LIVE UPDATES
Bota

Valixhja plot me para, korrupsion i paparë në Maqedoni, pamjet që po tronditin politikën (VD)

8 Gusht 2019, 12:03 Nga DOSJA
Valixhja plot me para, korrupsion i paparë në Maqedoni, pamjet që

ITALI- Gazeta italiane “La Verità” ka publikuar së fundmi një material filmik, i cili është regjistruar në shkurt të këtij vitit dhe ku tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove.

Në videon e publikuar shihen eurot e paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, që mendohet se shënonin shumën e parave.

Gjatë videos dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Bojan Jovanovski “Boki 13” për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Jovanovski Kamçevit.

Në dosjen “Zhvatja” janë të dyshuar Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçec, për zhvatjen e biznesmenëve nëpërmjet prokurorit publik apo shefes së Prokurorisë speciale Katica Janeva.

Pjesë nga artikulli i shkëputur nga mediat italiane:

Më 2016, Gjermania e Angela Merkelit, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev, për ta favorizuar në rrugën drejt pushtetit e për ta manipuluar më pas sipas dëshirës.

Plani gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë, solli rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale me detyrën eksluzive të verifikimit të përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve. Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso Malkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.

Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëherëshëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.

Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.

Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiz maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqënëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.

Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.

La Verità ka siguruar një video dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas. Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si shoëmani i premton vitimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bojan jovanovski boki 13 jordan kamçev la verità skandali ne maqedonine e veriut bojan jovanovski boki 13 jordan kamçev la verità skandali ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës