LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Luftë në autostradë, makina shoshë nga plumbat. Si iu bë atentat kunatit të Lul Berishës dhe shokut i tij

21 Qershor 2019, 09:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Luftë në autostradë, makina shoshë nga plumbat. Si iu

Një atentat ka tronditur dje në mesditë (13:20) qytetin bregdetar të Durrësit, ku të plagosur mbetën Juljan Meçe, 36 vjeç dhe Plarent Dervishaj, 47 vjeç, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një makinë “Range Rover”.

Meçe dhe Dervishaj mbetën të plagosur, i pari me tre plumba kokë, këmbë dhe shpatull, ndërsa 47- vjeçari mori vetëm një plumb në këmbë. Të dy të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë zbuluar autorët e këtij atentati, të cilët dyshohet se i janë vënë në ndjekje me dy makina “Range Rover”-it, derisa kanë qëlluar, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Pas atentatit, makina është ndalur në hyrje të Durrësit në zonën e njohur si ish-Këneta. Ndërkohë, autorët u larguan me shpejtësi me një makinë, e cila u gjet e djegur disa kilometra më tej në autostradën Durrës-Tiranë.

ATENTATI

Dervishaj dhe Meçe, personazhe të njohura në qytetin bregdetar, por edhe nga Policia lokale ndodheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke lëvizur me makinën e Dervishajt. Në momentin që ishin duke u futur në rrugën e re të zonës së ish-Kënetës, persona ende të paidentifikuar që ndodheshin në një makinë hapën zjarr duke qëlluar në të katër anët mjetin ku ndodheshin Meçe dhe Dervishaj.

Atentati ne autostrade on Vidnews.

Ata qëlluan në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesët anësore, duke menduar se kishin kryer objektivin. Duke qenë në një zonë të zbuluar, autorët u larguan me shpejtësi, duke mos u siguruar nëse personat që ndodheshin në makinë ishin vrarë.

Nga pjesa e përparme, automjeti me targë AA 005 MJ është bërë shoshë nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa Meçe e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia, e cila nisi menjëherë nga hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa u ngritën disa pika kontrolli në kryqëzime dhe rrugët kryesore hyrëse e dalëse të qytetit bregdetar, me qëllim arrestimin e autorëve.

HETIMET

Grupi hetimor ka ngritur disa pista, ndërsa janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes. Gjithashtu, pritet se me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.

Deri më tani, Policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 13 persona si dëshmitarë okularë, por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin. Nga ana tjetër, vetë Policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Plarent Dervishaj dhe Juljan Meçe kanë qenë anëtarë të “Bandës së Durrësit” dhe janë akuzuar për disa ngjarje të rënda të ndodhura në vitet 1998-1999. Marrë nga Panorama.com

Atentati ne autostrade on Vidnews.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj kunatit te lul berishes juljan mece lul berisha plarent dervishaj atentati ndaj kunatit te lul berishes juljan mece lul berisha plarent dervishaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet