"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
VIDEO nga MEGAOPERACIONI! Trafik ndërkombëtar droge midis Italisë dhe Shqipërisë: 37 të arrestuar! Finalizohet operacioni
30 Mars 2021, 14:20Nga DOSJA
ITALI– Megaoperacion nga Policia Italiane! 37 persona janë prangosur pasi një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria. Sipas mediatave italiane, të prangosurit janë të kombësive italiane dhe shqiptare, pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge.
Operacioni “Miracle II”
Gjithçka nisi nga arrestimi i “vrasësit të burgut” Santo Tucci më 2 tetor të vitit 2018, kapje që solli përfundimin e operacionit Miracle, i cili përqendrohej në trafikun e drogës. Tucci u arrestua me 28 kilogramë kanabis, 1.7 kg kokainë, dy pistoleta, një silenciator dhe 18 gëzhoja. Duke nisur kështu edhe një hetim të dytë për origjinën e lëndës narkotike. Hetimet zbuluan se grupi kriminal drejtohej nga dy të dënuar, shumë të njohur për Policinë vendase: Buccinasco Pietro Amante dhe Agatino Maurizio Scollo.
Grupi i përbërë nga shqiptarët importonte në Itali sasi të mëdha droge, veçanërisht kokainë, duke furnizuar vazhdimisht grupin Amante-Scollo. Më pas, shqiptarët dhe italianët bashkëpunonin dhe shisnin drogë në sheshet milaneze.
AKSIONI I POLICISË
Gjatë operacionit të Policisë në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 4 kilogramë kokainë, 35 kg kanabis dhe 260 mijë euro cash, që dyshohet se ishin produkt i shitjeve më të fundit. Përveç lëndës narkotike u gjetën edhe armë, municione dhe 9 makina që përdoreshin për shpërndarjen e drogës. Të gjitha të ardhurat e paligjshme, kamufloheshin tek një kompani me qendër në Pavia.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Gazetari Artan Hoxha zbuloi ditën e sotme në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC se Florenc Hoxha u largua nga vendi drejt Stambollit ditën kur u pren...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në gjykatën e Elbasanit ka panik pas arrestimit të Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij, Florenc &C...
TIRANË– Mjeku Artan Koni ka mbetur me një dozë të vaksinës anti-COVID nga kompania e Pfizer. Në një intervistë të dhënë për “News24”, ai është shprehur se ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar gjithsej 200 vite burh për 22 personat që akuzohen se janë pjesë e një grupi krimin...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se inskenonin rrëmbime dhe personat që bashkëpunonin me ta i rekrutonin për ISIS. Dy shqiptar...
TIRANË– Tre drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi dy prej tyre janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër po udhëton...
BERAT-Pensionistët në Berat kanë pritur në radhë të gjata jashtë qendrës shëndetësore, për të marrë vaksinën anti-covid.Me orë të tëra, në mes të rrugës dhe në ...
TIRANË– Qindra të moshuar janë vënë në radhë sot, duke pritur që të marrin dozën e parë të vaksinës kineze anti-Covid.Pa ruajtur distancën e sigurisë, me &...