Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Viktimat e aksidentit në Kroaci, trupat shkojnë nesër në Kosovë, Latifi: Dy prej tyre duhet tu bëhet autopsia
27 Korrik 2021, 16:55Nga DOSJA
KOSOVË- Dy nga 10 viktimat e aksidentit të dy ditëve më parë do t’i nënshtrohen autopsisë, për shkak se nuk kanë dalë familjarë që t’i identifikojnë. Këtë gjë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ditën e sotme, u kthye nga Kroacia. I pyetur nga KosovaPress, Latifi tha se ditën e djeshme vizitoi spitalin ku qytetarët e aksidentuar po trajtohen.
“Janë dy qytetarë nga komuna e Rahovecit të lënduar, janë nënë e bijë, të cilat po trajtohen në spitalin e Sllavonski Brod. Kam arritur t’i shoh, t’i vizitoj, por edhe pacientët e tjerë të cilët po trajtohen në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe të veçantë nga ana e gjithë personelit të qytetit Sllovanski Brod. Gjendja e të lënduarve është stabile. Natyrisht dje janë lëshuar 27 nga të lënduarit. Edhe 15 janë duke e marrë trajtimin shëndetësorë… Dy pacientë llogariten që e kanë gjendjen shëndetësore më serioze, por sipas informacioneve të mjekëve ata janë në intensivë por gjendja është stabile”, shprehet Latifi për KP.
Në lidhje me trupat e pajetë ai tha se ata nesër në mëngjes pritet që të kthehen në Kosovë, dhe se varrimi i 8 oprej tyre do të bëhet nesër, ndërsa për dy viktimat e tjera që nuk janë identifikuar duhet që të presin përgjigjet e autopsisë.
“Ne po besojmë që nesër ata do të arrijnë të kthehen në mëngjes në Kosovë dhe po besojmë që varrimi i tetë viktimave të këtij aksidenti të bëhet nesër. Ndërsa, i Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës për shkak se duhet një konfirmim i forenzikës që të merren mostrat për analizat e ADN-së, sapo të konfirmohet gjithçka dhe të kthehen analizat e ADN-së, mund të shtyhet varrimi për një ditë… Për shkak se askush nga familjarët e këtyre dy familjeve nuk ishin në vendin e ngjarjes ose në spital. Kontakti i këtyre dy familje e ka qenë i paarritshëm me institucionet e shtetit kroat, me ambasadën tonë në Kroaci. Unë isha përfaqësues edhe i këtyre dy familjeve. Ata e kanë konfirmuar vdekjen e tyre, sepse janë në listën e të vdekurve edhe Kujtim Kastrati edhe Ahmet Hoxha, por meqenëse nuk e kanë pasur ndonjë nga familja, forenzika duhet të bëjë analizat dhe të riverifikohet edhe një herë se a janë trupat e pajetë të Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës”, tregon ai.
KOSOVË- Personat e lënduar nga aksidenti i dy ditëve më parë në Kroaci do të mbërrijnë në Kosovë pas orës 22:00. Këtë gjë e ka bërë të ditur Qeveria e Koso...
SHBA- Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet që të rekomandojë ditën e sotme që maskat të mbahen sërish në ambientet e mbyllura. CNBC ...
SHBA- Robert Aaron Long, i cili vrau 8 persona në Mars të këtij vitit në SHBA, u dënua me burgim të përjetshëm. The Guardian shkruan se ai është akuzuar përve&c...
KROACI- Pesë pasagjerë të autobuzit që u aksidentua dy ditë më parë janë dërguar ditën e sotme në Gjykatën e Sllavonski Brod, për tu marr në pyete në si dëshmit...
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka dërguar një telegram ngushëllimi liderve të Kosovës, pas aksidentit që ndodhi dy di...
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, u kthyen ditën e sotme në Kosovë nga Kroacia. 24sata ka publikua...
KOSOVË- Lumir Abdixhiku e quan Qeveri praktikantësh këtë të Albin Kurtit. Thotë se LDK-ja po ngjitet për zgjedhje lokale dhe këtë e di partia në pushtet. S...
MAQEDONI E VERIUT-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar me BE pas vendimit të fundit për mos hapur negociatat me vendin e tij dhe Shqipër...
KROACI-Policia kroate ka sjellë sërish shoferin e autobusit në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai është parë duke u shfaqur në Gjykatë i shoqëruar nga p...