LIVE UPDATES
Aktualitet

Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit Eugen Beci: E djeg heqja e vizës amerikane

12 Gusht 2019, 20:35 Nga DOSJA
Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit

Në vitin 2015, Eugen Beçi – drejtues në atë kohë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u vendos në qendër të debatit publik pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej përkrah Fation Skënderit, i dënuar për trafik narkotikësh dhe protagonist i të ashtuquajturit “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi” –i cili rezultoi i trilluar.

Katër vjet më vonë, takimi i mësipërm u rikthye për shqyrtim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e procesit të vetingut për prokurorin Eugen Beçi.

Karriera 17-vjeçare e Beçit në Prokurori u ndërpre më 26 qershor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij për problemet me figurën dhe pasurinë. Megjithatë, vendimi i arsyetuar i trupës së përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Roland Ilia tregon se “kontakti i papërshtatshëm” i Beçit me Skënderin nuk luajti rol në vendimin për shkarkimin e tij.

Nga hetimi administrativ rezultoi se prokurori Beçi e kishte deklaruar kontaktin e papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar; fakt ky që nuk u konsiderua fillimisht si rrethanë lehtësuese nga KPK –e cila gjykoi se ai “nuk mund të fshihte një fakt të njohur publikisht”.

Në korrespondencën me KPK-në, Beçi e ka shpjeguar kontaktin me Skënderin në kohën kur ai ishte drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda të lidhur me çështjen “Doshi” dhe e konsideroi publikimin e lajmit si të qëllimshëm. Në vendimin e KPK-së parashtrohet gjithashtu pretendimi i Beçit se ai ishte njohur më vonë me dënimin e vitit 2008 të Skënderit nga Gjykata e Lartë dhe se ai vetë nuk kishte pasur asnjë lidhje me çështjen penale të tij.

Në lidhje me kontaktin e papërshtatshëm të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues arsyetoi se “gjatë hetimit administrativ nuk konstatoi të dhëna për kontakte të tjera të subjektit të rivlerësimit me këtë shtetas”.

“Subjekti i rivlerësimit nuk ka hetuar apo gjykuar gjatë veprimtarisë të tij, shtetasin F.S. apo ndonjë të afërm të tij,” thuhet në vendim, ndërkohë që KPK argumentoi se Beçi plotësonte kushtet e rrethanave lehtësuese dhe nuk e konsideroi episodin si “shkarkues”.

Por ndryshe nga kontakti me Skënderin, KPK e penalizoi me shkarkim Beçin për mosdeklarimin prej tij të revokimit të vizës amerikane në deklaratën e pastërtisë së figurës. Sipas vendimit të zbardhur, ambasada amerikane i ka revokuar një vizë 3-vjeçare Beçit me 26 janar 2017; një ditë përpara se ai të dorëzonte formularin e kontrollit të figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton në vendim se Beçi ka bërë deklarim të pasaktë në kategorinë e të dhënave për sigurinë, pasi nuk ka deklaruar revokimin e vizës amerikane si fakt të ndodhur para ditës së dorëzimit të formularit. Por në shpjegimet e tij, prokurori nuk e konsideroi të njëjtë revokimin e vizës me refuzimin e hyrjes në SHBA.

“… theksoj se mbi bazën e koncepteve juridike, gjuhësore dhe logjike, në asnjë rast nuk i është refuzuar hyrja jo vetëm në SHBA, por në asnjë vend tjetër anëtar apo jo anëtar i Bashkimit Europian. Për këtë mbetet i bindur bazuar në fakte, prova dhe shpjegime të këtyre koncepteve nga vetë ligjzbatuesit e shtetit për të cilin ju bëni fjalë, pra, SHBA-së,” citohet të ketë thënë Beçi për trupën gjykuese.

Pretendimi i Beçajt u rrëzua nga KPK, e cila arriti në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit nuk arriti nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.

“… trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, z. Eugen Beçi, nuk ka plotësuar në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi formularin e deklarimit për kontrollin e figurës dhe ka fshehur fakte dhe rrethana të ndodhura para dorëzimit, sipas ligjit të këtij formulari,” argumentoi KPK.

Kontratë fiktive dhe mungesë burimesh

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në konkluzionin se prokurori Eugen Beçi nuk arrin nivel të besueshëm edhe në kriterin e pasurisë, duke përmbysur një raport pozitiv të ILDKPKI-së që i certifikonte deklarimet e tij si të sakta dhe burimet e pasurisë si të ligjshme.

Sipas KPK-së, problemi kryesor i Beçit lidhet me një apartament me sipërfaqe 169 m2 në Tiranë, i përfituar përmes një kontrate shkëmbimi me apartamentin e mëparshëm prej 83 m2 si dhe 4 milionë lekë, të cilat prokurori deklaroi se ua kishte marrë borxh vëllezërve.

Por Komisioni gjeti se për blerjen e apartamentit 83 m2 ekzistonin dy kontrata; e para e lidhur në vitin 2006 me kompaninë e ndërtimit dhe e dyta e lidhur në vitin 2007 me pronarin e truallit me inicialet M.Z. Në periudhën mes dy kontratave, subjekti ka marrë kredi të butë në vlerën e 5 milionë lekëve, por Komisioni konstaton se pagesat nuk përputhen me kontratën e sipërmarrjes së vitit 2006 dhe se nuk dokumentohet se kujt i janë paguar cash këto para.

Komisioni gjeti një sërë mospërputhjesh në kohë mes deklarimeve të subjektit, të tilla si çmimet e ndryshme mes dy kontratave apo marrjen e një kredie prej 600 mijë lekësh për mobilim apartamenti dhe shlyerjen e saj brenda një muaji; përpara se të firmosej kontrata e sipërmarrjes. Beçi e shpjegoi marrjen e kredisë për arredim përpara marrjes së kredisë për blerjen e shtëpisë me mendimin se “do t’i duheshin shumë më tepër para sesa kursimet”.

”Meqenëse kjo shumë e marrë nuk m’u nevojit për t’a përdorur, pasi kisha kursim, një shumë të tillë e shleva menjëherë kredinë me qëllim të mos paguaja dy herë interesa, pasi do të merrja dhe kredinë për blerjen e banesës,” i tha ai KPK-së, ndryshe nga ç’kishte deklaruar përpara ILDKPKI-së në vitin 2016.

Trupa gjykuese i rrëzoi pretendimet e Beçit dhe krijoi bindjen se kontrata e vitit 2006 ishte fiktive, e nënshkruar me qëllimin e përfitimit të kredisë së butë. Për këtë arsye, KPK si kontratë të saktë atë të vitit 2007 dhe analiza financiare e këtij viti e nxorri prokurorin e Krimeve të Rënda me mungesë burimesh të ligjshme në vlerën e 4 milionë lekëve.

Komisioni gjeti gjithashtu mospërputhje mes kontratës së shkëmbimit të apartamentit të rivlerësuar në 8 milionë lekë me një apartament të rivlerësuar në vlerën e 22.9 milionë lekëve në pronësinë e A.R. Ndryshe nga kontrata, Beçi ka deklaruar se përveç apartamentit i dha shtetasit A.R edhe 4 milionë lekë cash të siguruara nga vëllezërit si hua, ndërsa i mbeti detyrim edhe 3.2 milionë lekë të tjera.

KPK verifikoi deklaratat e panoterizuara të vëllezërve të Beçit, të cilët pohonin se i kishin dhënë atij secili nga 2 milionë lekë më 15 shkurt 2014, por verifikimet në sistemin TIMS treguan se asnjëri prej tyre nuk ndodhej në Shqipëri në këtë datë.

Korrespondenca e Beçit me KPK-në lidhur me këtë fakt nuk ka qenë e thjeshtë, ndërkohë që trupa gjykuese vlerëson në vendim se ai tregoi një version tjetër nga ai i deklaratës “vetting”.

“Këto hua unë i kam marrë në shtëpinë e babait tim, V. Th. B., në qytetin e Librazhdit, në datën 15.2.2014, me pëlqimin e vëllezërve të mi, S., e G.B., të cilët këto para i kishin sjellë cash në periudha të ndryshme kohore te shtëpia e prindërve, pasi kishin vite që punonin në emigracion në Greqi,” tha në përgjigjen për KPK-në subjekti.

Trupi gjykues i kaloi Beçit barrën e provës në lidhje me huatë nga vëllezërit, duke e konsideruar të pasaktë deklarimin e tij në deklaratën “vetting”. “Nuk keni deklaruar saktë huadhënësin, i cili ishte babai juaj dhe jo vëllezërit…” konstatoi KPK.

Beçi i qëndroi versionit se paratë ishin të vëllezërve.

“ …këto para ia mora borxh vëllezërve të mi me mirëkuptimin e tyre, të pasqyruara në deklaratat të cilat ata i përpiluan në Greqi dhe i dërguan tek unë me linjat e autobusëve. Pas kryerjes së këtyre deklaratave, unë kisha mundësi të merrja paratë, të cilat ishin fizikisht në shtëpinë e babait tim, por asnjëherë nuk kanë qenë të babait tim,” deklaroi ai.

Trupi gjykues arsyetoi se prokurori i kishte pasur të gjitha mundësitë që në deklaratën “vetting” të sqaronte se huatë nga vëllezërit i kishte marrë përmes babait të tij dhe i përjashtoi këto para nga analiza financiare. Kjo e çoi rezultatin matematikor në minus 4 milionë lekë për vitin 2014.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda u përball gjithashtu me vështirësi për të provuar deklarimet se kishte jetuar pa qira në shtëpinë e blerë nga prindërit e bashkëshortes për vitet 2004-2006 dhe se këta të fundit kishin mbuluar shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në shumën 648 mijë lekë. KPK arriti në përfundimin se vjehrrit e subjektit në cilësinë e personave të lidhur nuk arrinin të dokumentonin burime të mjaftueshme për blerjen e shtëpisë.

Në fund të shqyrtimit, trupa e KPK-së arriti në përfundimin se subjekti nuk ka pasur mjete monetare të mjaftueshme për të përballur shpenzimet për vitet 2007, 2009 dhe 2014, nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë së tij dhe “është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, në posedim apo në pronësi të tij.

Në konkluzionin përfundimtar, trupa gjykuese arsyeton se vendosi shkarkimin e Eugen Beçit për shkak se ka plotësuar në mënyrë të pasaktë formularin e kontrollit të figurës, duke u përpjekur të fshehë fakte [revokimi i vizës]; nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë si dhe ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij.

Marrë nga Reporter.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eugen beci fation skënderi prokuroria e krimeve te renda eugen beci fation skënderi prokuroria e krimeve te renda

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Gusht 2019, 17:52

BERAT- Pronarët e guroreve në malin e Tomorrit janë konfrontuar me policinë, pasi këta të fundit i kanë penguar në punën e tyre.Ngjarja ka ndodhur mesditën e so...

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë