'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga Psikiatria/ Përgjigja zyrtare e spitalit: Më 15 maj e nxorrëm, pasi ...
Bota
VD/ “Është e ndaluar”, polici në Mitrovicë kthen mbrapsht të riun serb
16 Janar 2022, 20:10Nga DOSJA
KOSOVË – Një patrullë e policisë së Kosovës ktheu mbrapsht një të ri serb, i cili kërkoi të kalonte urën mbi Lumin Ibër për të hedhur votën e referendumit në postën e Mitrovicës.
Në prani të mediave, i riu serb kërkon të kalojë në krahun jugor të qytetit. Ai ëshë përballur me një patrullë të policisë së Kosovës. Njëri prej efektivëve i bën me dije se nuk mund të kalojë për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për ndalimin e zhvillimit të referendumit serb brenda territorit të saj.
“Është e ndaluar, ju lutem të vazhdoni. Ne zbatojmë vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës”, i përgjigjet efektivi i rendit në gjuhën shqipe djaloshit serb në Mitrovicë.
Djaloshi serb largohet dhe kthehet pas, edhe pse këmbënguli që t’i jepej leja për të kaluar në krahun tjetër të Mitrovicës.
Kuvendi i Kosovës vendosi ditën e djeshme me 77 vota të mos lejonte zhvillimin e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese lidhur me emërimet në sistemin e drejtësisë. Qeveria serbe vendosi që shtetasit e minoritetit serb në Kosovë të votojnë në 4 qytete të Serbisë: Kurshumli, Vranje, Rashka dhe Novi Pazar. Në Mitrovicë pati një tubim të disa qytetarëve serbë që kundërshtonin rezolutën e djeshme të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
KOSOVË- Shqiptarët e Luginës së Preshevës bojkotuar referendumin e mbajtur në Serbi. Kryetari i Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi...
SHBA- Princi Harry po kërkon një rishikim gjyqësor kundër një refuzimi të Zyrës së Brendshme për ta lejuar atë të paguajë personalisht për mbrojtjen e policisë ...
KOSOVË- Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë. Me anë të një postimi në Twitter...
BRITANI E MADHE- Një nga filozofët më të shquar në botë, slloveni Slavoj Zizek, i njohur për idetë e tij të veçanta ka folur rreth dashurisë dhe seksit n...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi turneun e tij “Save America” të shtunën me një vizitë në Arizona, ku ai shqyrtoi punën e Presid...
SERBI– Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në komunën Savski Venac në Beograd. Mediat e huaja raportojnë se një qytetar pasi ka votuar e ka thyer...
MALI- Presidenti i rrëzuar i Malit, Ibrahim Boubacar Keïta, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. BBC shkruan se Keïta vdiq në orën 09:00 në shtëpinë e tij në ...
KOSOVË – Policia e Kosovës raporton se situata në lidhje me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka kaluar përgji...
SERBI – Referendumi në Serbi për ndryshimet në sistemin e drejtëisë përfundoi në orën 20:00. Sipas sondazheve të mediave, pjesëmarrja në votime mund të je...