LIVE UPDATES
Bota

Vështrim nga Brukseli: Kush mund ta pasojë Merkelin?

14 Shtator 2021, 20:27 Nga DOSJA
Vështrim nga Brukseli: Kush mund ta pasojë Merkelin?

GJERMANI- Ndër zgjedhjet më të paparashikueshme federale në Gjermani, në dekadat e fundit, janë pranë. Çfarë mund të ndodhë kur kancelarja Angela Merkel të largohet nga zyra dhe kush mund ta zëvendësojë atë? Pse janë të rëndësishme këto zgjedhje?

Arsyeja kryesore është se Gjermania – shteti më i populluar dhe më i fuqishëm i Bashkimit Evropian – do të ketë një udhëheqës të ri, për herë të parë që nga viti 2005. Merkel po largohet pas katër fitoreve të drejtpërdrejta në zgjedhje dhe gati 16 vjetësh në detyrë. Kjo periudhë është gati e barabartë me atë të mentorit të saj, Helmut Kohl, i cili njihet për udhëheqjen më të gjatë në Gjermaninë e pasluftës.

Gjatë kësaj kohe, Merkel ka punuar me pesë kryeministra britanikë, katër presidentë amerikanë dhe katër presidentë francezë. Megjithatë, shpesh ka qenë Merkel ajo që është konsideruar shtylla e rendit liberal perëndimor, udhëheqësja de facto e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e fuqishme në botë. Ose, thjesht, “mutti” apo nënë për shumë gjermanë.

Shpesh e akuzuar për mungesë të vizionit të qartë për Gjermaninë dhe Evropën dhe për ngurrim në marrjen e vendimeve të vështira, Merkel ka arritur ta mbajë të bashkuar si vendin e saj, ashtu edhe BE-në, përmes kompromiseve dhe negociatave të pafundme. Kjo do të marrë fund më 26 shtator, kur gjermanët të dalin në zgjedhje.

Pa një pasardhës të qartë dhe një parti politike të favorizuar masivisht, zgjedhjet mund të shndërrohen në novelë. Puna e madhe do të nisë të nesërmen, me një mori mundësish për koalicionin qeverisës.

Është shumë e mundur që vendi të ketë qeveri të pakicës ose koalicion trepartiak, për herë të parë që nga vitet 1950.

Por, është e mundur që pazari të vazhdojë për një kohë, duke e lënë Berlinin me qeveri të përkohshme deri në Krishtlindje ose më gjatë, dhe BE-në pa timon në kohën kur varianti Delta i koronavirusit dhe fitorja e talibanëve në Afganistan mund ta godasin rëndë kontinentin.

Kush do ta zëvendësojë Merkelin?

Rezultati më real në këtë pikë është se pasardhës i Merkelit do të jetë njëri nga drejtuesit e tri partive më të mëdha politike: ai i Social-Demokratëve (SPD), i Unionit Demokristian dhe partisë së tij simotër Unionit Kristian-Social (CDU/CSU), ose i Të Gjelbërve.

Në katër muajt e fundit, këto parti kanë kryesuar sondazhet në një kohë të caktuar dhe ato janë ende me vetëm disa pikë larg njëra-tjetrës. Në epërsi aktualisht është kandidati i SPD-së dhe ministri aktual i Financave, Olaf Scholz.

Nëse epërsia aktuale e partisë së tij konfirmohet në ditën e zgjedhjeve, ai do të fitojë shansin e parë për formimin e një qeverie koalicioni. Edhe pse nuk është nga partia e Merkelit, sondazhet e nxjerrin atë si të preferuar të popullit për kancelar. Armin Laschet, kandidat nga partia e Merkelit CDU/CSU, ka kryesuar sondazhet në pranverë, por mbështetja për të ka qenë në rënie, prejse Laschet ka nisur të bëjë gafa.

Gafat kanë kulmuar kur Laschet është kapur nga kamerat duke qeshur me një shaka, derisa presidenti i Gjermanisë ka mbajtur një fjalim pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur këtë vend, gjatë verës.

Përmbytjet vdekjeprurëse kanë ndodhur kryesisht në landin Nordernhajn-Vestfallen, ku Laschet ka qenë kryeministër gjatë katër vjetëve të fundit. Kjo ka bërë që njerëzit të pyeten se sa përgjegjësi ka pasur ai për mungesën e dukshme të përgatitjeve. Olaf Scholz, në anën tjetër, ka premtuar se Ministria e tij e Financave do të shpenzojë shumë në zonat e prekura.

Annalena Baerbock, kandidate e Të Gjelbërve për kancelare, gjithashtu ka përjetuar rritje të mbështetjes në fillim të vitit, por më pas është akuzuar për plagjiaturë dhe për mbushjen e CV-së së saj me informacione të rreme.

Cilat parti ka të ngjarë ta formojnë koalicionin e ri qeverisës?

Kjo vazhdon të jetë një pyetje e madhe. Dhe këtu duhet t’i njihni ngjyrat. Një ngjyrë që mund të hidhet menjëherë poshtë është blu – ngjyra e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Asnjë parti tjetër nuk dëshiron të krijojë koalicion me të. Edhe vetë AfD ka humbur pak nga vrulli i saj.

Duke qenë në qendër të vëmendjes në zgjedhjet e vitit 2017, kur ka hyrë në Bundestag për herë të parë dhe është bërë forca më e madhe e opozitës, AfD parashikohet të fitojë këtë herë vetëm rreth 10 për qind të votave.

Kjo na lë me pesë parti dhe me shumë mundësi që tri nga to të formojnë koalicionin: CDU/CSU (e zezë), SPD (e kuqe), Të Gjelbrit (e gjelbër, padyshim), Liberalët FDP (e verdhë) dhe ekstremi i majtë Die Linke (gjithashtu e kuqe, edhe pse ndonjëherë mund të jetë ngjyrë vjollce, për ta ndarë nga Social-Demokratët).

SPD aktualisht kryeson sondazhet me rreth 25% mbështetje. Nëse ngarkohet me formimin e koalicionit, kjo parti ka shumë të ngjarë t’iu afrohet Të Gjelbërve, të cilët kanë rreth 15-18% mbështetje. Por, ka gjasa që ata të kenë nevojë edhe për një parti më shumë për të siguruar shumicën dhe mund të arrijnë te Die Linke, duke krijuar një koalicion “kuq-zi-gjelbër”.

Die Linke, e cila duket se do të marrë rreth 7% të votave, është hapur kundër NATO-s dhe pro-ruse. Ajo është një pasardhëse e drejtpërdrejtë e partisë marksiste-leniniste që ka qenë në pushtet në Gjermaninë Lindore. Edhe pse nuk është e refuzuar në të njëjtën mënyrë si AfD-ja, të qenët e saj në koalicionin qeverisës mund të jetë vështirë e pranueshme për shumë njerëz.

Andaj, koalicioni më i mundshëm për momentin është i ashtuquajturi “semafor” me SPD-në e kuqe dhe Të Gjelbrit, që marrin në bord FDP-në e verdhë. FDP, pas disa vitesh të vështira, parashikohet të sigurojë rreth 12% të votave. Por, nëse SPD-ja dështon në përpjekjet e saj, CDU/CSU dhe Laschet, që parashikohet të sigurojnë 20% të votave, mund ta kenë mundësinë për formimin e koalicionit qeverisës.

FDP-ja është një aleate natyrore e CDU/CSU-së dhe ajo mund t’i joshë Të Gjelbrit për të krijuar një “koalicion Xhamajka” – të quajtur sipas flamurit të vendit të Karaibeve. CDU/CSU dhe SPD hezitojnë të hyjnë në një koalicion tjetër të madh me njëri-tjetrin, por ata mund të formojnë qeverinë “Gjermania” (pas ngjyrave të flamurit gjerman), me FDP-në në bord.

Gjermania nuk ka pasur kurrë një qeveri të pakicës në epokën e pasluftës, por kjo tani mund të ndryshojë, me dy parti që bashkohen dhe marrin mbështetjen e heshtur të një të tretës. Pra, opsionet janë me të vërtetë të shumta.

Si do të jetë ndryshe “Gjermania e re” që del nga këto zgjedhje?

Kjo është pothuajse e pamundur të parashikohet tani, pasi me të vërtetë nuk dihet se çfarë lloj qeverie do të dalë. Vlen të përmendet se të gjitha partitë kanë fraksione që tërhiqen në drejtime të ndryshme. Merrni shembull marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën. CDU/CSU, FDP dhe SPD – të gjitha kanë elemente të ashpra ndaj tyre, por ato kanë edhe krahë që bëjnë biznese me to dhe preferojnë dëmtim minimal të tregtisë dhe marrëdhënieve të mira me Moskën dhe Pekinin.

Të Gjelbrit mund të dalin si më të ashprit nga të gjithë, duke vënë një theks të veçantë në të drejtat e njeriut. Por, partia i ka rrënjët e saj “paqësore” dhe nuk është e interesuar të shpenzojë më shumë për mbrojtjen. Dhe, është e qartë se një qeveri që do të përfshinte partinë Die Linke, do të trembte shumë aleatë perëndimorë në çështjet e politikës së jashtme.

Megjithatë, ka disa gjëra që ka të ngjarë të ndodhin. Duket se ka gjasa që Gjermania të marrë një kthesë të lehtë në të majtë. Kjo mund të rezultojë që vendi të bëhet pak më pak kursimtar dhe pak më federalist në nivelin evropian – diçka që sidomos Franca do ta mirëpriste. Gjithashtu, nuk do të ishte e paimagjinueshme që Berlini të bëhet më i ashpër ndaj shkelësve të perceptuar të sundimit të ligjit, si Polonia dhe Hungaria, kur Merkel dhe ndoshta e gjithë CDU/CSU të jenë jashtë qeverisë.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel zgjedhjet ne gjer zgjedhjet ne gjermani angela merkel zgjedhjet ne gjer zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 14 Shtator 2021, 20:26

Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

GJERMANI- Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në fund të muajit, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, p...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete