Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vdekja e gruas në Korçë/ Trupi do i nënshtrohet autopsisë, analizat zbardhin ngjarjen
9 Maj 2022, 13:09Nga DOSJA
KORÇË– Mbetet ende mister vdekja e 50-vjeçares, Albana Saliçe e cila humbi jetën pak orë pasi kishte dalë nga spitalit. Trupi i Saliçes iu është nënshtruar autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së gruas. Sipas policisë së Korçës, pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.
“Mëngjesin e djeshëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasja A. R., 50 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Policisë dhe këqyrja e trupit të 50-vjeçares nuk janë konstatuar dëmtime. Gjithashtu është kryer autopsia nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Albana Saliçe humbi jetën mëngjesin e së dielës pak orë pasi kishte marrë mjekim në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Gruaja kishte shkuar ne spital në orët e para të mëngjesit ku i ishte nënshkruar një kontrolli nga ana e stafit mjekësor. Pas ndihmës së parë të dhënë në urgjencë, gruaja më pas është dërguar nga shtëpi, ku edhe ka humbur jetën. Bashkëshorti i saj, Edison Saliçe, ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
BERAT– Ndotja në lumin Osum është kthyer në një problem shqetësues, pasi qytetarët hedhin mbeturina të ndryshme dhe mbetjet e fabrikave të ndryshme. Një v...
Nga Sonja Llana Kryeministri Edi Rama ka ndarë me anë të një shënimi në Facebook foto nga procesi i restaurimit të Torrës Veneciane në Durrës. Rama shkruaan se ...
DURRËS– Nesër do të ndodhin shpërthime të kontrolluar në plazhin e Durrësit. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në bashkëpunim me Inspekt...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në Has. Në njoftimin p...
ZVICËR– Një i ri shqiptar nga Kosova është bërë hero në Zvicër pasi i ka shpëtuar jetën rastësisht një shtetase serbe e cila rrezikonte të digjej.Sip...