Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Vëllai ta vë në dispozicion”,përgjimet zbulojnë ofertën e Taçit për Cosa Nostrën
18 Nëntor 2021, 06:11Nga DOSJA
Përgjimet, kishin nxjerrë në skenë një partner ideal si Rezart Taçi, ish-bossi i naftës, që një gjigand si ARMO e shndërroi në karakatinë,me skemat që çuan në xhepat e tij miliona euro. Pas disa vitesh në hije, magjistari i skemave rishfaqej si garant i transfertave dhjetëra milionëshe të mafias.
“Premtohen 3 milionë e 88 mijë euro për Daniele Cestagali dhe Rezart Taçi të cilët duke shfrytëzuar lidhjet me persona që ushtrojnë funksione apo janë të ngarkuar me detyra shtetërore në shtete të tjera.”
Pra, për Taçin ishte parashikuar një komision për shërbimet e tij, por ai vetë mohon çdo akuzë, duke i konsideruar si vazhdë e persekutimeve. Prokuroria italiane i referohet edhe një komunikimi të 28 Majit të vitit 2021 mes italo-zviceranit Daniele Cestagali dhe Rezart Taçit ku thekson se edhe qytetari shqiptar është i përfshirë në këtë biznes.
“Ndërmjetësuesit u përpoqën tu ofrojnë palermitanëve mundësinë për të përfshirë një kompani nafte të Taçit për të realizuar transferimin në Singapor në një transaksion për blerje nafte”.
Në një telefonatë me financierin e mafiozëve Petruzzela, ndërmjetësi italo-zviceran Daniele Cestagalli i ofron mjaft qartë mundësinë e realizimit të transaksionit përmes kompanisë së Taçit, të cilin për më tepër e konsideron vëlla.
“Hej, në lidhje me çfarë kemi folur më parë për kompaninë e naftës së rezart Taçit, nëse na duhet ndihmë, vëllai ta vë në dispozicion pa asnjë problem, pra, mund të mbështetesh edhe në këtë fakt dhe kështu gjithçka është më e thjeshtë edhe për ty.”
Madje, është përgjuar edhe një telefonatë tjetër e Cestagallit me Taçin ku i shpreh falenderimet nga ana e palermitanëve për shërbimet e tij. “Të falenderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur edhe të falenderon, kë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën.”
ANGLI- Katër burra janë shpallur fajtorë pasi komplotuan për të kontrabanduar 69 emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe me një anije peshkimi të rrënuar. Skyn...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë paralajmërimin e fundit nga selia blu; të gjithë ata që do të shkelin vendimin e Kryesisë së Partisë Demo...
GJIROKASTËR– Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pikë servisi makinash në qytetin e Gjirokastrës. Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ësh...
Edhe pse situata Covid nuk duket e qetë pasi mesatarisht humbin jetën 7 persona çdo 25 orë dhe numri i të infektuarve është disa herë më i lartë se ai që...
TIRANË- Në maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit u krye dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri të dy vëllezërve që shuan një familje për grabitje....