LIVE UPDATES
Bota

Veterani amerikan: Misioni në Afganistan mori fund pa u realizuar

2 Shtator 2021, 19:07 Nga DOSJA
Veterani amerikan: Misioni në Afganistan mori fund pa u realizuar

SHBA- Në vitin 2002, korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, në atë kohë gazetar për ushtrinë amerikane, vizitoi Afganistanin në fazat e hershme të luftës 20-vjeçare amerikane në këtë vend. Pak javë më parë, kur vazhdonte tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, ai kontaktoi një ushtarakë që e kishte njohur 20 vjet më parë për të diskutuar domethënien e konfliktit më të gjatë ushtarak të Amerikës.

Ushtria amerikane kishte ndërhyrë pak muaj më parë në Afganistan kur gazetari Farabaugh mbërriti në aerodromin e Bagramit në 2002, si gazetar për rrjetin e transmetimeve të forcave të armatosura.

Jam Major Brian Cole me Forcat Rezervë të ushtrisë amerikane, bataljoni i 489-të,” prezantohet ushtaraku me të cilin gazetari u takua kur ai po shpërndante materiale mësimore për një shkollë që ishte rihapur pas rrëzimit të talebanëve në një fshat që, siç e informuan, sapo ishte pastruar nga minat.

“E shikoj misionin tonë si pjesë e politikës së jashtme amerikane, pasi njerëzit po kthehen nga Pakistani e Irani. Nëse vërtetë duam që ata të kthehen, duhet t’i ndihmojmë të sistemohen,” thotë Majori Cole.

Po atë ditë, ai shpërndau ndihma me ushqime në një tjetër fshat të largët, në kuadër të strategjisë së ushtrisë “për t’u fituar zemrat” afganëve.

Duke sjellë furnizime me ushqime e pajisje mësimore po shërbejmë si masë stabilizuese deri kur të mbërrijnë organizatat joqeveritare të cilat do të vazhdojnë punën që filluam ne,” thotë majori.

Gazetari Kane Farabough u takua me Majorin Cole më shumë se 19 vjet më parë. Nuk ishte e lehtë ta gjente ku ndodhej pas afro dy dekadash. Pas disa përpjekjesh, ai mësoi se ushtaraku ndodhej në një komunitet pranë qytetit Leksington në Kentaki.

Jam një ndër rojet e këtij parku shtetëror. Më është bërë fiksim që nuk i duroj dot mbeturinat, pasi në Afganistan shpesh ato që dukeshin si mbeturina kishin të fshehura brenda pajisje eksplozive,” tregon ai.

Ai kujton se megjithë rreziqet, misioni i tyre ishte i qartë.

Ishim atje për dy qëllime: të siguronim mbështetje për praninë tonë ushtarake duke ndihmuar në projekte për hapjen e puseve të ujit, etj, por edhe për misionin më të madh: që të ndihmonim për të shtuar mbështetjen për qeverinë e re afgane,” tregon ish-majori.

Ai beson se ky pikësynim strategjik filloi të zbehej e të dilte nga fokusi, kur Shtetet e Bashkuara ndërhynë në Irak në 2003.

Mund të realizosh vetëm një mision madhor. Por ne tentuam të kryejmë dy misione të tilla dhe në këtë mënyrë u shpërqëndruam”.

Lufta në Afganistan pati kosto personale për zotin Cole. Vajza e tij ishte një-muajshe kur bataljoni i tij u dërgua në luftë. Familja nuk e kaloi lehtë mungesën e tij.

Bashkëshortja kurrë nuk e shihte si të pranueshëm largimin tim. Nuk arritëm ta kapërcejmë këtë problem dhe u divorcuam”.

Ai thotë se bëri sakrifica për të ndërtuar një Afganistan më të mirë, por misioni nuk u realizua kurrë.

“Ndoshta duhet të themi se misioni mori fund,” thotë ai.

Ish-majori thotë se suksesi i ndërhyrjes amerikane në Afganistan ndoshta duhet matur me ato që nuk ndodhën:

Arritëm t’u presim rrugën sulmeve terroriste të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001. Penguam një përhapje të mëtejshme të kampeve stërvitore të ekstremistëve”.

Për këtë arsye, ai beson se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ishin tërhequr nga Afganistani, duke përmendur forcat amerikane në Japoni apo Gjermani që ndodhen atje që pas Luftës së Dytë Botërore.

Brian Cole është tani veteran në pension. Ai thotë se i kanë mbetur peng disa gjëra, ndër to fakti që nuk ka ruajtur kontaktet me përkthyesin e tij afgan.

Shpresoj ta gjej ku ndodhet dhe ndoshta mund ta ndihmoj duke u bërë sponsorizues nëse arrin të vijë në Shtetet e Bashkuara”.

“E doja fort. Ai na ruante jetën,” shprehet i emocionuar ish-majori.

Zoti Cole tregon se falë tij ai dhe amerikanët e tjerë në njësinë e tij kishin shpëtuar gjallë.

Nëse vjen këtu, do t’i ofroj një vend për të jetuar,” thotë zoti Cole.

“Do t’i pëlqente shumë. E patëm diskutuar mundësinë që ai të vinte në Shtetet e Bashkuara,” kujton zoti Cole.

Ish-majori Brian Cole nuk kishte ndonjë informacion për statusin e ish-përkthyesit të tij në Afganistan, ndërkohë që kishte filluar tërheqja dhe në vend kishte pllakosur kaosi e konfuzioni që nxiti dhjetëra mijëra afganë të vërsulen të dëshpëruar drejt aeroportit të Kabulit për të ikur.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kane farabaugh talebanet pushtojne afganistanin kane farabaugh talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet