Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vendi i lindjes së Hitlerit: Beteja ligjore mbyllet më në fund
6 Gusht 2019, 09:57Nga DOSJA
Beteja shumëvjeçare për godinën, ku ka lindur Hitleri, më në fund ka mbaruar, njoftoi të hënën (05.08) Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjykata e Lartë austriake ka vendosur në anë të shtetit duke lënë shumën fillestare të ofruar prej saj për kompensimin e ish-pronarëve të godinës.
Hitleri ka lindur në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit me Gjermaninë në vitin 1889. Pasi nazistët erdhën në pushtet shtëpia u ble nga partia dhe u përdor si një lloj qendre kulti fashiste. Pas luftës ajo iu kthye pronarëve fillestarë dhe u bë një herë bibliotekë, më pas shkollë teknike dhe më pas qendër kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Godina kishte mbetur e abandonuar prej pesë vitesh, qëkur Parlamenti austriak votoi marrjen e pronës me qëllim që të parandalohej kthimi i saj në një vend peligrinazhi për neonazistët. Pronares Gerlinde Pommer iu akorduan si kompensim 810.000 Euro.
Megjithatë një gjykatë në qytetin e Ried-it vendosi, që Pommer duhej dëmshpërblyer më shumë, duke e vlerësuar kompensimin për të me 1,5 milionë Euro. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë rajonale në Linz dhe të hënën Gjykata e Lartë e vendit në Vjenë e gjeti të drejtë vendimin e gjykatësve të Linz-it.
Qeveria austriake po konsideron ndërkohë plane që ose ta shembi godinën, ose ta ndryshojë atë tërësisht që të mos ketë asgjë të përbashkët me pamjen e saj të dikurshme. Një konkurs arkitekturor do të organizohet për të përcaktuar të ardhmen e saktë të godinës.
Ministri Brendshëm Wolfgang Peschorn tha, se kjo “do të parandalojë çdo lloj aktiviteti rinovimi të Partisë Nacional-Socialiste”.
Kosovë- Tensione në veri të Kosovës. Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug. Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komun...
KOSOVË- Kreu i rizgjedhur i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova duhet më patjetër që të shkojë në zgjedhje të reja, nga e cila...
Maqedoni e Veriut: Për Maqedoninë e Veriut bisedimet për në Bashkimin Europian do të varen edhe nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zb...
Kosovë- U quajt rrugaç dhe njeri që ka lidhje me rusët. Por këto deklarata thotë se nuk po i bëjnë përshtypje aspak Behgjet Pacollit, i cili e drejton di...
GREQI– Djali i Tom Hanks, Chester ka qënë dëshmitar i një përleshje në Antiparos në Greqi ku edhe ndodhet me pushime.Në një videon e ngarkuar në Instagram...
TEKSAS– Foshnja e tyre u plagos, por arriti të mbijetojë nga sakrifica e madhe e dy prindërve të tij.“Burri i saj ishte para burrit të armatosur për të mbrojtur...
SHBA- Gjatë kësaj fundjave dy sulme përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ohio dhe Teksas.Ndërsa pas arrestimit të autorit të sulmit makabër, në Ohio, r...
RUSI- Një vajzë 17-vjeçare në Rusi, ka lexuar disa nga nenet e Kushtetutës për të drejtat e njeriut.Olga Misik, është rusja që lexoi nenin 31 të Kushtetu...