Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj, ashtu siç paralamëroi mbrëmë i ka kthyer paraditen e sotme një përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me projektin Vlorë-Orikum.
Përmes një konference për shtyp, Denaj tha se e gjithë procedura e projektit është krejtësisht ligjore. Ajo shtoi se Presidenca është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.
“Termi negociatë dhe dakordësi janë ato që duhet të kuptohen në këtë proces. Termi negociim kur dakordësia ekziston mes palëve nuk ka nevojë të ngrihet grup negociator. Dakordësia mes palëve është realizuar, grupi negociator është i panevojshëm. Kërkesa e dhënies së autorizimit për vazhdimin e procesit është e lidhur vetëm me faktin që dakordësia është arritur. Çdo marrëveshje është bërë në këtë frymë, kur dakordësia realizohet negocimi është i panevojshëm. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond dhe burim financiar të realizohet një projekt tjetër infstratuktore, në të njëjtin qark.
Dakordësia me Fondin Saudit u realizua në muajin gusht dhe hapi dy procese paralele, së pari ratifikimin në Kuvend të këtij ndryshimi dhe si rrjedhojë anulimin juridik të marrëveshjes së mëparshme të ratifikuar në Parlament më 17 shtator të vitit të kaluar. Kundërshtia me Kushtetutën nuk qëndron në asnjë gërmë, as në frymë. Sqaroj zyrën e Presidentit se vetëm në kushtet kur projektmarrëveshjet e propozuara ku institucionet nuk janë dakord, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatare duke kërkaur edhe autorizim”, tha Denaj.
Reagimi i Ministres së Financave vjen pasi mbrëmjen e djeshme, Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp akuzoi Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit.
Kjo marrëveshje, sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë për të dhe as nuk është kërkuar autorizimi i tij për të bërë një marrëveshje të tillë siç e kërkon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare.
(k.m;kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit aty ku ndoqi nga afër ceremoninë e ujit të bekuar që zhvillohet çdo vit....
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi, ku edhe do të zhvillojë 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të l...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë prej nga dëgjohet kryeministri Edi Rama duke pr...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim...
BELGJIKË– Fancesco Becchetti ka nisur mbledhjen e 110 milionë eurove që i detyrohet qeveria shqiptare, pas gjyqit që fitoi më 24 prill të vitit 2019. Media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së fundmi ka publikuar disa foto të shtëpive që janë ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 që tronditi Shqipëri...
TIRANË– Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.I pye...
TIRANË- Pas emërimit Emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo , ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.Në një postim që ka bërë ditën...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama në lidhje me debatin e fundit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, pasi kreu i qeveri...
TIRANË– Gazmend Bardhi ka postuar një video krah të cilës shkruan se Rama, ka dështuar.Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demoktarike Bardhi...