LIVE UPDATES
Aktualitet

U zgjodh drejtor i përgjithshëm, Elez Biberaj: Jam plotësisht i përkushtuar ndaj misionit të Zërit të Amerikës

2 Korrik 2020, 06:48 Nga DOSJA
U zgjodh drejtor i përgjithshëm, Elez Biberaj: Jam plotësisht i

SHBA- Elez Biberaj pas marrjes së detyrës si drejtor i Përgjithshëm i Zërit të Amerikës, u është drejtuar me një mesazh të gjithë kolegëve dhe shkruan se të gjithë karierën e tij ia ka kushtuar kësaj medie. 

Në letrën e tij, Biberaj shprehet se do të bëj maksimumin të nderoj Kartën dhe Misionin e Zërit të Amerikës dhe t’u përmbahet standardeve më të larta të gazetarisë dhe etikës. “Unë do ta bëj një gjë të tillë me besimin më të madh se Zëri i Amerikës dhe punjësit e tij të zotë dhe të përkushtuar janë në lartësinë e duhur në çdo drejtim sot dhe gjithmonë“, shton ai.

LETRA E PLOTË

Të nderuar kolegë, E vlerësoj thellësisht mundësinë e pashembullt që më dha kreu i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack për të drejtuar në këtë periudhë kalimtare si Drejtor në Detyrë, Zërin e Amerikës, një institucion që e dua me gjithë zemër dhe të cilit i kam shërbyer për afro 40 vjet, pothuajse gjatë gjithë karrierës sime.

Unë u rrita duke dëgjuar Zërin e Amerikës dhe ashtu si shumë prej atyre për të cilët ne transmetojmë në gjithë botën, e fillova rrugëtimin tim si refugjat. Në vitin 1968, familja ime, që ishte arratisur për t’i shpëtuar shtypjes komuniste në Shqipëri, imigroi në Shtetet e Bashkuara, vendi i lirisë dhe i mundësive, ku unë pata fatin të merrja doktoraturën në shkenca politike në Universitetin “Columbia”. Mirënjohja ime për realizimin dhe përjetimin e ëndrrës amerikane është pa kufi dhe jam thellësisht i nderuar t’i shërbej misionit të Zërit të Amerikës mes profesionistësh që i respektoj jashtë mase.

Gjatë gjithë karrierës sime të gjatë në Zërin e Amerikës dhe udhëtimeve në gjithë botën, kam parë ndikimin e madh që kemi duke bërë një gazetari me vlerë të jashtëzakonshme, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë; duke u bërë një rreze shprese; duke ndihmuar njerëzit nën regjime diktatoriale dhe autoritare, që të mos humbnin frymën e pavarësisë dhe të arrinin aspiratat e tyre demokratike; dhe duke shërbyer si një fanar dhe mishërim i standardit të së vërtetës dhe vlerave themelore amerikane.

Ndërsa marr detyrën për të drejtuar përkohësisht si gazetarët, edhe personelin teknik dhe administrativ jashtëzakonisht të talentuar, do të bëj maksimumin të nderoj Kartën dhe Misionin e Zërit të Amerikës dhe t’u përmbahem standardeve më të larta të gazetarisë dhe etikës. Cilido që ka punuar me mua e di që unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj misionit të Zërit të Amerikës për të shërbyer si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni të besueshëm, për të pasqyruar një gamë të balancuar dhe gjithëpërfshirëse të mendimit dhe instituconeve amerikane dhe për të paraqitur politikat e Shteteve të Bashkuara me qartësi dhe efektivitet. Misioni ynë është sot më i rëndësishëm se kurrë, dhe askush nuk mund të përçojë historinë frymëzuese të Amerikës, perspektivat amerikane dhe të shërbejë si model i lirsë së shtypit, si Zëri i Amerikës. Karta e Zëri të Amerikës parashikon pavarësi në mbulimin e lajmeve. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që Karta të respektohet, pa u cenuar nga ndërhyrje politike, ashtu siç presin audiencat tona.

Të gjithë kolegëve brenda dhe jashtë vendit, që punojnë me aq përkushtim për të respektuar dhe çuar më tej misionin e jashtëzakonshëm të Zërit të Amerikës: Ju falenderoj që kam nderin të punoj me ju për të vazhduar traditën e Zërit të Amerikës që nga viti 1942, për një gazetari që i shërben me besnikëri idealeve amerikane të lirisë dhe demokracisë. Tranzicionet gjithmonë sjellin një shkallë ankthi dhe nervozizmi, por ju lutem të jeni të sigurt se unë do të bëj gjithçka për të siguruar që Zëri i Amerikës të vazhdojë të kryejë rolin e tij të rëndësishëm, ashtu siç kemi bërë për shumë vjet. Unë do ta bëj një gjë të tillë me besimin më të madh se Zëri i Amerikës dhe punjësit e tij të zotë dhe të përkushtuar janë në lartësinë e duhur në çdo drejtim sot dhe gjithmonë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elez biberaj zeri i amerikes elez biberaj zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës