6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kremlini ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe se Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur ndalesë në naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.
Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe e ka detyruar Rusinë të mendojë seriozisht. Biden ka thënë më 8 mars se ndalesa amerikane nënkupton që “populli amerikan do të përballë me një tjetër goditje” udhëheqësinë e presidenti rus, Vladimir Putinit.
“Ne nuk do të subvencionojmë luftën e Putinit”, ka shtuar Biden, duke iu referuar presidentit rus.
Biden ka thënë se vendimi për të ndaluar importet e naftës është marrë “në konsultime të ngushta” me aleatët. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan ka thënë se pret rritje të çmimeve pas marrjes së këtij vendimi, mirëpo u ka bërë thirrje kompanive të naftës të mos përfshihen në rritje “të mëdha” të çmimeve.
“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden, mirëpo, sipas tij, ky është çmimi që duhet paguar “për të mbrojtur lirinë”.
Biden ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin “duket i vendosur për të vazhduar rrugën e tij vrastare, pavarësisht kostos”. Megjithatë, Biden ka thënë se Ukraina “nuk do të jetë kurrë fitore për Putinin”. Edhe Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse.
Komisioni Evropian ka njoftuar më 8 mars se planifikon të kufizojë importet e gazit rus këtë vit, ndërkohë që do të rrisë në mënyrë të përshpejtuar masat e burimeve të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË– Zhurma e shpërthimit u dëgjua pak, ndërsa nga pamjet dallohej qartë një tufë zogjsh që u larguan të trembur nga ndërtesa.Gazetari Artur Bibe...
GJERMANI– Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka regjistruar gjithsej 80,035 persona nga Ukraina që kur Rusia pushtoi vendin, më shumë se 15,000 refugjatë ...
GJERMANI– Polonia donte t’i dorëzonte SHBA-ve avionët e saj luftarakë MiG-29 dhe ata mund të ishin vënë në dispozicion të Ukrainës duke u stacionuar...
KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur përbërjen e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të...
TURQI– Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat d...
IZRAEL- Tre ditë pas takimit të kryeministrit Naftali Bennett me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, detajet kanë filluar të dalin në pah. Sipas personave...
UKRAINË- Nënat ruse kanë rrëfyer se kanë humbur komunikimet me djemtë dhe nipërit e tyre, pasi ata kanë shkuar ushtarë në luftën Ukrainë-Rusi. Presidenti r...
UKRAINË- Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhya, po funksionon si zakonisht pwrveç faktit se wshtw nwn pushtetin e ushtarwve tw Gardës Kombëtare Ru...
IZRAEL- Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen nesër në Turqi dhe presidenti i vendit Erdogan shpreson të veprojë si ndër...
RUSI– Krimea duhet të njihet si një rajon rus, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e presidentit ukrainas Vo...