Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një studim i ri do të kryhet për të parë se si vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë AstraZeneca funksionon te fëmijët.
Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt, transmeton BBC.
Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.
Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit.
Në studimet paraprake të kryera nga Oxford-i dhe AstraZeneca, fëmijët nuk kanë qenë të përfshirë.
Andrew Pollard, profesor i infeksionit dhe imunitetit pediatrik, njëherësh kryeinspektor i provave klinike të vaksinës së Oxford-it ka theksuar se shumica e fëmijëve nuk preken nga COVID-19 dhe ka pak gjasa, që ata që preken, të kenë sëmundje të rëndë.
Por, ai tha se është e rëndësishme që të kuptohet siguria dhe përgjigja imunitare nga vaksina te fëmijët dhe adoleshentët, pasi sipas tij, fëmijët po ashtu mund të përfitojnë nga vaksinimi kundër koronavirusit.
Doza të kësaj vaksine pritet të marrë edhe Kosova, nga programi COVAX i OBSH-së, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave te vendet e varfra.
Nga COVAX-i, Kosova pritet të marrë 100,800 doza të vaksinës së AstraZenecas. Dozat e para, sipas zyrës së OBSH-së në Prishtinë, pritet të arrijnë në gjysmë e shkurtit apo në javën e tretë të shkurtit.
Marre nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Marko Gashperlin e kontaktuam përmes telefonit në Ministrinë e Brendshme Sllovene. Ai bën pjesë tek ata, që duan të zbusin tensionet e një debati të nxehtë. Në ...
“Njëri prej nesh!”, “Ai është njëri prej nesh!”Nuk është rastësi që Beppe Grillo përdori parullën e tifozëve që dëgjohet shpesh në stadiume kur javën e kaluar, ...
SHBA-Shtëpia e Bardhë ka pezulluar zëvendës-sekretarin e zyrës së shtypit, për të cilin pretendohet se ka kërcënuar një reportere. Kjo e fundit po punonte mbi n...
SHBA– Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësu...
Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo s...
Të shtunën Senati arriti një marrëveshje për të mos thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump duke i hapur rrugë paraqitjes së argumenteve përmbyl...
GJERMANI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Sipas mediave të huaja, një pesë persona të një familje janë gjetur të vdekur në Bergisches Land.Policia ka...
RUSI-Arrestimi dhe burgosja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka shkaktuar protesta në Rusi. Ndërkohë, në një video të publikuar në BBC, tregohet moment...
TIRANË– Këngëtarja Fjolla Morina është bërë sërish e “gjallë” nga arratia, edhe kësaj here për zgjedhjet në Kosovë. Kur vetëm pak orë na ndajnë nga votimet...
KOSOVË-Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen ditën e nesërme. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, në numër i lartë, personash që jetojnë jashtë Ko...