Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ 7 vjet pa fituar në transfertën e Laçit, Vllaznia e bën sefte në ndeshjen me tetë gola
11 Shtator 2021, 14:02Nga DOSJA
KURBIN– Vllaznia fiton me shifrat 3-5 në një ndeshje të çmendur në transfertë përballë Laçit. Një fitore që mungonte prej 7 vjetësh në këtë transfertë. Në minutën e 11′ sfida nisi mirë për Vllazninë që gjeti avantazhin me Latifin nga pika e bardhë e penalltisë.
Shkodranët do të dyfishonin shifrat në minutën e 24′ me sulmuesin brazilian Da Silva, por pjesa e parë do të përfundonte ndryshe.Zarubica ngushtoi diferencat në minutën e 35’ dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39’ riktheu baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në minutën e 41’ Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.
Më pas në minutën e 45+1’ Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48’ ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6’. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJE – Edhe pse presidenti Laporta ka deklaruar se në janar gjendja financiare e Barcelonës do të normalizohet, sërish shifrat tregojnë të kundërtën. Kjo edhe...
FRANCE – Klubi i famshëm francez Paris SG, në javën e pestë të Ligue 1, do të përballet me Clermont. Por trajnerit Mauricio Pochettino do t’i mungojnë disa nga ...
ELBASAN-Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ka dhënë meritat e fitores ndaj Partizanit karakterit që ka krijuar skuadra gjatë këtyre viteve. Në fjalët e tij për “...
ELBASAN-Kategoria Superiore nisi me një përballje të zjarrtë si ajo mes Teutës dhe Partizanit. Të dyja skuadrat luftuan sezonin e shkuar deri në fund për titull...
ELBASAN-Kategoria Superiore nisi me një përballje të zjarrtë si ajo mes Teutës dhe Partizanit. Të dyja skuadrat luftuan sezonin e shkuar deri në fund për titull...
BRAZIL-Neymar nuk mund të duronte më. Edhe pse zhvilloi një paraqitje pozitive ndaj Perusë në fitoren 2-0 të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës, sulmues...