LIVE UPDATES
Bota

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

13 Janar 2022, 12:47 Nga DOSJA
‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter Singer

SHBA – Novak Xhokoviçnjë nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian OpenXhokoviç, që e ka fituar herë kupën e këtij turneu, refuzoi të tregojë provat se ishte vaksinuar kundër Covid-19 është një kriter i detyrueshëm për cilindo që do të hyjë në Australi.

“Nuk do ta zbuloj statusin tim nëse jam vaksinuar apo jo”– deklaroi ai për gazetën serbe Blic,duke e quajtur atë “një çështje private, dhe një hetim të papërshtatshëm”. Ndërkohë familja e Dejl Uiks vdiq muajin e kaluar në moshën 78-vjeçare, nuk do të ishte dakord me këtë qëndrim.

Uiks ishte një pacient në një spital të vogël në Ajouanrurale në SHBA, duke u trajtuar për njësepsis (mosfunksionim i një organi si pasojë e mbireaksionit të sistemit imunitar në përgjigje të një infeksioni)Spitali synonte ta transferonte në një spital më të madh ku mund të operohej.

Por një shtim drastik i numrit të pacientëve me COVID-19, thuajse të gjithë të pa vaksinuar, bëri që të mos kishte asnjë krevat rezervë. U deshën 15 ditë që Uiks të mund të transferohej diku tjetër, por deri atëherë ishte tepër vonë. Ai u bë një nga viktimat e shumta indirekte të Covid-19.

Pra njerëz që nuk u prekën nga koronavirusi, por  vdiqën pasi të tjerët po shfrytëzonin burimet e pakta të kujdesit shëndetësor, dhe sidomos shtretërit në repartet e kujdesit intensiv. Vajza e tij tha:“Gjëja që më mërzit më shumë është vendimi egoist i disa njerëzve për të mos vaksinuar, dhe shpërfillja totale sesi kjo gjë ndikon tek një grup më i madh njerëzish. Kjo është pjesa që e kam vërtet  vështirë për ta përtypur.

Muajin e kaluar, Rob Dejvidson, një mjek i repartit të urgjencës në një spital në Miçigan, shkroi një artikull për “NewYork Times”, që ofronte një panoramë të detajuar të jetës në një spital që kishte qenë vazhdimisht pranë kapacitetit maksimal për disa javë.

Shumica e pacientëve ishin me Covid-19, dhe 98 për qind e atyre që kishin nevojë për kujdes intensiv ishin të pa vaksinuar. Ajo që ndodhi me Uiks po ndodhte gjithashtu edhe në spitalin ku punon Dejvidson:Ata që kishin nevojë për trajtim më të specializuar nuk mund të transferoheshin në një spital më të madh, pasi gati çdo spital në rajon ishte tashmë plot.

Davidson nuk e sheh dot zgjedhjen për të mos u vaksinuar si një çështje private. “Qasja e tyre i detyron pacientët me apandesit të shpërthyer apo kocka të thyera të presin me orë të tëra në departamentin tim të urgjencës; shtyn operacionet për shumë njerëz të tjerë, dhe i vendos në pozita shumë të vështira mjekët dhe infermierët”.

Deri më sot ka pasur një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm,kundërshtim të cilin unë kam argumentuar se është i gabuar. Me variantet e mëparshme, të pa vaksinuarit kanë më shumë gjasa  të infektojnë të tjerët.

Me variantin më infektues Omicron, shkalla në të cilën vaksinat aktuale reduktojnë infeksionin dhe aftësinë për të përhapur virusin, është më pak e qartë. Por ne e dimë se vaksinimi redukton ashpërsinë e sëmundjes, dhe për rrjedhojë edhe nevojën për shtrimin në spital.

Për situatën që përshkroi Dejvidson, dhe që fëmijët e Uiks besojnë se çoi në vdekjen e babait të tyre, ekziston një zgjidhje tjetër, e cila respekton si vendimet e atyre që zgjedhin të mos vaksinohen, por kërkon që ata të përballen me pasojat e zgjedhjes së tyre.

Spitalet që janë në kapacitetet e tyre maksimale apo afër tyre, duhet ta paralajmërojnë popullsinë se pas një date të caktuar-një afat që mund t’u japë kohën e mjaftueshme njerëzve që të vaksinohen plotësisht – ata do tu japin përparësi pacientëve të vaksinuar ndaj pacientëve të pa vaksinuar ndaj Covid-19.

Pas datës së shpallur, kur një pacient i vaksinuar dhe i pa vaksinuar me Covid-19 kanë nevojë për shtratin e fundit të disponueshëm në repartin e kujdesit intensiv, aty duhet të vendoset  pacienti i vaksinuar. Nëse shtrati i fundit në këtë repart i jepet një pacienti të pa vaksinuar, pasi në atë kohë nuk kishte njeri tjetër që kishte nevojë për të, dhe më pas mbërrin një pacient i vaksinuar me nevojë më të madhe ose të barabartë me të parin, shtrati duhet tjepet pacientit të vaksinuar.

Pacienti i pa vaksinuar, apo familja e atij, mund të kundërshtojnë. Por nëse lëvizja është në përputhje me një politikë të shpallur më parë, dhe të gjithë kanë pasur mundësinë të vaksinohen përpara se të hynte në fuqi kjo politikë, njerëzit që bëjnë zgjedhje që ka të ngjarë të dëmtojnë të tjerët, dhe  janë paralajmëruar mbi pasojat e këtyre zgjedhjeve, duhet marrin përgjegjësi për to.

Natyrisht spitalet me kapacitet të mjaftueshëm, duhet të vazhdojnë të trajtojnë sa më mirë pacientët e pa vaksinuar që janë prekur nga Covid-19. Pavarësisht nga sforcimet shtesë për stafin spitalor, të gjithë duhet të kenë dhembshurinë e mjaftueshme për tu përpjekur të shpëtojnë jetë, edhe kur kanë përballë njerëz që kanë bërë zgjedhje idiote dhe egoiste.

Duhet të ketë përjashtime për ata pak pacientë për të cilët vaksinimi nuk është i këshilluar për arsye mjekësore, por jo për ata që pretendojnë se kanë arsye fetare. Asnjë nga fe e mëdha nuk e refuzon vaksinimin, dhe nëse disa njerëz zgjedhin ti interpretojnë besimet e tyre fetare si justifikime për të shmangur vaksinimin, atëherë duhet të jenë ata, dhe jo të tjerët, që duhet të përballen me pasojat.

Një politikë e tillë ka të ngjarë të rrisë normat e vaksinimit, nga e cila do të përfitojnë si të pa vaksinuarit po ashtu edhe të vaksinuarit, dhe do të shpëtojë shumë jetë, ashtu siç kanë shpëtuar deri tani ligjet për vaksinimin e detyrueshëm,duke rritur numrin e personave të vaksinuar.

Por edhe nëse politika nuk mund të bindë më shumë njerëz të vaksinohen, të paktën më pak njerëz do të vdisnin nga problemet shëndetësore mbi të cilat nuk kanë kontroll, vetëm sepse të tjerët që e konsiderojnë vaksinimin si një zgjedhje personale e refuzuan atë me egoizëm, dhe përdorin burime të pakta që janë  nevojshme për të shpëtuar jetë. (Project Syndicate)

Shënim: Peter Singer, profesor i bioetikës në Universitetin e Prinstonitdhe themelues i organizatës jofitimprurëse The Life You Can Save.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota peter singer project syndicate peter singer project syndicate

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet