Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Unikatili: Dallimet mes dialekteve janë krim, gegnishtja të kthehet gjuhë standarde
20 Prill 2022, 06:26Nga DOSJA
SHBA– Viktor Paloka reperi i njohur shqiptar i cili jeton në Bronx, New York, i njohur nga të gjithë me emrin, Unikatil ka bërë një postim lidhur me dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe toskë e gegë. Sipas reperit dallimet mes dialekteve janë kriminale. Ai kërkon që gegërishtja të kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore.
Reperi thotë se është krim që t’i thuhet një fëmije nga veriu se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.
POSTIMI:
Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura. Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë. Kjo në shumicën e rasteve rezulton në analfabetízëm funksional e ky ôsht simptom tashmô i dítun i popullit tonë që duhet luftu me mish e me shpírtë. Në fakt ky ôsht thelbi i analfabetizmit funksional në popull tonë. Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë. Si zyrtare shtetnore le të mbesin të dyja. Kemi Zvicrën, Belgjikën etj. që kanë dy trí gjuhë të ndryshme zyrtare e gëzojnë sukses pa asnji ndamje. Mirëpo prap, nëse keni aq brengosje për ndamje atëherë praktikoni reciprocitet e le të studiohet e mësohet edhe nëpër shkolla në jug Gegnishtja, jo si standard po si orë e veçantë, e në veri Toskërishtja, prap jo si standard po orë e veçantë. Sidokoftë, nuk bôn në asnji mënýrë me u imponu si standard dialekti jugor në verí e ai verior në jug. Njôjt isha indinju nëse jugu ish detyrú me përdorë dialekt verior sepse nuk bôn me hupë asnjôni. Ju përshendes në nën-dialektin Gheg Verilindorë!
(a.b)dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Aktori Johnny Depp i ka thënë gjykatës se akuzat e ish-gruas së tij Amber Heard për dhunë në familje dhe abuzim seksual janë të neveritshme dhe shqetësues...
SHBA- Aktori Johnny Depp dëshmoi të martën se ai kurrë nuk e goditi ish-gruan e tij Amber Heard dhe se po sfidonte akuzat e saj në një rast shpifjeje prej 50 mi...
TIRANË– Ronela Hajati, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision e ka të sigurtë që nuk do të dalë si fituese që aty dhe madje as nuk e mendo...
TURQI- Këngëtari Mehmet Önder Doğan, i njohur si Murda, u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg për “inkurajimin e përdorimit të drogës” pasi dyshohet se ka inkurajuar ...
SHBA- Ryan Michael Reavis, shitësi i drogës që shkaktoi vdekjen e reperit amerikan Mac Miller, sot është dënuar me 11 vite burg. Sipas, Daily Mail, Reavis kërko...
Memorie.al publikon një reportazh të gazetarit të njohur suedez, Sven Aurén, të botuar në gazetën “Svenska Dagbladet” të Stokholmit, lidhur me katër vizitat e t...
TIRANË– Gazetari Ben Blushi ka ndarë pjesëza nga takimi me Bojken Lako. Në faqen e tij në Facebook, Blushi ndan fragmente të bisedës me artistin, e n...
SHBA- Profesionistët e showbizit mendojnë se Will Smith së shpejti do të ketë në tryezë oferta nga producentët, pavarësisht se do të ndalohet nga Oscars për dhj...