LIVE UPDATES
Bota

Vaksinimi me detyrim dëmton demokracinë

16 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
Vaksinimi me detyrim dëmton demokracinë

Debati i pafund për vaksinimin e detyrueshëm dëmton demokracinë dhe forcon kundërshtarët e demokracisë. Deri tani nuk ka asnjë vendim konkret, mendon Volker Witting.

Politika sigurisht që nuk është shquar për mirë kur bëhet fjalë për vaksinimin me detyrim! Një debat i pafund pa vendime konkrete. Për momentin duket se askush nuk e di më nëse dhe çfarë mund të ndodhë me ketë proces të diskutueshëm. Do të thotë nuk dihet saktë se a do të jetë vaksinimi i detyrueshëm, kur do të vij dhe për cilat kategori. Tre të katërtat e gjermanëve nuk besojnë më se vaksinimi si i tillë do të jetësohet. E kjo ka të bëjë shumë edhe me kursin e paqartë të politikës.

Fillimi i gabuar në debat

Le të fillojmë përsëri nga e para: Gjermania zgjodhi një parlament të ri vjeshtën e kaluar. Varianti i keq Delta i virusit Corona tërboi dhe përmbyti shumë gjëra në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Në atë kohë politikanët thoshin njëzëri: Nuk kemi nevojë për vaksinim të detyrueshëm! Por në fund të nëntorit, Olaf Scholz ende pa u zgjedhur kancelar, njoftoi: Vaksinimi po vjen, do ta realizojmë më së voni deri në fillim të marsit 2022.

Kështu kanë mbetur gjërat, deri tani. Sugjerime dhe iniciativa të menduara mirë – asnjë. Në vend të kësaj: hezitim, reflektim dhe debat pas dyerve të mbyllura, e më pas një kompromis i vakët. Votimi për vaksinimin e detyrueshëm u shpall çështje ndërgjegjeje, një çështje etike, në të cilën çdo deputet i Bundestagut është i detyruar vetëm në bazë të ndërgjegjes së tij dhe nuk ka nevojë t’i përmbahet linjës së partisë së tij. Koalicioni i SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së nuk arriti të bjerë dakord për një projektligj të përbashkët, sepse shumë anëtarë të FDP-së liberale nuk ishin dakord me detyrimin për vaksinim. Opozita e Unionit e quajti këtë “refuzimin të punës”.

Ngadalësia dhe vajtimi

Detyrimi i vaksinimit është një cenim i të drejtës themelore për integritet fizik. Dhe: Vetëm tre të katërtat e gjermanëve janë të vaksinuar. E thuhet se duhet të jetë më shumë se 90 përqind në mënyrë që të jemi në gjendje të luftojmë Coronën në mënyrë efektive. Prandaj duhet të ketë një veprim të shpejtë dhe të kuptueshëm. Në vend të kësaj erdhi ngadalësia dhe ankimi.

Në fund të janarit, Bundestagu më në fund debatoi për herë të parë mbi temën e vaksinimit të detyrueshëm, në një të ashtuquajtur debat orientues. Kancelari nuk ishte aty. Në muajin shkurt, deputetët diskutuan propozimet konkrete legjislative të grupeve parlamentare. Asgjë nuk doli nga kjo, sepse nuk u dorëzuan të gjitha propozimet. Gjithsesi, ishte koha e karnavaleve, parlamenti nuk mund të mblidhej. Votimi për pesë propozimet – nga vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë mbi moshën 18 vjeç deri te refuzimi i një kërkese të tillë – është shtyrë për në mars. Më se shpejti një ligj i tillë mund të vijë në prill. Ndërsa zbatimi do të zgjaste me muaj të tërë.

Vaksinimi në kohë të vështira

Politikanët humbën kohën e duhur, mbollën mosbesim dhe duan të miratojnë ligje me pasoja të mëdha që vështirë se dikush mund t’i kuptojë.

Më 20 mars, pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të Coronës do të hiqen në Gjermani. Mbetet vetëm maska. Në këtë kohë duhet të vijë vaksinimi? Absurde – veçanërisht kur të gjithë kufijtë po bien, pranvera po vjen, po vjen mendjelehtësia kur askush nuk dëshiron të mendojë për valën e ardhshme të pandemisë.

Fat i keq apo thjesht një avari?

Mund ta quash si fat të keq. Ose: pavendosmëri dhe komunikim të dobët. Sidoqoftë, nuk është lidershipi që premtoi kancelari Olaf Scholz. Detyrimi për t’u vaksinuar vjen në kohën e gabuar – nëse vjen…

Shumë kundërshtarë të vaksinimit të detyrueshëm – edhe për shkak të zhgënjimit me politikën – janë rreshtuar prej kohësh në demonstratat e mohuesve të Coronës. Rezistenca mund të rritet edhe më shumë, kur detyrimi të futet në fuqi. Atë e ka forcuar debati i ngatërruar i vaksinimit të detyrueshëm, e kjo ka dëmtuar edhe demokracinë dhe parlamentarizmin.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vaksina ne gjermani vaksina ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 16 Mars 2022, 08:43

Buxheti i shtetit në Gjermani! DW: Kush paguan?

Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale me projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetëruar në pikat kyçe. Drafti p...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës