LIVE UPDATES
Aktualitet

Vila, garazh, makina luksoze e para cash, Prokuroria sekuestron pasurinë marramendëse të Admir Muratit (LISTA)

12 Prill 2019, 08:13 Nga DOSJA
Vila, garazh, makina luksoze e para cash, Prokuroria sekuestron pasurinë

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatë për sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur të martën në Rinas. Prokurorët, Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murataj, po ashtu dhe të familjarëve të tij. Bashkë me pasuritë e tij do të sekuestrohen dhe pronat e Aleksandër Murataj dhe Ilir (Can) Murataj, dhe të Albana Alidhima. Sipas njoftimit nga organi i akuzës mësohet se janë konfiskuar 300 mijë eurove si prova materiale, por dhe makina e pasuri të tjera të paluajtshme.  

BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; fouristradë Mercedes Benz; fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volksëagen Tiguan; Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj; Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Muratajt”, shtohet më tej.

Por pronat e tij nuk mbarojnë me kap pasi mësohet se ai ka prona: garazh 23 m2, blerë 4.000 USD; apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë; truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë; apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000, apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt dhe disa makina të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË

“Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:

Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.

I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, (dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues në Tiranë,  i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues në Tiranë,  i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Admir Çerpja, lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë, Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg.

I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar.

Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dhe me viktimë subjektet: Uniqa Group Austria, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Credins sh.a dhe Banka Union sh.a.

Faktet kriminale objekt akuze janë:

1-Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga Union Bank për në Raiffeisen Bank, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.

2-Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë transferimit nga Credins Bank për në Raiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

3-Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë.

Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete:

-Një në ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);

-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më 24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.

Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fouristradë Mercedes Benz;

Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të  nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga  për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:

Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale;

Zotërimi i pasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;

Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ndodhi pasditen e së martës në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murati grabitja ne rinas sekuestrim pasurie vila luksoze e muratajt vrasja e admir muratajt admir murati grabitja ne rinas sekuestrim pasurie vila luksoze e muratajt vrasja e admir muratajt


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale