LIVE UPDATES
Politike

Vakancat në Prokurori/ KLP: Vetëm në 3 ka pasur kandidatë për drejtues, në 7 të tjerat do të vijohet me caktim të përk

14 Janar 2021, 17:12 Nga DOSJA
Vakancat në Prokurori/ KLP: Vetëm në 3 ka pasur kandidatë

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme  ka mbajtur mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku një prej pikave kryesore që është diskutuar dhe caktimi i drejtuesve nëpër Prokuroritë e Shqipërisë.

Më 28 dhjetor KLP shpalli fillimin e procedurave për 10 Prokurori, por bëhet e ditur se  vetëm në 3 prej tyre ka pasur kandidatë për drejtues, saktësisht në Kavajë, Berat e Tropojë.

Nga ana tjetër në 7 të tjera KLP njofton se do të vijohet me caktim të përkohshëm drejtuesi.

KLP në njoftimin që ka bërë për mediat ka caktuar përkohësisht Ollga Visin si drejtuese të Prokurorisë së Apelit në Korçë, Gjon Fushën si drejtues të Prokurorisë së Apelit në Gjirokastër dhe Irena Çunotin si prokurore në Apelin e Korçës.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sot në datën 14.01.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Me propozim të anëtarit z. Sandër Beci dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe 3 ( tre ) çështje për diskutim dhe miratim; projekt vendimi për kualifikimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet për kandidim për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm; miratimi i opinioneve për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatit për t’u komanduar Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; miratimin e opinioneve për komandimin e një prokurori në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Drejtësisë,
Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Bledar Bejko dhe z. Agron Gjana. Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Me vota 6 vota pro dhe 3 kundër ( z. Vatë Staka, znj. Nurihan Seiti dhe z. Tartar Bazaj), Këshilli vendosi të ndërpresë procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatit për t’u komanduar Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të ndalojë vijimi të procedurës të komandimit si Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të kandidatit prokuror, znj. Sonila Muhametaj (Domi).

Me 6 vota pro dhe 3 vota kundër ( Znj. Esmeralda Keshi, z. Kostaq Beluri dhe z. Bujar Sheshi), Këshilli dhe vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatit për t’u komanduar Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Xhevahir Lita. Me datë 28.12.2020, me shkrese zyrtare, z. Xhevahir Lita i ka kërkuar Këshillit të tërhiqet nga gara për këtë pozion pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi relacionin mbi përfundimit të verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurores znj. Daniela Sulaj (Konica), kandidate për t’u komanduar Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe vendosi në unanimitet pranimin e saj në procedurën e kandidimit si Inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar verifikimin e pasurisë dhe figurës për 4 ( katër ) kandidatë prokurorë për t’u komanduar Inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; znj. Daniela Sulaj ( Konica ), znj. Elena Pelushi ( Bakallbashi ), Lindita Ziguri ( Male ) dhe z. Julian Zonja dhe të përcjellë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë listën e kandidatëve.

Në vijim, Këshilli miratoi raportin për veprimtarinë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, si lektor me kohë të pjesshme, për Françesk Ganaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në masën 2 (dy) orë në javë, në lëndën “E drejta Procedurale Penale”, për vitin akademik 2020-2021.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm të znj. Ollga Visi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,
të znj. Irena Çunoti në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe të z. Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Në datë 28.12.2020, Këshilli vendosi të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 10 (dhjetë) vendeve vakante për “Drejtues Prokurorie”, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Në mbarim të afatit të thirrjes për shprehje interesi, vetëm në 3 ( tre ) prokurori ka pasur kandidatë ( Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Në 7 ( shtatë ) prokurori ku nuk ka pasur asnjë kandidatë, Këshilli do të vazhdojë me plotësimin e vakancave nëpërmjet mekanizmin e caktimit të përkohshëm.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi për kualifikimin e kandidatëve që plotësojnë kushtet për kandidim për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm si vijon; z. Artan Madani kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; z. Gentian Habazaj kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe z. Artan Strungza kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë dhe për fillimin të menjëhershëm të procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për këta kandidatë. Me short është caktuar një relator për secili kandidat, respektivisht; z. Alferd Balla, relator për kandidatin z. Gentian Habazaj; znj. Esmeralda Keshi, relatorë për kandidatin z. Artan Strungza; z. Kostaq Beluri relator për kandidatin z. Artan Madani.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë me datë 17.12.2020 ka miratuar hapjen e procedurës për paraqitjen e kërkesës nga kandidaturat që vijnë nga radhët e prokurorëve, për t’u komanduar, me pëlqimin e tyre, për Përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Drejtësisë. Brenda afatit të caktuar për paraqitjen e kërkesave për komandim, pranë Këshillit kanë paraqitur kërkesë 2 (dy) prokurorë, z. Bledar Mustafaraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe z. Olgert Rumnici, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Duke konsideruar të përmbushura të gjitha fazat e procedurës së komandimit për pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli vendosi unanimisht miratimin e opinioneve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për dy kandidatët.
Këshilli vendosi të caktojë z. Vatë Staka, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si anëtar me të drejtë vote në Bordin Drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë. Anëtari i zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është zëvendëskryetar i Bordit Drejtues.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klp klp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet