bëjmë garë me veten tonë që të përmirësohemi ende. Nëse del një ekip që është më mirë, ne i japim dorën”.

Objektivi? “Objektivi nuk vendoset nga CAS. Objektivi është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”.

Stadiumi i ri? “Mezi presim të nisin punimet. Kanë ngecur për disa kleçka burokratike. Duhet të fillojnë menjëherë punimet për kanalizimet. Sapo të rifillojnë punimet do të fillojë edhe shtrimi i terreneve. Do të doja që të kishim filluar, por shpresoj që të paktën disa ndeshje të këtij sezon, t’i zhvillojmë aty”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ceshtja cinari n e cas denimi i vllaznise drejtori olsi rama mungesa e tifoze objektivat e partizanit partizani stadiumi i ri vendimi i cas ceshtja cinari n e cas denimi i vllaznise drejtori olsi rama mungesa e tifoze objektivat e partizanit partizani stadiumi i ri vendimi i cas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet