Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vepra të ndryshme penale, 6 në pranga, 4 të tjerë procedohen në Tiranë
16 Janar 2022, 14:46Nga DOSJA
TIRANË – 6 persona u arrestuan, ndërsa 4 të tjerë u proceduan për veprat penale posedim lënde narkotike, drejtim automjeti në gjendje të dehur, refuzim të urdhrit të policisë dhe lojëra fati.
20-vjeçari R.L. ra në pranga pasi iu gjet një sasi droge e llojit cannabis sattiva. Shtetasit E.B., 26 vjeç; S.B., 30 vjeç, A.L., 36 vjeçe dhe D.S., 33 vjeç u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. 33-vjeçari D.S. përplasi dy makina të tjera pasi ishte i alkoolizuar.
I riu Z.R. u ndalua teksa po drejtonte makinën e tij pa patentë.
Policia e kryeqytetit procedoi 3 të rinj: G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.
17-vjeçari M.I. u procedua pasi po organizonte baste sportive me telefonin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– D. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin M. D., 44 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe një mjet tjetër i parkuar;
– Z. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. —– Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit: – G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. I.,17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur për humbjen e jetës ...
Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vje...
KUKËS– Pamje skandaloze janë filmuar brenda spitalit të Kukësit në pavjonin e fëmijëve, brenda së cilës janë gjetur minj të ngordhur.Një qytetar ka n...
Shqipëria renditet në vendin e 94-t nga 154 në indeksin e përshtatjes me kriptovalutat për vitin 2021 dhe posedon 15 mld dollarë të tregut të kriptove. Vendi i ...
ITALI – Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Mestres në Itali, pasi akuzohet për trafik droge. Shqiptari i arrestuar, me precedentë të mëparshëm penalë...
TIRANË– Ervin Keta është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Keta ishte shpallur në kërkim në...
TIRANË – Hapet procedura e aplikimit për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese për gjyqtar me mandat të plotë 9-vjeçar. Ky instituci...