LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Basha pritet me ovacione në Divjakë, takim me të rinjtë: Askush nuk do të mbetet pa studiuar nga pamundësia, 100 mi

8 Prill 2021, 16:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha pritet me ovacione në Divjakë, takim me të

DIVJAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar të rinjtë e qytetit të Divjakës ditën e sotme. Të rijtë i kanë treguar Bashës problemet që hasin çdo ditë, ndërkohë që, kryedemokrati u ka premtuar atyre zgjidhje për shqetësimet që kanë. Basha gjatë fjalës së tij tha se të rinjtë janë motori i fushatës së PD-së, dhe se në 25 prill do të vijë ndryshimi kërkuar aq shumë. Basha u shpjegoj të rinjve planin e PD-së si dhe u tha atyre se ky plan synon të prodhojë mirëqenie, vende pune, paga të larta, dinjitet për rininë dhe familjet e tyre dhe veçanërisht për familjet e reja. Ai u premtoi të rinjve se askush nuk do të mbetet pa studiuar nga pamundësia ekonomike si dhe do të ofrojë 100 mijë stazhe për studentët çdo vit.

“Së pari, dua t’ju falënderoj sepse nga dita e parë e fushatës keni qenë motori dhe zemreku i fushatës. E di nga Juli, e di nga kryetarja juaj dhe po ju them që kudo në Shqipëri këtë fushatë po e bën dhe do ta fitojë rinia demokrate, rinia shqiptare. Kjo natyrisht më ngarkon në radhë të parë mua dhe gjithë Partinë Demokratike me një përgjegjësi të veçantë, të dyfishtë ndaj jush. Përgjegjësia e parë është ajo që kemi shprehur në programin tonë, që të garantojmë arsimin dhe punësimin e rinisë, të garantojmë mundësitë dhe mirëqenien e rinisë. Kur ju keni qenë fare të vegjël, ne kemi menduar lëvizjen pa viza që e gëzoni ju dhe prindërit tuaj. Është një hap shumë i rëndësishëm drejt Europës.

Tani na takon ne të gjithëve së bashku, qeverisë së re të Partisë Demokratike që do të vijë me votë pas 25 Prillit dhe rinisë së Divjakës dhe gjithë Shqipërisë, të hedhim hapin final: ta çojmë Shqipërinë në Europë, ta bëjmë Shqipërinë europiane, do të thotë të sjellim standardet e Europës në Shqipëri; në radhë të parë që të mundësojmë që këto bukuri të mahnitshme të Divjakës dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj dhe të gjithë Shqipërisë të prodhojnë mirëqenie për të gjithë ju, të prodhojnë vende pune, paga të larta, dinjitet dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja aktuale dhe familjet tuaja të ardhshme për ata që do të themelojnë familjet shumë shpejt.

Këto janë synimet tona. Këto janë objektivat e programit tonë. Për ketë bëhet beteja më 25 Prill. Do rrijë Shqipëria peng i 5 njerëzve me në krye Edi Ramën apo do t’i kthehet Shqipëria shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare? Dhe thirrja që kam për nënat Shqiptare në veçanti, por edhe për baballarët shqiptarë është: mos lini t’ua vjedhin të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë, sepse në 25 Prill ata do të votojnë në radhë të parë për ju, për fëmijët e tyre, do të votojnë për rininë shqiptare, do të votojnë për fëmijët shqiptarë, për vogëlushët shqiptarë, sepse kështu kanë zgjedhur dhe kanë votuar edhe për veten e tyre.

Të gjithë ata që ndër ju e duan tokën, e duan jetën e fermerit, blegtorinë dhe që duan të jetojnë me tokën e të parëve të tyre, tokën e stërgjyshërve, të gjyshërve, baballarëve tuaj, që është toka juaj, do t’ju jepet mundësia të jetoni jo si skllevër që mezi nxjerrin bukën e gojës por si shtresë e mesme, siç jeton fermeri europian, siç jeton fermeri në Maqedoni dhe në Kosovë. Janë njerëz të respektuar dhe njerëz që nxjerrin fitime sepse toka e tyre apo aktiviteti blegtoral, i kthen në sipërmarrës apo siç i themi rëndom ne, në biznes dhe që të ndodhë kjo, ne në planin tonë, do të bëjmë asgjë më pak se ç’bën Kosova apo Maqedonia.

Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe jep 100 milionë euro subvencione fermerëve. Prandaj fermerët e Kosovës, djemtë dhe vajzat e fermerëve të Kosovës, janë njerëz dinjitoze, me kokën lart, me xhepat plot dhe me siguri për të nesërmen, njerëz që e gëzojnë pasurinë e tyre. Angazhimi i parë i imi, i ekipit tonë, i qeverisë së ardhshme është që edhe Shqipëria ta fillojë me minimumi 100 milionë euro subvencione në vit që do të shkojnë drejtpërdrejt te fermerët dhe brenda një kohe shumë të shkurtër kjo do të sjellë uljen e kostos së prodhimit.

Kjo do të thotë fitime për prodhimet e mrekullueshme, të shijshme, të freskëta që vijnë nga Divjaka, që vijnë nga Myzeqeja, që vijnë nga Devolli, që vijnë nga Velipoja apo Xara, kudo nga Shqipëria. Në këtë mënyrë shumë shpejt edhe fermeri i Divjakës do të jetë i pavarur nga ana financiare, nuk do të ketë nevojë të ulë kokën para qeverisë. Do të jeni, pra, shtresë e mesme dhe brezi i parë që do t’i ndjejë këto përfitime janë ata mes jush që kanë vendosur apo kanë dëshirë t’ia përkushtojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe jetën e tyre aktivitetit rural. Është një gjë shumë fisnike, është në fakt aktiviteti i parë ekonomik i njerëzimit, është bujqësia që i themi agrikultura, është aktiviteti i parë i njerëzimit para çdo aktivitetit tjetër.

Për ju të tjerët që për arsye të ndryshme keni pasione të tjera që doni të bëheni mjekë ose inxhinierë të teknologjisë së informacionit apo të ndërtimit, apo mësues apo doni të ndiqni tjetër pasion, dua t’ju them që reforma jonë në arsim do t’ju mundësojë që pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë mundësi financiare prindërit tuaj, ju të mos mbeteni pa studiuar. Tarifat e universiteteve për bachelor dhe për master do të zerohen për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë në muaj dhe për familjet në vështirësi ekonomike qeveria do të marrë përsipër edhe koston e konviktit apo të qirasë, koston normale të jetës së studentit, të librave, ushqimit, transportit dhe do të bëjë të mundur me bursa sociale, bursa ekselence që të gjithë studentëve që dëshirojnë të studiojnë nëpër universitete, t’u jepet mundësia. Universitetet nuk do të jenë kështu siç janë sot.

Kohët po rrjedhin shumë shpejt, bota po ndryshon më shpejt se kurrë ndonjëherë në 2 mijë vjet dhe bota universitare është ajo që duhet të ndryshojë e para. Universitetet e Europës dhe po kështu të rajonit bëjnë të mundur sot që gjysma e kohës të kalojë në teori dhe gjysma kohës në praktikë. Kjo vlen për ata që duan të studiojnë mjekësi, kjo vlen për ata të duan të studiojnë infermieri, kjo vlen për ata të duan të studiojnë juridik apo inxhinieri. Ne do të bëjmë të mundur që në çdo fushë që doni të studioni studimet t’i keni jo thjesht teori por edhe praktikë.

Në fund të studimeve të keni një vit praktikë mësimore të paguar, 12 muaj praktikë, pra, të paguar me 300 mijë lekë në muaj që do të sigurojë atë tranzicionin nga bankat e universiteteve, nga auditorët drejt tregut të punës. J’ua them këto të dyja për të mos u zgjatur më shumë sepse planet tona janë shumë konkrete. Puna për këto plane ka filluar të paktën para dy vitesh. Disa prej tyre kemi katër, pesë vite që punojmë, siç është plani fiskal, ulja e taksave, siç është plani për subvencionin e fermerëve. Ne kemi këtë detyrë, unë kam këtë detyrë, detyrën e drejtimit, detyrën të rrëfejë rrugën që do të na çojë drejt një ekonomie që do të prodhojë mirëqenie përmes vendeve të punës dhe pagave të larta, përmes zgjimit ekonomik të fermerit shqiptar dhe mbi të gjitha përmes integrimit në Europë.

Prandaj j’ua përmenda heqjen e vizave se ju jeni shumë të rinj për ta kujtuar momentin kur i hoqëm vizat dhe unë kam patur privilegjin të punoja edhe si ministër i jashtëm edhe si ministër i brendshëm për t’i hequr vizat. Tani them me besim të plotë se unë dhe ekipi im e kemi rrugën për ta çuar Shqipërinë përpara. Ashtu siç sot e pashë Divjakën më plot se kurrë, jo thjesht me njerëz por me energji dhe me shpresë, ashtu në kutitë e 25 Prillit Divjaka të jetë plot me vota për ndryshim” ,u shpreh Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet