LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontakte me persona të inkriminiuar dhe fshehje pasurie, KPA shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli

18 Prill 2019, 07:16 Nga DOSJA
Kontakte me persona të inkriminiuar dhe fshehje pasurie, KPA shkarkon

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranës, Astrit Faqollin.

Gjyqtari u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik, vendim i cili u ankimua nga Komisioneri Publik. Faqolli u konfirmua në detyrë edhe pse nuk kishte deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes.

Vendimin Komisioneri Publik e cilësoi si interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.

Gjithashtu KPK nuk mori parasysh edhe një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili nginte dyshime të forta se gjyqtari ka patur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe është implikuar në një veprimtari korruptive.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit faqolli gjykata e tiranes kpa kpk vetting astrit faqolli gjykata e tiranes kpa kpk vetting

Sondazh

Poll