LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Rama u përgjigjet qytetarëve për krizën energjitike: Jemi të varur nga tregu ndërkombëtar, çmimet s’i cakto

8 Tetor 2021, 06:09 Nga DOSJA
VIDEO- Rama u përgjigjet qytetarëve për krizën energjitike:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që tu përgjigjet pyetjeve të disa qytetarëve shqiptarë lidhur me krizën energjitike. Përmes një videoje të postua në Facebook, Rama ka përzgjedhur disa pyetje, të cilave u ka dhënë edhe përgjigje. Ep ara ishte e një qytetari me emrin Petrit Gazulli, i cili pyet se përse Shqipëria varet nga tregu ndërkombëtar kur në fakt energjinë elektrike e prodhon në vend dhe nuk e blen në bursë.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin. Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama shtoi gjithastu se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria, por raporti i kërkesës dhe ofertës në treg.  Rama tha se do të ketë prioritet mbrojtjen e familjes nga kostot e papërballueshme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. I pyetur se përse kur e sheshim energjinë, e shesim shumë më lirë nga sa e blejmë, Rama tha se kjo ndodh për shkak se vendi eksporton energji gjatë dimrit kur reshjet janë të dendura, ndërsa blerjen e bën gjatë stinës së thatë të verës, kur edhe çmimi rritet.

Pjesë nga videoja:

Edi Rama: Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshtea.

Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.

Kimi Miki: Beni ecen vetem:por prodhimi vendor i permbush kerkesat e shqiprise!perse duhet ta shesesh me cmim te ulet dhe ta blesh me cmim te larte? Po Ashtu edhe naften!

Edi Rama: Jo pra jo nuk eshte e vertete, sepse Shqiperia e ka te bazuar prodhimin energjitik 100% ne hidrocentrale, me varesi totale nga rreshjet. Prodhojme me shume ne stinet apo vitet e lageshta, kur i gjithe rajoni I ka keto kushte atmosferike dhe e shesim energjine e tepert lire, sepse perndryshe i bie te hapim dyert e kaskades e te permbysim dynjane rregullisht. Nderkohe qe ne stinet e thata kur konsumi rritet, blejme energji nga jashte me cmime te larta te diktuara nga kerkesa momentale e tregut. Duhet ngulitur mirë në mendje se prodhimi vendor nuk i permbush kërkesat e Shqipërisë, se po t’i përmbushte nuk do kishim pse shqetësoheshim fare nga kjo krizë e madhe. Ndërsa çmimet e shitjes e të blerjes së energjisë i vendos tregu ndërkombëtar jo shteti shqiptar dhe pse e blerjes më shtrenjtë dhe e shitjes më lirë është fare e thjeshtë. Pra ne shesim energji kur ka rreshje përtej nevojës sonë dhe kjo ndodh kur tregu ndërkombëtar ka më pak nevojë, ndërsa kur ne e blejmë energjinë për shkak të thatësirës nevoja është në kulm dhe çmimi është shumë më i lartë. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që të kemi mundësinë e krijimit të rezervave dhe që ta përdorim rezervën kur prodhimi bie për shkak të thatësirës, pa pasur nevojë të dalim në tregun e jashtëm. (Prandaj do e konvertojme TEC e Vlores me gaz te lengshem, qe teknikisht te kemi ne vend nje burim energjitik qe mund te jete I planifikueshem dhe jo I varur nga Zoti.

Lavdie Shehu: Po ku krahasohesh ti me Spanjën e Gjermaninë, e di ti çfarë rroge ka populli jot nga rrisni rrogat e lërini llafet.

Edi Rama: Jo ne nuk mund t’i leme fjalët, sepse fjala ështe e Zoti dhe Zoti është fjala, siç thonë librat e shenjtë dhe fjala na dallon nga qeniet e tjera të gjalla duke na dhënë mundësinë të komunikojmë e të kuptohemi njerëzisht. Ndërsa llafet janë diçka tjetër, që s’ka lidhje me punën tonë, e cila komunikimin me njerëzit e ka mjet të pazëvendësueshëm. Ne kete rast nuk po krahasohemi me askënd, thjesht po informojmë publikun për rritjen e përgjithshme të çmimit të energjisë në tregun ku edhe Spanja, edhe Gjermania, edhe Shqipëria blejnë energji.

Gentjan Dervishi: Gati pËr Shqiperin te te ngrejm çmimet e bukes,  gazit, dhe energjis eletrike. Po pse nuk u ha o te pacipË

Edi Rama: Çmimet në sistemin që kemi zgjedhur këtu e 30 vjet më parë i ngre tregu jo qeveria i dashur Gentjan! Dhe në këto 30 vite çmimet janë rritur vijimësisht nga tregu, në bazë të kërkesës e të ofertës. Por më lejo të kujtoj këtu se çmimi i naftës tetë vjet më parë, kur ne erdhëm në qeveri ishte më i lartë se sa sot. Cmimi i dizelit në vitin 2013 ishte 182 lek/liter, sot eshte 177leke/liter, cmimi i benzines në 2013 ishte 186leke/liter, sot eshte 179leke/liter. Eshte tregu ai qe vendos.  Kështu që shume mire të kritikojme, po mire edhe te mos harrojme.

Mira Shyla: Nuk po shohim rritje rrogash si keni premtu

Edi Rama: Rrogat rriten kur behen buxhetet e viteve pasardhese dhe rrogat do te rriten vit pas viti sic jemi zotuar, duke nisur nga paga minimale qe vitin tjetër do te shkoje 320 mije lek dhe deri ne fund te mandatit do te shkoje te pakten 380, po duke bere cmos te arrije 400 mije leke.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar krizën energjitike për shqiptarët, pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat të bërë pak ditë më parë, Rama tha se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Ai shtoi se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet