LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Grupi i KILLERA-ve me pagesë goditi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, ja pamjet… si iu “lutën” me duart lart

23 Qershor 2020, 11:12 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Grupi i KILLERA-ve me pagesë goditi Bujar Likën dhe Paulin

KURBIN- Dosja.al ka siguruar një pamje më të qartë të atentatit të 30 majit në hotelin A&A në autostradën Laç-Mamurras. Atentatorët me në krye Eduart Lamajn, i cili akuzohet si ekzekutori i biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, kanë hyrë në ambientet e hotelit, nga porta kryesore. Në oborr, qëndron parkuar një makinë tip “Range Rover” e zezë. Përballë “Range Rover parkohet makina e autorëve, tip Volksëagen Golf 5, me targa të huaja.

Autorët hapin dy dyert, të shoferit dhe të pasagjerit mbrapa, nga ku dalin fillimisht dy persona. I pari, i veshur me jelek ushtarak, ndërsa i dyti, me tuta të kuqe dhe me një pelerinë që lexon policia.

Të dy janë të veshur me kapuç, ndërsa atentatori, i dyshuar si Eduart Lamaj, mban në dorë një armë të gjatë, tip kallashnikov. Ai shkon direkt e brenda në hotel, ndërsa shoku i tij, nxjerr nga makina “Range Rover” dy djemtë e Paulin Gjergjit. Sapo nxjerr jashtë dy djemtë, ai dëgjon breshërinë brenda hotelit dhe shkon menjëherë tek dera kryesore.

Njëri nga djemtë e Gjergjit shihet i terrorizuar nga plumbat, teksa ngre duart lart për t’i kërkuar atentatorëve që të mos i prekur. Në këtë moment, del në pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit, edhe bashkëpunëtori i tretë, i veshur me një xhiboks ngjyrë blu dhe me kapuç. Bashkë me personin e veshur me jelekë ushtarakë, ata shkojnë tek dera kryesore, në kohën kur brenda hotelit po zhvillohej një “Far West”, mes Bujar Likës, Paulin Gjergjit dhe autorit Eduart Lamaj.

Pasi dëgjojnë plumbat, personi i veshur me ushtarake, hyn brenda hotelit, ndërsa ai me xhup blu qëndron jashtë. Në videon e postuar më herët në dosja.al, personi me ushtarake hyn brenda në hotel dhe merr autorin e plagosur, ndërsa lë edhe armën në një lule. Pasi nxjerr të plagosurin, personi i veshur me kamuflazh dhe ende i paidentifikuar, i bën thirrje djalit me xhiboks që të hyjë dhe të marrë pistoletën tek lulja.

Në këtë moment, në video shfaqet një person i cili nuk është parë më herët në asnjërin nga filmimet. I veshur me një xhup të gjatë ngjyrë bezhë, ai vrapon me armë në dorë drejt të plagosurit, dhe tenton ta ngrejë i vetëm por nuk ia del dot. Në këtë moment, personi i veshur me ushtarake nxiton të ndezë makinën ndërsa dy djemtë marrin Lamajn, i cili është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në hotel.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, dhe është parë nga dy djemtë e Paulin Gjergjit që kanë ngelur të shokuar nga e gjithë ngjarja.

Me të hipur të plagosurin në makinë, ata mbyllin dyert me shpejtësi dhe largohen nga vendngjarja. Rrugës për të humbur gjurmët, dyshohet se ata kanë plagosur dhe Kreshnik Tushën, 21-vjeçarin e arrestuar më herët si autor i ngjarjes, por që tashmë rezulton i plagosur nga atentatorët, pasi dyshuan se ky i fundit iu kishte ngritur një pritë.

I arrestuar tashmë si autori kryesor i ngjarjes është 30-vjeçari Eduart Lamaj, që është edhe në spitalin e Traumës bashkë me dy mjekët që pranuan ta mjekonin fshehurazi, Besnik Lame, 46 vjeç, kirurg tek Ushtaraku dhe Viktor Marku, 42 vjeç, ortoped në Lezhë. Në kërkim janë shpallur tre bashkëpunëtorët e Lamajt, që shihen në këto pamje. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, vrasësish me pagesë dhe kanë realizuar një sërë ngjarjesh të tjera në disa qytete të vendit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç besnik lame bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji atentat në laç besnik lame bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha paulin gjergji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet