LIVE UPDATES
Politike

Vasili kërkesë Ramës: Koha për vepra, shpall gjendjen e emergjencës

22 Shtator 2019, 11:44 Nga DOSJA
Vasili kërkesë Ramës: Koha për vepra, shpall gjendjen e

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për situatën që ndodhet vendi pas tërmetit të djeshëm. Nga selia e LSI, Vasili i ka kërkuar Ramës që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Qeveria shqiptare sot ka konsumuar orë të tëra me kryeministrin shqiptar, mbi 4 orë në media, ndërkohë që shqiptarët të gjithë nuk kanë nevojë për të dëgjuar më mbledhje kilometrike, nuk kanë nevojë më për shoën kilometrik. Kanë nevojë për komunikim operativ të menjëhershëm, fakte konkrete dhe njerëz në tërren”, tha Vasili.

Nënkryetari i LSI u shpreh se përderisa ky tërmet është i këtyre dimensioneve, i këtyre përmasave, i cili ka shqetësuar edhe opinionin ndërkombëtar, duhet të ishte shpallur gjendja e emergjencës civile.

DEKLARATA E PLOTË

Shqipëria ndodhet dhe po kalon momente shumë të vështira pas një tërmeti, i cili nuk ishte parë dhe nuk ishte provuar prej gati 30 vitesh, një tërmet shumë i rëndë dhe besoj një histori, nga më tronditëset, me të cilën janë përballur qytetarët shqiptarë, të cilët sot duhet të jenë më solidarë se çdo herë me njëri-tjetrin, por njëherazi duhet të jenë dhe shumë të kujdesshëm se një ditë më parë për shkak të një situate, e cila solli një moment shumë të vështirë, por ende është një situatë, e cila kërkon një përkujdesje shumë të madhe për daljen prej saj sepse dhe ky është një moment tepër delikat dhe i vështirë.

Lidhur me përballimin e situatës, sigurisht që përgjegjësia kryesore, e drejtpërdrejtë është e qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare sot ka konsumuar orë të tëra me kryeministrin shqiptar, mbi 4 orë në media, ndërkohë që shqiptarët të gjithë nuk kanë nevojë për të dëgjuar më mbledhje kilometrike, nuk kanë nevojë më për shoën kilometrik. Kanë nevojë për komunikim operativ të menjëhershëm, fakte konkrete dhe njerëz në tërren. Nuk kanë nevojë shqiptarët që të kenë prefektet e tyre të mbledhur në mbledhje të pafundme të kryeministrit, por i kërkojnë të jenë atje në terren. Nuk i kërkojnë bashkitë të vijnë e të mblidhen së bashku dhe deputetët të bëjnë sikur bëjnë ndarjen e punës dhe kjo ndarje pune duhet të ishte mbaruar që mbrëmë në orën 11:00 apo 12:00 të natës apo më përpara dhe sot të gjithë duhet të ishin në terren.

Sot, nuk ka më nevojë që shqiptarët të shikojnë sesi kryeministri bën dhe inxhinierin e ndërtimit e specialistin e ndërtimit e të gjitha specialitetet e botës në vend që të bëjë detyrën e tij të organizimit dhe të organizimit të strukturave, të cilat kanë përgjegjësi shtetërore për të mbajtur situatën në kontroll dhe për të kaluar pasojat.

Në radhë të parë, përderisa ky tërmet është i këtyre dimensioneve, i këtyre përmasave, i cili ka shqetësuar edhe opinionin ndërkombëtar, kryeministri njëherazi informon që figura të mëdha shtetesh janë preokupuar për këtë çështje, reagimi i parë do të ishte shpallja e emergjencës civile. Kur do të shpallet emergjenca civile? Çfarë situate më të rëndë presin shqiptarët sesa kaq? Të një tërmeti kaq të rëndë, të paparë! Së dyti, Kryeministri nuk ka nevojë të na lodhë me shoë, me biseda, me teorira të sigurimit të banesave, sot që kemi një hall koke siç thonë shqiptarët. Po të thotë se cilat janë paratë në dispozicion të kësaj situate, sa milionë janë në dispozicion të kësaj situate?

Si janë të ndara sipas çdo ministrie, pra çfarë instrumentash financiarë ka shteti në një situatë të tillë për t’i përdorur e duke shpallur edhe gjendjen e emergjencës t’i përdorë në mënyrë të menjëhershme sepse koha nuk pret. Së treti, dhe shumë kryesore, qeveria flet për evidentimin e dëmeve. Janë shumë vonë! Që dje në orën katër, sot kanë kaluar orë të çmuara pasi duhet të evidentohen shumë qartë cilat janë ato struktuara, jo të vlerësuara nga kryeministri inxhinier por të vlerësuara nga specialistët, ku familjet atje kanë rrezik dhe duhet të evakuohen sa më parë.

Sepse ndërkohë ju siç e shikoni dhe informohet nga gjithëandej lëkundjet sigurisht më të lehta dhe shyqyr që janë më të lehta po vazhdojnë por strukturat e dëmtuara sigurisht janë strukturat më vulnerabël, të cilat janë më fragile, të cilat mund të çedojnë nga çasti në çast dhe kjo duhej të ishte evidentuar me kohë dhe për këta qytetarë duhej të ishte përgatitur edhe vendi i evakuimit të tyre për të evituar në të gjitha rastet që ne të mos kemi në asnjë mënyrë viktima.

Vazhdojmë më tej, informacioni për popullatën. Qytetarët nuk kanë nevojë për të dëgjuar mbledhjet e kryeministrit, kanë nevojë për informacion sistematik, me një periodicitet çdo gjysëm ore që jepet nga një institucion i centralizuar, një shtab qendror i centralizuar që ka tagrin të informojë, i cili merr informacione jo vetëm nga burimet shtetërore, sigurisht të konfirmuara edhe nga institucionet e tjera edhe shkencore që informojnë mbi gjendjen, japin informacion real dhe të vërtetë të situatës, e cila duhet të jetë e pregatitur, e parapërgatitur. Kjo eviton sigurisht edhe panikun në ato raste ku ai mund të ishte i panevojshëm, por njëkohësisht është edhe një komunikim konkret për një popullat të tërë i cili ndodhet në alert.

Pra, për një situatë që ka shqetësuar edhe europën mbarë e botën deri në Amerikë. Ne nuk mund ta përballojmë në mënyrë të tillë spontane, në mënyrë të tillë sporadike me informacione që vijnë nga media. Mirënjohje medias, sigurisht për çdo informacion që jep, por shteti ka detyrë ashtu siç në gjithë botën në situata të tilla ku informacioni është i përqendruar i vazhdueshëm dhe zëdhënia ka një emër, ka një fjalë, ka edhe një përgjegjësi.

Sigurisht që kjo situatë kërkon një solidaritet, por të zëvëndësosh punën e drejtpërdrejt në tërren, praninë e drejtpërdrejt në terren, përgjegjësitë konkrete të çdo trupe që operon në terren, trupe të ministrisë së Brëndshme, trupe të ministrisë së Mbrojtjes, trupe të Emergjencave Civile, trupa që ka të bëjë me shëndetësinë, gjithë trupa administrative e cila natyrshëm në momente emergjence merr detyra komplet të reja pasi i gjithë aparati shtetëror organizohet në fuksion të kësaj emergjence, ne dëgjojmë tani mbledhje të gjata sesi thonë ti shko andej, jo po më duket se është kështu dhe ti kalo andej.

Këto lloj spontanitetesh, këto llojë muhabetesh, nuk kanë asnjë lidhje me këtë seriozitet kaq të madh që kërkon kjo situatë. Ndaj t”i lënë llafet, të shkojnë në terren dhe të evidentojnë në radhë të parë ato strukturat të cilat janë në gjendje kritike dhe nuk presin më. Kjo kërkon planifikim, kërkon fonde dhe mbi të gjitha nuk ka pse të hezitojnë më të shpallin gjendjen e emergjencës dhe të marrë drejtpërdrejt përgjegjësitë qeveria. Edhe ato para të cilat kanë nevojë për t”u ndërhyrë qytetarëve të cilëve iu dëmtuan banesat për shkaqe natyrore, le t’iu jepen atyre.

Boll u dhanë para me koncensione. Tani kanë nevojë shqiptarët për ato para. Tani kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Tani ka nevojë për mbështetjen e saj. Mos shpallja e emergjencës dhe mos bërja publike e fondeve financiare të detyruara sipas çdo fushe, sigurisht do ta bënte çdo gjë tjetër fjalë dhe vetëm fjalë. Shqiptarët kanë nevojë sot për vepra si asnjëhërë më parë, ndërkohë që qytetarët mes vetit vazhdojnë të jenë solidarë dhe tek ata shkon edhe solidariteti ynë. Në mënyrë të veçantë tek ata të cilët kanë pësuar dëmtime dhe plagë, por që janë në gjëndje shëndetësore më të mirë.

Ata që janë ende në spital u urohet shërim i shpejtë dhe uroj me gjithë shpirt që të mos ketë asnjë të dëmtuar edhe në ditët që vijnë dhe situata të shkojë drejt normalizimit.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama petrit vasili termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama petrit vasili termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës